E premte, 26.04.2024, 03:23 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

OVL: Bllaca në RTK ne prag te festave – fyese për UÇK-në

E enjte, 01.12.2011, 08:11 PM


Ish-guerilët e pensionuar të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë shprehur të indinjuar me rastin e transmetimit të intervistës së Nazim Bllacës në emisionin e quajtur “Drejtësia në Kosovë”, në RTK, në vigjilie të festave të nëntorit.

 

Veteranët e UÇK-së, nëpërmjet një kumtese, konsiderojnë se do të ishte shumë më e arsyeshme që të transmetohen emisione edukative, kulturore e arsimore, në lidhje me festat e nëntorit, siç është: shpallja e pavarësisë së shtetit shqiptar, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe dalja publike e UÇK-së.

 

“Nëse do të ishte e domosdoshme të transmetohej emisioni “Drejtësia në Kosovë” për shkak të orarit të transmetimit, atëherë më mirë dhe më e arsyeshme do të ishte që në këtë emision të flitej për padrejtësitë të cilat po u bëhen pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në emër të drejtësisë, prej përfundimit të luftës e deri më tani. Dihet që kemi me dhjetëra raste të arrestimeve të luftëtarëve të lirisë, të mbajtur me vite të tëra në qendrat e paraburgimit, të gjykuar, të liruar të pafajshëm e të dënuar pa fakte e argumente ligjore”, thuhet në reagim.

 

Më tej shprehen se hapësira e dhënë njerëzve si Nazim Bllaca në mediumet publike, e aq më tepër në vigjilie të festave kombëtare, është denigruese, fyese dhe tendencioze kundër UÇK-së dhe kombit shqiptar në përgjithësi.

 

“Ne u rikujtojmë të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës se kur janë radhitur në radhët e UÇK-së, kanë dhënë një betim që vlen edhe sot, në fund të të cilit thuhet: “Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!’”, thuhet në reagim.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora