E premte, 26.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa : Intervistë me piktorin e njohur, Jetullah Halitin

E merkure, 09.11.2011, 08:55 PM


 

PROFUNDIZMI ËSHTË PAFUNDËSIA E ARTIT

Me piktorin e njohur, Jetullah Halitin – ETI

Në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit, piktori i përmasave ndërkombëtare, Jetullah Haliti, i njohur në botën e artit pamor si ETI, bëri bujë  me ekspozitën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Aty në qendër të qytetit, ku tashmë gjendet Galeria e re , ETI kishte ekspozuar afro 140 punime zhanresh të ndryshme, të cilat zgjuan interesim.

Pjesë e këtij “zgjimi” dhe shijues të këtyre vlerave që ofron  arti i ETI-it u bëmë dhe ne, andaj, shfrytëzuam këtë rast edhe për një bisedë me këtë artist të madh, për të cilin ishte ekspozita e 91-të.

“Bota Sot”:

l.I nderuari ETI, Ju sërish u rikthyet me një ekspozitë personale  në qytetin bregdetar të Durësit. Po vërehet se viteve të fundit ju vazhdimisht jeni i pranishëm këndej. I keni munguar botës shqiptare me veprat e juaja  apo ?

Jetullah Haliti – ETI:

Pas një aktiviteti prej  dy dekadash nëpër Evropë,  zemra ime ndjente se  më mungonte diçka, mos prezentimi im në trojet tona , qytetet shqiptare, sin ë Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.  Meqë nga paslufta u ktheva dhe rinisa punën në  Universitetin e Prishtinës, përkatësisht  në Fakultetin e Edukimit në Gjilan, ku ligjëroj Artin Figurativ me Metodologji, Artet e Bukura, Loja dhe Lodrat, Dramatizimin me shfaqjet e kukullave, kohë pas kohe po gjej hapësira edhe për t’I ekspozuar krijimet e miadhe, jo vetëm të mijat.  Po prezentohem  me krijimtarinë time në Kosovë dhe në Shqipëri, nëpër ato qytete ku arti pamor ka traditë, nisur që nga  Gjilani, Prishtina, Elbasani, Shkodra, Fieri, Korça, Pogradeci, Gjirokastra dhe  Durrësi, si destinacioni im I viteve të fundit,  ngase  në këto 3 vite rregullisht kam realizuar nga një ekspozitë personale. Në vitin 2009 dhe 2010 isha në Galerinë Jozef . Kurse tani,  gjatë këtij viti ( 2011),  realizova një ekspozitë shumë komplete me një numër të madh veprash, gjithsejt 140 punime  nga të gjitha degët e artit.

 Nëpër këto qendra ku kam ekspozuar këto vite,  artdashësit, kritikët dhe kolegët e mi kanë hasur  një art ndryshe nga ai i Shqipërisë.  Shpeshherë kam pasur vizitorë dhe nga Evropa ku në takimin e parë më kanë thënë se ne nuk besojmë se kjo ekspozitë është e një artisti shqiptar. Dyshimi ka ekzistuar këtu sepse punimet e mia kanë  frymën  e artit modern.  Ma vonë, gjatë bisedës me të huajt,  ua kam  shpjeguar se shumicën e veprave të mia unë i kam realizuar në Evropë . Andaj edhe kanë konkluduar se është një krijimtari shumë më moderne në krahasim me artin vendor.

Mund të them me kënaqësi se  tetë  ekspozitat e deritashme që i kam  realizuar këtyre viteve  në Shqipëri,  ma kanë plotësuar atë vakumin shpirtëror edhe pse më kanë mbetur edhe disa qytete tjera të rëndësishme  për t’u prazentuar në të ardhmen e afërme.

 

“Bota Sot”

Përveç pikturës, ju tashmë ju keni kthyer edhe skulpturës, por, në bashkëautorësi me natyrën. Sa po e zgjojnë kurreshtjen e shikuesit, në fakt të artdashësit këto vepra?

 

Jetullah Haliti – ETI

Gjatë udhëtimeve të mia nëpër Kosovë,  hasa  edhe në forma të mrekullueshme të gurëve në natyrë të cilat më inspiruan dhe më ngacmuan thellë në shpirt. Këta gurë – skulptura natyre, ma rikujtuan  ciklin e poezive të të ndjerit Azem Shkreli , “E di një fjalë prej gurit”.  Nga kjo dhe u inspirova,  Zura dhe unë   të mirrem pak me gurin duke i shfrytëzuar ato format e tyre të natyrshme,  me pak intervenim, duke i a konkretizuar mesazhin për prezantim para artdashësve. “Guri peshon në vend të vet” thotë  populli,  Guri ka përmbajtje dhe mesazh, Kështu me prezantimin e disa skulpturave,  gurë të bashkangjitur nga vullkane të ndryshme të lashta,  vizitorit ia kam vendosur në pozitë të makroplanit dhe mikro planit,  që dmth mesazhin e ka  sa të  afërt,  aq edhe të largët,  sa konkret aq edhe abstrakt.

Me një fjalë,  kam dëshiruar që ta jap mesazhin e thellë dhe të paskajshëm dhe vizitorin e kam sjellur para shumë pyetjeve dhe  dukurive,  të njohura e të panjohura , ngjashëm gati si  me ciklin “Trekëndëshi i Bermudës”, “Karbonizimet”, “Anatomia e vezës” si dhe “Pëllumbat e paqës” etj …

“Bota Sot”

Keni dhe përvojën e një artisti që ka ekspozuar dendur dhe nëpër shtete të ndryshme të Europës. Mund të na bëni ndonjë krahasim të Shqipërisë me vendet tjera, në këtë aspekt?

 

Ende e ruaj  një shembull jo të mirë   në kokën time,  i cili e ka burimin nga vitet e 80-ta.  Pata  nënshkruar  një kontratë për një ekspozitë personale me Galerinë Kombëtare të Sofjes,  në Bullgari . Por nga regjimi i atëhershëm dominant në ish Jugosllavi ,  nuk munda me realizuar atë dëshirë edhe pse pata bërë përpjekje të jashtëzakonshme.  Më rrijnë  parasyshë ende fytyrat të cilat më penguan anise atyre s’u pata bëtë kurrë një të keqe, madje as sot, anise nuk i kam harruar. .

Ajo pengesë e pakuptimtë  më detyroi  për ta lëshuar vendlindjen dhe dola në  Evropë si artist i lirë. Me këtë përmbusha dhe dëshirën time për të realizuar aktivitete të shumta anga fusha e arteve pamore. Madje, duke realizuar deri në 7-të ekspozita personale brenda një viti. Në Shqipëri apo Kosovë ndodhë të presësh shtatë vjet për një ekspozitë. .

Tash  aktualisht ne po bëjmë luftë që t’u integruar edhe nga kjo fushë me shtetet e Bashkimit Evropian duke ngritur nivelin kombëtar të artit tonë, në atë ndërkombëtar. 

“Bota Sot”

Nga “pëllumbat e paqes” keni arritur deri tek  temat më të ndjeshme të kohës së sotshme,  ato gjithënjerëzore, si të themi, përmes një rryme që e quani profundizëm.. A, mund të na flisni më tepër për këtë?

Jetullah Haliti - ETI

”Pëllumbat e paqës” e kanë kryer një mision shumë humanitar dhe njerëzor.  Ata kanë arritur deri te Shtëpia e Bardhë,  Parlamenti Evropian,  tek shumë burrështetas  dhe liderë botëror, duke  përcjellur mesazhin për paqe.  Mesazhi për paqe është shumë i thellë në shpirtin e njeriut, Ndërsa mesazhi i “Trekëndëshi i Bermudës”, “Karbonizimet”, “Origjina”, “Portreti tragjik”, “Timoni artistik” si dhe “Anatomia e vezës”  është i paskajshëm, i pafundshëm dhe i pambarim. Tek cikli “Anatomia e vezës” i bëj pyetje shoqërisë për studimin e thellë se kush kush kend e solli i pari në këtë botë, pula vezën apo veza pulën dhe përgjigja ende na mungon.

“Bota Sot”

Si  ta kuptojmë më lehtë profundizmin në veprat tuaja

Jetullah Haliti - ETI

Një art me përmbajtje të thellë e të pafund, që përqojnë poashtu mesazhe të thella e të sakta.

Kritikë të shumtë që kanë parë veprat e mia nëpër Evropë, këtë stil e kanë quajtur PROFUNDIZËM, madje duke e pagëzuar me emrin tim artistik – ETI.  Thënë më troçë, Profundizmi është pafundësia e artit, e mesazheve që jepen po nga ky art që krijohet.

“Bota Sot?

 

Njiheni edhe si veprimtar i madh i kulturës. Keni organizuar dhe përfaqësoni Komitetitn Shqiptar në Akademinë Europiane të Arteve. Ç’ mund të na thoni për këtë institucion dhe cilat ishin dhe cilat tash janë angazhimet e juaja, në këtë drejtim?

Jetullah Haliti - ETI

Nga viti 2002 zyrtarisht kemi të regjistruar Seksionin Shqiptar të Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Belgjikë.  Ndërsa unë, pjesë e këtij asociacioni, si anëtar aktiv kam qenë nga viti 1997-të.

Kryetar të Nderit e kemi patur ish-presidentin e Kosovës Dr.Ibrahim RUGOVËN,  Ndërsa kryetar themelues kam qenë i zgjedhur unë,  të cilin post edhe sot e mbaj.

Kemi të  anëtarësuar një numër të konsideruar artistësh llojesh të ndryshme arti. Kryesisht nga artet pamore dhe të shkruara.

Deri sot, në emër të seksionit shqiptar të Akademisë Europiane të Arteve kemi shumë pjesëmarrje si dhe një sërë çmimesh,  .

Nuk do të jap shifra kësaj here sepse vitin e ardhshëm e kemi 10 vjetorin ku do ta bëjmë rekapitulimin e sukseseve të krijuesve shqipëtar në nivel të A.E.A. 

“Bota Sot”

Në krejt këto angazhime, a po keni mbështetje institucionale, qoftë në Shqipëri apo në Kosovë?

Jetullah Haliti - ETI

Për  shumë projekte në nivel të Seksionit tonë  të A.E.A. kemi patur përkrahje nga Ministria e Kulturës e Republikës së  Kosovës për çka edhe i faleminderoj.

Mirënjohje meriton edhe komuna e Gjilanit e cila na ka ndihmuar sa herë kemi qenë ngusht. Madje edhe para pak kohësh rreth ekspozimit të një aktiviteti nga artet pamore dhe të shkruara në Pogradec,  kushtuar Lasgushit dhe Kutelit me 65 krijues nga të gjitha trojet tona shqiptare.

Këtë aktivitet e kemi në plan ta zhvillojmë edhe nëpër qendra tjera, aty ku ka interesim dhe participojnë.

“Bota Sot”

Juve ju kanë cilësuar si një artist i lindur dhe që bëni jetë artisti. Po, a e kupton rrethi ynë, mentaliteti ynë, sa duhet artistin tonë, sot?

Jetullah Haliti – ETI

Përpiqem me jetu si artist. Artin tim e manifestoj  aty ku është e mundur. Para 600 vjetësh Dante Aligierin nuk e kanë vlerësuar sa duhet dhe mendimet e tij i kanë cilësuar si imagjinative, kurse sot mendimet e tij po vlerësohen shumë.  Mendoj që edhe stilit tim nganjëherë dikush - dikush I jep kahje të kundërt dhe e silësion si iluzionar.  Disa më provokojnë dhe thonë se pas vdekjes do të vlerësohesh më shumë,… e unë, vazhdoj me punën time prej artisti, me synimin që vepra të cilën e krijoj, të jetojë sa më gjatë.

 “Bota Sot”

Po  destinacioni i radhës , i ETI-it, cili është?

Punimet e ekspozitës së Durrësit i kam akoma në minibus.  Mendoj deri në fund të vitit    t’i bëj edhe  disa prezentime nëpër Kosovë. 

Do ju ftoj në ekspozitat e rradhës.

 

Intervistën e zhvilloi

Muharrem Sfarça

__________

 

VEPËR E TALENTIT, NJOHJES DHE MJESHTRISË ARTISTIKE

Nga Artisti I Popullit

Kujtim BUZA

( me rastin e hapjes së ekspozitës së 91 personale të Jetullah Halitit – ETI –it, në Furrës , 20 – 30 shtator 2011)

Arti pamor zhvilluar në Kosovë i ka dhënë artit kombëtar shqiptar emra të shquar, personalitete me reputacion nacional dhe internacional që thelluan identitetin kombëtar dhe sollën aromën bashkohore të artit kontemporan Evropian. Një ndër ta është edhe Eti, figurë poliedrike, me vepra të mrekullueshme në pikturë, skulpturë, vizatim, grafikë dhe qeramikë, kritik arti dhe studjues, pedagog dhe autor i një projekti Pedagogjiko-Didaktik mbi “Emancipimin e brezit të ri nëpermjet edukatës së arteve figurative”. Themelues i Profondizmit-stil i ri postmodernist. Eti është organizator i zoti dhe aktivist potencial, Kryetar-themelues i Komitetit Kombëtar Shqipëtar të Akademisë Evropiane të Arteve me seli në Gjilan.

          

             Por  ç’përfaqëson vepra e Jetullah Halitit i cili prej vitit 1985 mban statusin e piktorit të pavarur me mbi 90 ekspozita përsonale brenda dhe jashtë Atdheut, pjesëmarrës në më se 200 ekspozita kolektive nëpër Europë etj. Kjo ekspozitë që po çelim sot këtu në Durrës është e 91-ta e rradhës dhe e 3 -ta në qytetin tonë të kulturës, të bukur dhe të papërsëritshëm.

             Vepra e Jetullah Halitit trajtuar në më se 100 cikle është rjedhë e talentit, njohjes dhe studimit profesional të mjeshtërisë figurative në shkolla dhe pedagogë të shquar, njohje të historisë dhe jetës dhe veçanërisht të menduarit e përqëndrimit filozofik në  zbërthimin original të atij “çelësi magjik” artistik.

              Fillimisht ai kalon përmes kulturës figurative të frymëzimit nga jeta, historia, nga rodhën punime të njëlloj realizmi poetik dhe romantizmi patriotik. Më tej artisti mbushur me dashurinë për Liri, plot tension dhe bindje atdhetare hidhet në zbulime të tëra që strukturojnë rrafshe të rreshkura plot gjurma jete, shtresa dhe nënshtresa njollash të ndërthurura që shoqërohen me grimca të thukta materiale. Jeti kalon nga shtëllungat e ajrit të dendur në rrotulla që kaperdijnë sende dhe frymorë, copza jete, gjithënjë në lëvizje që shpërthejnë përmes penelit të gjerë e plot ngjyrë. Ai kalon nga hapësirat blu në nuanca të bakurta me rrjedhje njollash plot nuanca duke futur në “skanerin” e tij gjithshka që troket në memorjen dhe gjendjen shpirtërore të qetë në dukje por plot tallaze jete.

               Eti - ecën  me Jetën, bashkë me të.

               Eti mbetet kronikani i gjurmëve shpirtërore të një populli që luftoi për të qenë i lirë në Kosovën e bukur dhe fisnike nga vjen edhe  Eti ynë me ,,nur kreshniku,, piktor i shquar kombëtar.

Durrës 20.09.2011

Dërgoi për shtyp: Muharrem Sfarqa

 



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora