E diele, 05.02.2023, 06:20 PM (GMT)

Editorial

Edgar Frashëri: Ku të shpie shkolla sot?

E shtune, 08.10.2011, 07:03 PM


Ku të shpie shkolla sot?

 

Nga Edgar Frashëri

 

Sapo filloi viti shkollor, filloi dhe kalvari tim. Te kesh nje mbese ose nip ne shkolle, te kesh nje kompjuter  te lidhur me internet dhe te dish nje gjuhe me teper se shqip, perben kalvarin e nje gjyshi kryeqytetas. Pse e them kete! Sepse kjo ndodh mendoj kryesisht ne kryeqytet atje ku direktivat javore te qeverise percillen me shpejtesi rrufe….por jo vetem ketu.  Pra duket sikur kam filluar perseri  shkollen me detyrim, per te plotesuar ate boshllek dhe indiferentizem te mesuesit ne klase I cili mbasi ka shpjeguar jo me shume sa permban libri, kerkon nga nxenesit te plotesojne mesimin me burim nga interneti, per te cilin as qe pyetet fare te nesermen. Dhe kjo behet fare formalisht sepse askush nuk guxon te diskutoje se internet tek ne eshte ende jashte statistikave boterore. Pale qe duhet edhe ne gjuhen shqipe e kjo kerkon perkthim.Ky eshte formalizem me brire dhe perben nje grimce te asaj qe quhet sistem kaotik i arsimit  ne vendin tone. Nuk bej fjale per aresimin universitar I cili perben nje fenomen me vehte.

Pa dashur te bej krahasim me kohen kur une kam bere te njejten shkolle rreth 50 vite me pare, sepse nuk ka baze krahasimi sepse ajo ishte shkolle totalisht  ideollogjike. Por ama, nje fakt eshte i vertete dhe i pa diskutueshem. Ne sistemin e edukimit (shteteror apo privat) te ketij niveli rolin kryesor e luan mesuesi. Kjo eshte  nje aksiome qe nuk ka nevoje per vertetim. Keshtu ka qene qe ne kohet e lashta, ashtu do te jete edhe ne te ardhmen, sidomos ne moshat e reja, kur nxenesi mesohet sesi te ndertoje sistemin e dijeve te veta te cilat do te jene ne themel te pozicionit qe do te kete neser ne jete. Dhe eshte pikerisht mesuesi/ja  i/e cili/a e merr kete rol dhe pergjegjesi qe nxjerre nga dora e vet ose njerez te zot per te perballuar jeten apo njerez deficiente, por te zot te mbijetojne me mashtrime ne gjirin e injorances.  Pra mesuesi eshte dhe skulptori i se ardhmes se nje kombi. Sepse roli i tij eshte me qitje te larget dhe i ndjehet zeri shume vone. Ndonese nuk jam drejtpersedrejti i lidhur me shkollen, ne rolin e prindit, detyrohem te ndjek tabllone e shkolles nepermjet gojes e syve te niperve e mbesave te cilet pasqyrojne pikerisht kete realitet. Plotesuar kjo edhe me nje pervoje personale pune te investimeve te huaj ne kete fushe, shoh se nder me te shkaterruarit dhe future ne qorrsokak eshte sistemi i arsimit, sidomos i ulti dhe i mesmi.

Qellimi i shkrimit nuk synon te beje analize te shkolles sot sepse flitet kaqe shume nga specialiste e analiste te fushes te te dy kraheve politike,qofte edhe nga ata te pavaruar ndersa nuk kam backgroundin ta bej nje gje te tille. Por si nje qytetar i zakonshem te cilit problemet e arsimit i dhembin njesoj sa edhe treguesi i GDP apo borxhi ne raport me te, kam te drejte te nenvizoj ato dukuri per te cilat ka gjase se nuk qendron askush ne Ekzekutiv ti trajtoje. Sepse Ekzekutivi eshte ai qe ka marre persiper ti beje keto pune me se miri sepse per kete pune paguhet.

Aresimi ne Shqiperi paraqet dy pamje, te cilat ndonese ne shikimin e pare  nuk ngjajne me njera tjetren, ne fakt jane dy ane te se njejtes medalje. Kemi aresimin ne qytete dhe ate ne fshatra te cilet ne te vertete cfaqin fenomene nga me te cuditeshmet, por qe ne permbledhese deshmojne ate qe Ministria e Aresimit se bashku me qeverisjet lokale nuk e kane idene se cfare behet dhe si behet.  Arsimi tek ne eshte katandisur te pakten ne emertim si ato teorite e Mao Ce Dunit, qe quheshin “Njeqind lule dhe njeqind shkolla…" ose “Le te lulezojne njemije lule..”te viteve  50-60.  Kaosi eshte pothuajse total.

Kjo ndodh sepse kemi nje sistem publik i cili dhunohet ne menyre konstante nga arsimi privat nen bekimin e Qeverise. Sektori privat i cili pergjithesisht aspak nuk perfaqeson vlere te shtuar por vetem nje veprimtari te paster biznesi per fitim, ka shkelmuar standartin e prodhimit te nxeneseve/studenteve sipas meritave, dhe i leshona ata vetem kundrejt pageses. Kjo eshte nje konkurence e pandershme e cila ka efekte shkaterruese ne stafin e shkollave publike.  Flitet shume per kurikulat, sepse ka edhe Drejtori qe merr rroga te majme ne Ministri, por shkollat punojne gati si ua do qejfi. Formalisht respektojne cfare jep Dikasteri por permbejtja e tyre eshte  sipas deshires. Ato bazohen ne tekste hermetike te prodhuara nga Drejtorat e Drejtorive te vete Ministrise te cilet ndajne parate me ata qe ua perkthejne. Tekstet e matematikes ne aresimin e detyrueshem ( kl.3,4,5,6 )p.sh jane per Ajnshtajne te vegjel, te cilet na nxjerrin ne testin PISA 2009 nga fundi i tabeles ne matematike! kur  vendi i pare ne bote eshte rreth 80% .Libri  i Anglishtes do te ishte i pershtatshem vetem per femijet amerikane ose angleze te cilet sapo lindin, mesojne me te degjuar fjalen” mother” ne vend te “nene”, ku edhe mesueset nuk dijne se si ta mesojne kete gjuhe, kur gjate ores se mesimit flitet vetem shqip!!!.  Per tekstet e shkollave behet lufte e madhe korruptive per zgjedhjen dhe shitjen e tyre ndersa prinderve ne me te shumten e rasteve nuk u jepen fatura. Tekstet jane lloje-lloje si “lulet” e Mao-s.  Sa per bazen material didaktike nuk behet fjale. Ajo shpesh blihet nga nxenesit dhe mbetet prone….. e kujt?!-shkolles apo mesueses. Pra ketu ka vjedhje te kamufluar. Shkolla shpesh perdoret per veprimtari private te mesuesve, dhe kjo gjoja justifikohet me nje fare “qeraje” qe i paguhet shkolles. Kjo eshte skandaloze, sepse shkolla nuk punon per fitim mbasi  eshte institucion buxhetor. Mesuesi ne kete rast me shume i jep rendesi mesimit privat dhe shpesh ne kurriz te oreve legale te mesimit. Eshte domethenes rasti kur ne nje shkolle Tirane me emer vijne nxenes nga Kamza ose Bathorja dhe ne nje shkolle Tirane periferie nuk regjistrohen me shume se dhjete nxenes ! pra shkolla nuk hapet! … Pastaj vjen fushata elektorale qe shpenzon para kot. Thuhet se ne Tirane do te ndertohen edhe 6 shkolla. Kjo mund te jete e vertete, po aqe sa dhe mbyllja e shkollave per mungese nxenesish  apo personel. Cfare emri ka ky lloj “koordinimi” valle, apo mbas tre ditesh eshte harruar premtimi!. Kjo pamje e kryeqytetit perseritet pothuajse edhe ne qytete e tjera  te Shqiperise.

Po ne fshat cfare ndodh valle? Per ilustrim me kujtohet nje rast , (dhe te tille kishte shume), kur para ca vitesh mbasi u investua nje grusht para nga Evropa per tre shkolla ne fshatrat e thella te Peshkopise, kur ato perfunduan mbas nje viti, atje nuk kishte me nxenes!... Dhe keshtu qe 4 klasa u mblodhen vetem ne nje te vetme qe te ngroheshin bashkerisht. Pra kush e kontrollon levizjen kaotike te shtetasve e femijeve shqiptare qe te beje edhe kerkesa te bazuara. Askush! .. Bile ne nje nga keto fshatra Kryetari Komunes levizi ndertimin e shkolles nga  i vetmi vend i sheshte dhe e coi ne nje rrepire, sepse i prishte pune lokalit te vet! Me pak fjale kjo eshte ajo qe ndodh ne fshat!

Ne kete vorbull fenomenesh ndodhet edhe  mesuesi, i cili tashma nuk i ngjan aspak figures”anakronike” te mesuesve te viteve te meparshem, nga Petro Nini Luarasi, Parashqevi Qiriazi, e me vone te mesuesve te para viteve ‘90. Perkundrazi, ai tani eshte pjese e realitetit dhe lufton perdite te mbijetoje ne nje mjedis agresiv ku kerkesat vijne gjithmone ne rritje dhe me kosto me te larte. Grupimi shoqeror i tyre eshte i varfer krahasuar me nivelin e shkollimit qe ka. Pra eshte natyrale qe edhe kjo kategori ka te drejte te luftoje per nje jete me te mire. Por… dhe ketu eshte nje “por” i madh. Profesioni i tij ka nje gje fare te vecante, sepse mesuesi nuk punon mbi materjen e vdekur, por punon mbi ate te gjallen qe ka shpirt, dhe bile fare te pambrojtur sic jane femijet.  Ketu pra ndryshon edhe pergjegjesia e tij. Tek roli i mesuesit nuk ka dileme shekspiriane:” ta bej punen mire apo keq”. Ose behet fare mire ose mos te behet fare! Pikerisht kjo nuk ndodh ne Shqiperi. Shume te pakte mund te jene mesuesit te cilet vene primare ndergjegjen profesionale ne punen  e vet. Pjesa me e madhe punojne ne kurriz te nxenesit. Kjo behet me bekimin e Ekzekutivit i cili e ka leshuar “pa duar” ne emer te reformes gjoja kapitaliste. Per me teper qe punesimi ne aresim ka ngjyrim te theksuar partiak, prandaj edhe eshte shuar kontrolli dhe kerkesa e llogarise.

Dileme a prindit sot eshte te gjeje nje shkolle shqiptare te tille qe te garantoje te ardhmen e femijes se vet ne Evrope, por sot per sot duket se nuk ka shkolle te tille. Arsimi jone ben vetem zhurme me shume pak permbajtje. Edhe ketu duket se jemi fare siperfaqesore!

 

Edgar Frasheri, Tirane 2011

efrasheri@rotarytirana.org



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora