E premte, 26.04.2024, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Metush Krasniqi - Dajkoci

E shtune, 08.10.2011, 05:58 PM


Në përkujtim të heroit të kombit:

 

            METUSH KRASNIQI – DAJKOCI

                        Teksti , muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi

 

E kujtojmë Metush Dajkocin –

Patriot – s’ mund t’ia gjen shoqin !

Ndër luftëtarët e qëndresës –

Është simbol i rezistencës ...

 

Për kauzën gjithëkombëtare ,

Për bashkim trojesh shqiptare ,

Ku e la Mulla Idrizi –

Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi ...

 

Ishte e qartë motoja e tij ,

Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :

“Kush nuk lufton për LIRI –

Është gjykuar t’ rrojë n’ ROBËRI !”...

 

Atë flamur t’ Mulla Idrizit –

E kanë bartë shumë djem të fisit ...

Ndër ta ishte Metush Krasniqi ,

Që me gjak SHKABËN qëndisi ...

 

Për flamurin tonë kombëtar ,

Flet Metushi , ai atdhetar –

Këtë flamur me shenja t’ arta ,

E kem’  mbajt ndër gjenerata ...

 

E mbështollëm fort për trupi –

Nuk e lamë kurrë që të humbi !...

Nuk e lamë për t’u  përdhosë –

Në duar trimash është përsosë !...

 

Këtë flamur do ta mbështetë –

Gjenerata gjashtëdhjetë e tetë...

Dhe me gjak t’ martirëve t’ rinj 

Ky flamur ka për t’u  ripërtërirë !...

 

Këtu nuk ndalet epopeja ,

Amanet  - gjeneratave t’ reja :

Idealet t’i  kurorëzojmë –

Zogjtë e shqipes t’i  bashkojmë !

 

 

Kështu ka thënë Metush Krasniqi ,

Ai gojë - ëmbël por si fiqi ,

Që me mall i mbylli sytë –

Për ta parë Kosovën n’ DRITË !...

 

***** Demir KRASNIQI:”KËNGË KRISMASH LIRIE 2” – Gjilan, 2003, faqe 244.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora