E premte, 26.04.2024, 05:46 AM (GMT+1)

Mendime

Lidhja Shqiptare në Botë: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!

E diele, 17.02.2008, 01:51 PM


Lidhja Shqiptare në Botë
Albanian World Union
Albanischer Weltbund
Lega Degli Albanesi Nel Mondo

Bernë, 17 shkurt 2008

Të gjithë Shqiptarëve në Botë!

Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!

Të dashur vëllezër dhe motra, shqiptarë

Sot, në këtë datë historike për Kombin tonë, kur sakrifica shekullore e shqiptarëve po kurorëzohet me sukses, kur ëndrra qindvjeqare e brezave po bëhet realitet dhe po përmbushet amaneti i heronjëve tanë, në emër të Kryetarit të Lidhjes Shqiptare në Botë, zotëriut Simon Kuzhnini, në emër të Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë si dhe në emrin t’im, ju përgëzoj nga zemra dhe ju uroj

GËZUAR PAVARËSINË E KOSOVËS!

Njëkohësisht urojmë që ky akt historik të shënojë, njëherë e përgjithmonë, përfundimin e  vuajtjeve dhe të sakrificave të Kombit tonë për liri e dinjitet kombëtarë! Urojmë që kjo ditë t’i forcojë edhe më themelet e bashkimit shpirtërorë dhe fizik të Kombit Shqiptarë, në familjen e madhe të kombeve të qytetëruara!    

Edhe njëherë: Gëzuar Pavarësinë!

Mr. Nazmi Jakurti, Jurist & Mediator
Nënkryetarë i parë i Lidhjes Shqiptare në Botë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora