E premte, 26.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Anti-Kapllan Resuli-Burovic

E premte, 15.02.2008, 07:12 PM


ANTI-KAPLLAN RESULI-BUROVIÇ

KU I KA ÇADRAT KAPLLAN RESULI!?

Letër e hapur Prof. Dr. Kapkan Resulit-Buroviqi, akademik

Nga Kadri Mani

Kadri Mani
Kur shkrimtarit (dhe shkencëtarit!) nuk i përmendet emri vite me radhë, lexuesit (me të drejtë) mund të pyesin: është ai person midis të gjallëve!?

Zotni Kapllan Resuli, më datën 15-16.8.2007 Alb-Shkenca e kishte tubimin e II-të në Prishtinë, ku ju nuk u dukët!?- ky forum numëron rreth 1700 anëtarë, përse nuk jeni ju aty?

Poashtu u mbajt edhe Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, dhe ju sërish mungonit!?

Keni pasur një shans të mirë ta mbronit autorësinë si BABA I KOSOVËS REPUBLIKË, që shpesh shumëkush nuk po e beson:

“P.S: - Shani Burovi ka përfunduar librin BABAI I KOSOVËS REPUBLIKË, ku paraqet dokumentacionin nga i cili del qartë se parullën KOSOVA-REPUBLIKË e ka formuluar dhe lansuar i pari Kapllan Resuli dhe se po ky Kapllan është edhe i pari njeri i arrestuar për atë parullë, bile edhe personi që është dënuar më rëndë se kushdo tjetër për atë parullë. Libri nuk ka më shumë se 100 faqe dhe Ju, po të doni, mund ta botoni në 2-3 numra të revisë Tuaj. Mirëpo Sh. Burovi kërkon honorar, kuptohet- të arsyeshëm, jo më shumë se 500 franga zviceranë. Po të doni, më njoftoni që t’Jua dërgojë përmes E-mailit.

Ky është libri i tretë i Shani Burovi (t). Dy botimet e tija të mëparshme Jua kam dërguar qysh me kohë. Ai është edhe autori i shumë artikujve, të botuar jo vetëm në Ballkan e në Evropë, por edhe në Amerikë, në revistën KUVENDI. Botimi i librit të tij në faqet e revisë Tuaj, para se të botohet si libër më vete, vetëm do t’ju nderojë. Dokumentat që riprodhohen atje, ndër të tjera edhe akt-akuza që Sigurimi i Enver Hoxhës ka ngritur kundër meje me 1970, do të zgjojnë kurreshtjen e të gjithëve dhe do të tërheqin blerësit e revisë Tuaj.”

(Botuar te revista “Shqipëria etnike” nr.1/2004)

Dhe pikërisht në këtë vazhdë kur po flitet për pavarësinë e Kosovës, revistës tonë i intereson mendimi juaj i çmuar?

Pastaj, do të duhej të deklaroheshit nëse jeni apo nuk jeni për dënimet e krimeve serbe në Srebrenicë?- dhe tema të tjera të lira që Ju i konsideroni aktuale për momentin?

Në pritje e sipër, Ju përshëndesim.

(Botuar te agjencia “Albemigrant” 30.8.2007)

  

Shënim:

Libri “Kosovsko Pitanje”
Autor: Branko Horvat

Redaktor:

Bozho Kovaçeviç

Recenzentë:

Zekerija Cana
Bozhidar Jakshiç

 

GLOBUS / ZAGREB 1988

----------------------------------

 

Zoti Kapllan,

E ndjej të moralshme të ju përgjigjem në kërkesën  Tuaj, rreth polemikës që keni pas me zotin Kadri Osmani, rreth parullës >>Kosova Republikë<<

Në librin tim “ NË THEMELET E TRADITËS KOMBËTARE  SHQIPTARE”

As kund nuk është përmend emni Juaj. Libri im nuk ka të bëjë me Ju, e as me Sharr Hoxhën. Është e vërtetë se unë kam përmend vetëm me një fjali, Sharrin, djalin e Fadil Hoxhës, të cilin nuk e njoh personalisht, për të mirë e as të keq.

Në njërin nga librat e autorëve sllavë kam lexue, se Sharri me 1963 kishte shkruar në asfalt;
>Parullën>> Kosova Republikë<< Kam mendue se ky pasus shkruan te libri i B. Horvatit.

E kërkova  f.112 shkruan: >Poshtë Tito dhe Jugosllavia<  >Rrnoftë Shqipëria dhe E. Hoxha<

Por, nuk shkruan parulla “Kosova Republikë” Me siguri këtë pasus Kosova Republikë e kam lexue në ndonjërin nga librat tjerë sllavë. Kanë kalue shumë vite e nuk mbahen mend të gjitha.
Kam bërë gabim që më kohë nuk e kam shënue: Librin, autorin dhe faqen ku ka shkruar

>Kosova Republikë< Besoj se këtë kopje që po ua dërgoi mjafton.

 P.S. e kam kërkue edhe te libri i Spasoje Gjakoviqit >Sukobi na Kosovu<, por nuk e gjeta. Ta kërkoj edhe te libra tjerë, nuk e shoh shumë të rëndësishme, të humbi kohë.

Me nderime,
Xhafer Leci


Kaq, meqë besoj se mjafton kjo që shkruan në librin e B. Horvatit.
--------------------------------------------------------------------------------------

 

Pyetje: Zotni Kapllan, te revista YLBERI nr 4, f. 3-6, Dushi Burovi ka zhvilluar një intervistë me vëllain tuaj kolonelin e APJ-së Xhevdet Resulbegoviq-in; na intereson se si jeni pajtuar kur dihet se ishit në anë të kundërta të barrikadës, apo i keni pas rolet e caktuara në një etapë, nga regjisori!?

Pyetje: Si pretendent e baba i parullës KOSOVA REPUBLIKË, si ngjitet e si përputhet kjo me logjikën e tekstit te nr. 5 f. 4 me tekstin e vënë nga goja e zotit Luan Isufi, Kryetar i Partisë Republikane:

KARAKTERISTIKAT E SHQIPTARËVE

 

Karakteristika e toskëve me ata të gegëve ndryshojnë krejt. Së pari është ajo fizike: gega asht i gjatë, ndërsa toska asht i shkurtë, gega ka fe katolike dhe myslimane, ndërsa toska atë ortodokse ose kultin bektashian, i cili s’ka të bëjë aspak me fenë myslimane. Zakonet e gegënisë janë zakone mijëvjeçare, ndërsa ato të toskënisë nuk kanë lidhje nuk kanë lidhje aspak me ata tonat shqiptare. Gjuha gege ashtë gjuha e racës shqiptare, ndërsa ajo toske nuk asht gjuhë, po një salladë rumune” e bastardhueme, që gega zor ta kuptojë:  duhen përkthyesa me u marrë vesh me toskët. Tradita familjare, apo kanunore, janë krejt ndryshe në Gegni me ato të toskënisë. Prandej...

Luan A. Isufi

-         Kryetar i Partisë Republikane-

 

Dhe në bazë të kësaj “sallade rumune”, Kosova jo që nuk po i plotësuaka kushtet të bëhet Republikë (në kuadër të Jugosllavisë), lëre më ta shpallë pavarësinë dhe të dalë Republikë më vete, apojo!?!

Apo mos është ky një kaçamak i dy emnakëve Kapllan-Luan!?! Po mbase do zoti e kipci yt nga Tirana është gjallë dhe flet vetë- pa interpret!?!

Pse e keni harruar ta citoni edhe armikun e përbetuar të shqiptarëve, Fatos Lubonjën: Gjuha gege-toske dhe populli shqiptar janë dy gjuhë dhe dy popuj të veçantë!?!

 

Kryeredaktori revistës “Shqipëria etnike”, Kadri Mani, nga Prishtina

14.2.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora