E marte, 23.07.2019, 08:10 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Keze Kozeta Zylo: Çamëria dje dhe sot

E shtune, 09.07.2011, 07:59 PM


 

Çamëria dje dhe sot

 

Nga Keze Kozeta Zylo

 

            Në një nga universitetet e mirënjohura në Amerikë, New York University, u përkujtua 67 vjetori i viktimave të popullsise së pafajshme çame shkaktuar nga genocidi grek të udhëheequr nga gjenerali famëkeq Napolon Zerva. 

Seminari me temë “Çamëria dje dhe sot, sfidat dhe perspektivat demokrtatike të çëshjtes çame në shekullin e XXI”” ishte organizuar nga Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci në bashkëpunim me shoqatën Çamëria.  Seminari u moderua nga kryetari i forumit shqiptaro-amerikan për demokraci z.Grid Rroji, i cili pasi ka përshëndetur të pranishmit për ardhjen e tyre në këtë aktivitet u kërkoi atyre të mbanin një minutë heshtje në nderim të viktimave të popullsisë së pafajshme çame nga genocidi grek.

            Të parit iu dha fjala z.Sali Bollati sekretar i përgjithshëm i organizatës shqiptaro-amerikane “Çamëria” dhe një aktivist i shquar i çështjes çame.  Ai dëshmoi për vrasjet dhe krimet e dhunshme që u ushtruan në familjen e tij dhe në gjithë popullsinë e pafajshme çame. 

Z.Bollati është dëshmitar okular per vrasjet dhe krimet makabre qe ndodhën atje.  Ndërsa ai fliste për krimet, bashkëshortja e tij finsike znj.Bule Bollati dhe e bija e tij zonjusha Alba Bollati, sot avokate në New York, e dëgjonin dëshminë e tij rrënqethëse me lot në sy.

Ai tregoi dhimbshëm se kur vajti vizitoi Çamërinë vjet së bashku me zonjën e tij nuk gjeti asnjë shenjë, asnjë varr të njerëzve të tyre, por nga ana tjetër gjeti shumë miq që nuk e kishin harruar gluhën e bukur shqipe, dialektin çam një pasuri më vete gjuhësore.  Ndërsa z.Bollati tregonte, në mendje më endeshin vargjet e poetit të shquar çam, Bilal Xhaferrit i cili ka shkruar:

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë/ Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore/ Dhe kudo toka çame/ mbuluar nga retë/ rënkon e mbytur në gjak e lot/ e mbetur shkretë/ pa zot/.

Z.Bollati tha se vetë çamët morën fatin e tyre në dorë dhe se sot janë krenarë se kanë dy përfaqësues në parlamentin shqiptar.

Gjithashtu ai ngriti problemin se çështja çame duhet të jetë në vëmendjen e qeverisë dhe një ndër pikat kryesore të programit të saj për Kombin, pasi deri tani ne shpesh kemi qenë të zhgënjyer nga të gjitha qeveritë për mosmarrjen aq seriozisht të këtij problemi kaq madhor dhe të pazgjidhur akoma.

            Pas fjalës së sekretarit të përgjithshëm të organizatës “Çamëria” fjala i është dhënë z.Enkel Daliani i cili punon aktualisht pranë Kombeve të Bashkuara në New York.  Në temën “Çameria dje dhe sot, sfidat dhe perspektivat demokrtatike të çëshjtes çame në shekullin XXI” dhe Çamët në politikën shqiptare z.Daliani spjegoi plot kulturë dhe njohuri serioze rreth problemit dhe genocidit grek ndaj Çamërisë.

Ai shpjegoi qartë rrugët për zgjidhjen e problemit, njëkohësisht dhe të drejtën ndërkombëtare për të kërkuar publikisht dhe në instanca më të larta të drejtat e njeriut të cilat janë shkelur me të dyja këmbët si në rastin e genocidit grek duke dëbuar çamët me dhunë nga pronat e tyre të ligjshme.  Po ashtu spjegoi rreth politikës aktuale që ndiqet sot në Shqipëri dhe në Parlament.

Qeveria greke e konsideron problemin çam që nuk ekziston do te vazhdonte z.Daliani.  Kështu në viziten e presidentit grek z.Stephanopoulos pohoi publikisht se problemi çam nuk egziston dhe kjo eshte zgjidhur nga historia...  Ndërsa në nëntor të vitit 2005 qeveria greke do të deklaronte se të gjitha pronat e regjistruara janë kombëtare, pra ishte nje provokim i hapur.  Në vitin 2006 qeveria greke dha për minoritetin grek në Shqipëri dy shtetësinë, ndërsa për popullsinë çame nuk e pranoi, edhe pse çamët e konsiderojnë veten e tyre me kombësi shqiptare dhe qytetarë grek.

            Më vonë e mori fjalën kryetar i shoqatës Çamëria z. Endri Merxhushi fjalën e të cilit e pritën me duartrokitje.  Ai parashtroi programin e kësaj shoqate dhe kërkoi bashkëpunim më të frytshëm me të gjitha organizatat dhe shoqatat për ta sensibilizuar më shumë çështjen çame.  Ndërkohë duhet të marrin sa më shumë kontakte me ligjvënësit amerikanë vazhdoi ai.

Shqiptarët e Çamërisë tha ai duhet të gëzojnë të drejtat e njeriut e cila ndodhet në traktatet dhe konventat ndërkombëtare ku Greqia është firmëtare.  Shqiptarëve në Greqi duhet t’u lejohet të hapin shkolla shqipe....etj...

            Z.Grid Rroji kryetari i forumit dhe moderator i këtij aktiviteti foli me rrjedhshmëri dhe me fakte të argumentuara se sot në Shqipëri janë rreth 250 mijë çamë dhe në të gjithë Diasporën 400 mijë.  Ai tha se lëvizja çame ka marrë një hov e cila pasqyrohet me gjallërimin e lëvizjes politike çame në Shqiperi dhe suksesi i kulminuar i saj u arrit me 65 000 votat e PDIUs në zgjedhjet lokale.  Pasuria çame është rreth 2.8 billion dollarë, sipas ((Vickers, 2007).

Gjithashtu ai spjegoi ligjin e luftës që Greqia e mban akoma të ndezur me kushtetutë, ndërsa popullsisë me origjinë çame nuk i lejohet të hyjë në Greqi, dhe për këtë solli faktet kur javën e kaluar deputetit Dashamir Tahiri dhe kryetarit të komunës Ismail Myrtaj iu mohua e drejta për të hyrë në Çamëri.

Pas diskutimit të tij rreth çështjes çame u drejtuan pyetje dhe diskutime nga salla. 

Kështu z.Zef Balaj anëtar i Bordit të Vatrës dhe të Ligës qytetare shqiptaro-amerikane drejtuar nga ish kongresisti Dio Guardi tha se duhet të bëhet më shumë për çështjen çame, njerëzit duhet të marrin më shumë pjesë dhe më gjallërisht pasi është një çështje që i përket gjithe kombit.

Interesant ishte dhe disktumi nga salla i dr.Adem Harxhit i cili tha se lëvizja çame ka filluar qysh në vitin 1945 dhe për këtë i ndjeri prof.Peter R Prifti i kishte dhënë një material prej dhjetë faqesh për ta botuar në revistën “Trojet shqiptare” por që akoma nuk ka parë dritën e botimit.

Po ashtu diskutoi dhe përshëndeti Çamërinë në emër te Legalistëve z.Ahmet Hoti.

Në këtë aktivitet ndodheshin aktiviste dhe përfaqsues shoqatash, si z.Esad Rizai, prof.Haxhi Berisha, aktori i mirënjohur z.Shaban Lajci, Cenko Brahimaj, zonja me origjinëcame Enkelejda Arapi, Izmir Bako etj...,

Seminari për Çamërinë u zhvillua në menyrë akademike ku z.Rroji dhe z.Daliani analizuan me profesionalizëm të gjitha veprimet politiko shoqërore të komunitetit çam dhe parashtruan idetë se çfarë duhet bërë në të ardhmen.  Aktiviteti përkujtimor rreth Çamërisë që u zhvillua në mjedisin akademik në Universitet u mbyll me falënderim të veçantë nga z.Grid Rroji i cili falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij, z.Shinasi Rama profesor dhe drejtor në departamentin e politikës dhe të studimeve ndërkombëtare në New York University, z.Bollati për ndihmën e tij, dy televizionet e mirënjohura “Kultura Shqiptare” dhe Alba Life me pronarë z.Adem Belliu dhe z.Qemal Zylo në New York, etj....

Pjesëmarrësit u shpërndanë me shpresën se nuk do të jetë e largët zgjidhja e çështjes çame.



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT