Kulturë
Ali Sh. Berisha: Po afrohet dita jonë
E premte, 01.07.2011, 07:44 PM
Ali Sh. Berisha
Po afrohet dita jonë
Më 27 Nentor
Nga krahërorët e përvëluar
Buqiti nëpër logje kuvendimi zëri i ndaluar
Që të kurorëzohet luleja me agim
Dhe flamuri me shqipen n’fluturim
Syxixat këngës ia thane -
Ikni prej nesh mizoria
Po afrohet dita jonë
Dita jonë…
Dasmorë e kalldërm u njëzuan
Me lirinë në zemër ngjizë
Brohoritjet katakombet shpuan -
Më pallate s’ju ndërtojmë
Zot do të jemi
Në shtëpinë tonë
Seç zënë qoshet hijenat e zeza
Seç thumbojnë nga ferri kat
Dhe qëllojnë yllin n’vrap
Bie Murati e nuk vdes
Se përtrihet në çdo brez
Për Kosovën e Re
Tek kërcasin bravat e rrotullohen çelësat
Tek gojëndryrët e symbyllët fyhen
Kënga pëlcet -
Po afrohet dita jonë
Dita jonë…
Nëpër lugje vetëtimthi me erë
Pranë Prishtinës si përherë
Derdhet Sharri e tronditet deti
Dridhen hijenat e Hijenia
Se dritë e yjve
N’tokë të Ilirisë
I niste shkelmin robërisë