E marte, 27.09.2022, 09:42 PM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Presidenti Obama mbron dhe justifikon sulmin ushtarak kundër Libisë

E merkure, 30.03.2011, 07:58 PM


PRESIDENTI OBAMA MBRON DHE JUSTIFIKON SULMIN USHTARAK KUNDER  LIBISE

 

Nga Frank Shkreli

 

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Zoti Barak Obama, ne nje fjalim mbreme drejtuar kombit amerikan tha se Shtetet e Bashkuara iu bashkuan fushates ushtarake perendimore kunder udheheqsit libian Moammar Gadafi, per te ndaluar nje masaker dhe per t’i dhene fund shtypjes brutale te poppullit libian nga regjimi i tij.

Duke folur nga Universiteti i Mbrojtjes Kombetare ne Washington, Zoti Obama e cilesoi fushaten ushtarake kunder forcave te Gadafit ne Libi si nje model te bashkpunimit nderkombetar, ne te cilin Shtetet e Bashkuara po ua dorezojne rolin kryesor aleateve te tyre, te cilet jane duke ndihmuar forcat libiane kunder forcave te Moammar Gadafit.   Zoti Obama tha se sulmet ajrore amerikane  shkaterruan pozicionet ushtarake te Gadafit dhe keshtu parandaluan nje masaker te vertete ndaj kryengritesve, e cila po te lejohej te ndodhte do te kishte pasoja te pa imagjinueshme per Lindjen e Mesme dhe do te kishte “vrare ndergjegjen e botes”.   “Une refuzova te lejoje nje gje te tille”, tha ai.   Zoti Obama mbrojti gjithashtu rezoluten e Kombeve te Bashkuara e cila nuk autorizon perdorimin e forces per te larguar nga detyra Moammar Gadafin, duke thene se kembengulja amerikane per nje gje te tille do te kishte percare aleatet.   Ne vend te kesaj, Zoti Obama tha se presioni  nderkombetar  mund te detryroje Gadafin te largohet  dhe ne te njejten kohe tha se duhet te jete e qarte per cdo libian  e posacerisht per at ata te  rrethit te ngushte te Gadafit se historia nuk eshte ne anen e tij.

Presidenti Obama vazdoi  fjalimin e tij, prej pothuaj nje gjysem ore, duke thene se Shtetet e Bashkuara do te preferonin qe te mos perdornin forcen, por jane te detyruara te veprojne kur ”preken interesat dhe vlerat  e tyre.”   Zoti Obama shpjegoi arsyet se pse ndermori masat ushtarake mbrenda nje kohe te shkurter duke thene se  po te priste me gjate, kercenimi i Gadafit per te masakruar  kryengritesit ne qytetin Benghazi do te behej realitet.   Presidenti amerikan tha se Gadafi ka deklaruar se  ai nuk do te tregonte aspak meshire  per popullin e vet duke i krahasuar ate me mijet dhe kercenoi se do te shkonte dere me dere per ti zhdukur nje nga nje.   “Per te mos perfillur pergjegjesite e Amerikes si vend udheheqes dhe per me teper, per te mos perfillur pergjegjesite tona ndaj  njerezeve ne rrethana te tilla, do te ishte tradheti  ndaj qendrimeve tona, tha Zoti Obama, duke shtuar se, “Disa vende mund te mbyllin syte ndaje barbarizmave ne vende te tjera.   Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane ndryshe. Dhe si president, une refuzova te prese per te pare imazhet e masakrave dhe te varrezave ne mase, para se te mirrja nje vendim.”

Duke iu pergjigjur ne menyre indirekte kritikeve se forcat ushtarake amerikane nuk mund te perdoren cdo here qe duhet zhdukur shtypja diku ne bote, Zoti Obama  tha se “do te kete raste kur siguria jone nuk kercenohet, por interesat dhe vlerat tona” kercenohen.   “Nganjehere, historia na  sfidon  kur kercenohen vlerat e perbashketa njerezore si edhe sigurimi i perbashket.   Keto  nuk jane vetem problemet e Amerikes, por ato jane te rendesishme dhe meritojne  te zgjidhen.”

Presidenti amerikan e cilesoi nderhyrjen ushtarake ne Libi si nje misjon humanitar per te shpetuar popullin libian nga shtypje te metejshme nga udheheqesi libian Gadafi te cilin e cilesoi si “tiran”.    Zoti Obama vazhdoi fjalimin duke thene se  Gadafi,”i ka mohuar popullit te vet lirine, ka shfrytezuar pasurine e popullit, ka vrare kundershtaret brenda dhe jashte vendit, ka terrorizuar njerez te pafajshem ane e mbane botes, duke perfshire edhe amerikane, te cilet jane vrare nga agjentet e Gadafit.”

 

Megjithe qellimet e mira te administrates se Presidentit Obama,kritiket brenda vendit, duke perfshire edhe republikanet,  thone se administrata e Zotit Obama nuk e ka bere te qarte se cfare deshiron te arrije ne Libi.  Senatori republikan   dhe Kryetari Komisionit te Senatit per punet e jashteme, Zoti Richard Lugar ka thene se “duhet te kete objektiva dhe nje plan te caktuar si edhe nje marreveshje se sa i gjate do te jete afati i nderhyrjes se forcave amerikane dhe cila do te jete kostoja e kesaj ndermarrjeje.   Edhe eskperte politike e ushtarake  thone se tensionet me te cilat perballet Zoti Obama kane te bejne me faktin se  ai po perpiqet te  perdore mjetet ekonomike e diplomatike per te detyruar largimin e Gadafit nga detyra dhe ata vene ne dyshim nese kejo strategji mund te jete e mjaftueshme, neqoftse ai nuk eshte i  gateshem per te perdorur forcat ushtarake amerikane per largimin e regjimit te Gadafit nga pushteti.

 

Megjithe kritikat nga eksperte dhe kundershtaret politike ndaj menyres se si administrata e Zotit Obama ndermori akcionin ushtarak ne Libi—e keto kritika jane gjithmone te ashpera, por normale ketu ne Amerike, ne raste kur angazhohen forcat ushtarake amerikane ne zona lufte , duket se ka nje pajtim mendimesh ne lidhje me faktin se ne ne kete moment, ne Lindjen e Mesme jane duke ndodhur ngjarje historike per ate zone dhe per boten dhe sic tha edhe Presidenti Obama, “Shtetet e Bashkuara nuk mund te diktojne shpejtesine ose permasat e ketyre ndryshimeve, por ama duhet patjeter te qedrojne krah per krah me ata qe besojne ne parimet baze te te drejtave universale te njeriut dhe ne lirine e te shprehurit.” 

Presidenti Obama perfundoi duke premtuar perkrahjen e vendit te tij per popujt qe kerkojne demokracine ane e mbane botes duke thene se “kudo qe popujt deshirojne lirine, ata do te gjejne gjithmonr nje mik tek Shtetet e Bashkuara.   Me ne fund, do te jete ky besim – ky ideal – qe do te jete barometri i vertete i lidershipit amerikan”, ne bote, tha presidenti Obama

Nderhyrja ushtarake amerikane per te shpetuar popullin libian nga masakrat e nje tirani, nuk eshte e para as nuk do te jete e mbramja, pasi sic tha edhe Prersidenti Obama, Shtetet e Bashkuara jane ndryshe nda cdo shtet tjeter ne bote.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora