Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Pak frymë vendlindjeje
E hene, 21.03.2011, 08:33 PM
PËLLUMB GORICA
PAK FRYMË VENDLINDJEJE
Për vendlindjen shpalos këngë të padukshme ylberesh,
Ku gjithë brigjet janë krahët e gjelbër të jetës sime.
Me dëshira e peripeci qiellore si retë lozonjare kope delesh,
Unë flas me erërat me gjuhën e përmalltë të së shkuarës.
Në ëndërr të jam qepur me trokitjet e zemrës sime,
Si pjesë e një sinfonie, që s’më le asnjëherë të varfër.
Çdo orë, çdo ditë, çdo vit, në mëndje pa grimë ligësie,
Qiejt e tu ndjellës më bëhën vëllezër prej ajri të kaltër.
Në lëndiinat e tua të këngëve jam zëri i pranishëm,
me ëndërra e mëngjese magjie të fjalës së mirë,
Mbrëmjet i prekë me dorën e ngrohtë të zemrës
Dhe i bëj në fjalë të çelin bukurisht si trëndafilë…
Je ëndërr e zhgjëndërr ti, Sulova ime
Për mua mal i lartë, me shpresa e zhgënjime.
Lumenjtë e mallit tashmë puthen me tokën
kur nisa hareshëm kuvendin me këngën time.
Në kalanë e Kulës diejt mburoja ilire kanë ngjeshur…
Sytë seç me shkojnë kur jam atje çdo mëngjes
Fëmijëria iku e unë moshën s’e mat më me vite…
Tashmë në udhët e Tiranës hija jote më ndjek pas.
11 MARS 2011 DITËT POETIKE TË KARADAKUT, KUMANOVË