E premte, 26.04.2024, 07:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Akuzat e Greqisë në Konferencën e Parisit: Jemi në luftë me Shqipërinë

E enjte, 24.01.2008, 08:25 PM


Gazeta amerikane rrëfen të gjitha detajet e takimit për trajtimin e vendeve të vogla pas Luftës së Dytë Botërore; Deklarata e Ukrainës se grekët po trazojnë Ballkanin dhe pretendimet e kreut të shtetit të Athinës për ndarjen e Shqipërisë.

John MacCormac

Në sesionin plenar të Konferencës së Parisit, gjatë ditës së sotme, Greqia është denoncuar nga Dimitry Manuilsky, ministri i Jashtëm i Ukrainës, si një shqetësuese dhe kërcënim potencial për paqen, ndërsa Shqipëria është kritikuar nga kryetari i shtetit të Greqisë, Konstantin Tsaldaris, se e ka ndërruar pllakën karshi aleatit të saj fashist. Debati ishte menduar të përqendrohej për Marrëveshjen e Paqes së Italisë dhe ministri i Jashtëm i Brazilit, Joao Neves Da Fontoura, bëri një kërkesë për një trajtim më të mirë për atë që kishte në qendër konferenca, që ka qenë ish-shteti i parë kundërshtar që u prish me Gjermaninë.
Por, diskutimi pastaj doli nga rruga aq larg sa shkoi te meritat dhe jomeritat e Greqisë dhe Shqipërisë, saqë sekretari i Jashtëm britanik, Ernes Bevin, që ishte duke drejtuar seancën, ndërhyri duke tërhequr vëmendjen e diskutantëve se ata duhet të merreshin vetëm me diskutimin.
“Fqinjët e Greqisë nuk dëshirojnë shqetësime në Ballkan, por situatat në Greqi duken mirë të drejtuara drejt një gjëje të tillë”, - tha z. Manuilsky. “Ne shohim si bëhen këtu deklarimet nga Greqia, të cilat mund të rrezikojnë realisht paqen botërore”.
Pretendimi territorial
Ai e mbështeti qëndrimin e tij me argumentin se pretendimet e paraqitura të Greqisë për një ndarje të territorit të Shqipërisë kanë sjellë incidente të reja përgjatë kufirit shqiptaro-grek. Ai tha se këto akte dhune mund të shkaktojnë trazira. “Gjithnjë e më tepër, Ballkani mund të bëhet një fuqi baruti e Europës”, - këmbënguli ai. Z. Manuilsky akuzoi Greqinë për falsifikimin e zgjedhjeve dhe citoi qëndrimet e laburistëve britanikë dhe gazetën londineze “The Times” në mbështetje të kësaj teze. Ai tha se jeta në Greqi është bërë e pamundur për minoritetet. “Ne e dimë se si u bënë luftërat”, - deklaroi ai. Qeveritë kundërshtare krijuan incidente dhe kërkuan nga qeveritë e tjera që t’i mbështesin ata. Duke bërë komentet e fjalës së z. Manuilsky, kreu i shtetit grek, Tsaldaris, me sarkazmë përmendi se Bullgaria, e cila bashkëpunoi me gjermanët kundër Greqisë, ka kërkuar në këtë konferencë “për një nga krahinat më të mira, e cila i ishte premtuar asaj nga Adolf Hitleri për shërbimet që i bëri Gjermanisë”.
Kreu i shtetit, Tsaldaris, tha se Shqipëria është ende në luftë me Greqinë. Lufta është shpallur nga Viktor Emanueli, i cili ka qenë zgjedhur si Mbret i Shqipërisë nga Parlamenti i Shqipërisë dhe, së fundi, nga një anëtar i qeverisë së tanishme shqiptare.
Thashethem për memorialin anti-grek
Kryetari i shtetit, Enver Hoxha, kishte deklaruar këtu se ishin 70 mijë partizanë shqiptarë. Ku ishin këta njerëz kur Italia, me ndihmën e Shqipërisë, sulmoi Greqinë?”, - shtroi pyetjen Tsaldaris. Enver Hoxha kishte pohuar se në vendin e tij jetojnë vetëm 35 mijë grekë në pjesën veriore të Epirit, të cilën e kërkon tani Greqia. Kreu i shtetit grek, Tsaldaris, përmendi të dhënat turke duke treguar se në vitin 1919 atje ishin 120 mijë grekë në të gjithë territorin. Në maj të vitit 1941, presidenti Tsaldaris solli ndërmend konferencën ku qeveria shqiptare kishte vendosur të ndërtonte një memorial të luftës për shqiptarët që kishin rënë duke luftuar kundër Greqisë. Ai tha se ende Shqipëria vjen këtu në Paris dhe kërkon që të trajtohet si një aleate. Zoti Neves Da Fontoura bëri një shënim të goditur në drejtim të mbështetjes latine kur tha se Parlamenti brazilian pak ditë më parë kishte adoptuar një rezolutë ku udhëzonte delegacionin e tij të punonte pikërisht për një paqe për Italinë dhe shtoi se këtu kishte të njëjtat ndjesi si për Amerikën e Jugut.
Heqja e një pjese të konsideratave të larta të territorit të saj metropolitan, dhënia te shtetet e huaja e një pjese të madhe të popullsisë italiane, humbja e kolonive të saj, shumë prej të cilave tashmë janë të banuara nga qindra e mijëra italianë; këto, vetëm pa marrë në konsideratë të dhëna të tjera të marrëveshjes së paqes, do të jenë të mjaftueshme të provojnë padrejtësinë e vendimit tonë, ku ky draft-dokument të mbetet i pandryshuar”, - deklaroi ai.
Theksimi i kontributeve të luftës
Z. Neves Da Fontoura shprehu keqardhjen se Këshilli i Ministrave të Jashtëm nuk ka një draft për paqen, i cili do të lejonte Italinë që të jetonte e lirë dhe pa frikë. Ai përmendi një deklaratë të Tre të Mëdhenjve (Çurçill-Stalin-Rusvelt, -shën. red.) në Postdam se Italia ka çliruar veten nga fashizmi dhe se ajo po bën qetësisht, me qeverinë e saj demokratike, përpjekje për hyrjen e saj në Kombet e Bashkuara. Ai tha se kjo pikëpamje do të merret në konsideratë tani”. “Nëse Italia ishte një ndër shtetet agresore, ajo tashmë është një ndër shtetet që kontribuon në mënyrë të qëndrueshme te fitorja”, - deklaroi ai. Ajo duhet ta ruajë me kënaqësi këtë konsideratë; ta trajtojë atë me çdo mënyrë tjetër që të tërhiqet te parimet e drejtësisë”. Delegacioni sovjetik kishte pranuar ngrohtësisht Rumaninë në këtë konferencë”, - tha zoti Neves Da Fountoura, - madje, kishte folur edhe në emër të “rumunëve demokratë”. Përse ne nuk tregojmë të njëjtën konsideratë edhe për italianët?”, - shtroi pyetjen ai. “Ne nuk mund të bëjmë një paqe, e cila, zemërgjerësisht, ndryshon sipas standardeve ideologjike. Republika e Italisë duhet të inkurajohet dhe trajtohet përzemërsisht, veçanërisht nëse ne përllogaritim faktin se Italia luftoi veçanërisht në mënyrë efektive në tokë, det dhe ajër, përgjatë dy viteve të fundit. “Meqë po paguan gabimet e fashizmit, populli italian nuk duhet të nënshkruajë një dokument të egër që do të shkaktojë zemëratë të madhe, por një marrëveshje që do të ndriçojë shpresat e tyre për të jetuar me dinjitet dhe në miqësi me Kombet e Bashkuara”.
Përfaqësuesi i Indisë, zoti Samuel Ranghanadai, eci sipas qëndrimeve aziatike duke thënë se India shpresoi se Libia do të marrë pavarësinë e saj sa më shpejt që të jetë e mundur, siç kishte sugjeruar dje Egjipti. Ai kërkoi që kërkesat e Egjiptit dhe këto që Irani do të bënte shkurtimisht sot të merrenin me konsideratë të kursyer.”.

Shkrimi është marrë nga “The New York Times” më 23 gusht 1946
Titulli është redaksional

Përgatiti: Albert Gjoka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Greqia deklaron përdorimin e bombës atomike nëse nuk anekson Shqipërinë National Geographic: Shqipëria, e vetme përballë Botës Mjedisi kishtar dhe politik i Kuvendit të vitit 1462 Dialogjet e Alise me intelektualet ne '90 Prelë Milani, studenti i parë shkodran që i shkruan Ramiz Alisë për mjerimin migjenian të kohës Si u krijua Këshilli Presidencial në vitin 1991 Shqiptari që i mbijetoi mbytjes së Titanikut Kur themelohej PD-ja Kur u krijua "shërbimi i msheftë" Vissarioni, paraardhësi i Janullatosit që kacafytej me Greqinë Ushtria shqiptare, bëmat më të mëdha i ka me veten?! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Në vend të parathënjës Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - S'kam fuqi te kthehem ne vendlindje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta ma këtheu shpinën atëherë, e tash vetëm e shikoj atë Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Ju lutem, me lini te vdes! Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - E vetmja gjë që më ka mbetur janë fëmijët Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Jeta e saj përfundoi në valët e Adriatikut Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tragjedi në një familje Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Tmerri në ditën e “gënjeshtrave” Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë - Nënës i plasi zemra

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora