Kulturë
Luan Çipi: 21 Janari i përgjakur
E hene, 14.02.2011, 07:59 PM
Luan Çipi
21 Janari i përgjakur
Zgjohem në mëngjes
Dhe sa ndjej se marr frymë e shoh dritë,
Me respekt e kujdes
Zotit i falem, që tokën e shndrit.
Nga dritarja, sa një faqe muri
E qiellçarëses së qytetit gjigand,
Admiroj tej e tej bardhësi bore
Dhe qindra makina në rrugën e gjatë.
Liqeni i pafund krejt ka ngrirë
Dhe bora mbi çatitë është një fut
Brenda, thua zhveshur, ndjehesh mirë
Si në një pranverë të but.
E ftohta dhe e ngrohta bashkë janë
Të ftohtën e jep bora dhe ngrica,
E ngrohta, komoditet amerikan
Për plakun, si për të çalin paterica.
Qyteti, me banorë sa e gjithë Shqipëria
Gjallon e lëviz pa pushim
Dhe milionë qytetarë nuk i mban shtëpia,
Nxitojnë në punë e mësim.
*
Mendimin e degdis shumë larg
Ndaj shpejt hedh sytë në kompjuter
Shoh: në bulevard një varg
Të gjer e të gjatë, të pakëputur.
Ata me britma, flamurë e pankarta
Vërshojnë e pushtojnë bulevardin,
Me ngjyrat rozë parullat në karta
Urrejtjen e mbledhur, mbartin.
Po, anës tyre, policia dhe garda
Bën presion, godet dhe shtyn
Qëllohet me gurë, drurë dhe shashka.
Anash, plumba, flakë dhe tym...
Dhe rrugët, atë dite, gjakosur
Katër të pafajshëm vrarë
Civilë dhe policë të plagosur.
Pasdite, njëzetenjë janar.
I vrau politika, jo nuk i zuri tuneli,
Qeveria e mbrapshtë dhe opozita shtrigë
Se djemve shqiptarë ende pushka u ngeli
Jo libri dhe kazma, si në Amerikë.
Çikago, 10 Shkurt 2011