E shtune, 27.04.2024, 06:07 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjen Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi për Çështjen “Vokshi”!!!

E enjte, 16.12.2010, 10:58 PM


Pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjen Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi për Çështjen “Vokshi”!!!

 

Nga Kastriot Myftaraj

 

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe mbajtësi përkohësisht i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, janë personat që kanë detyrim t’ u përgjigjen disa pyetjeve për atë që i ndodhi Albana Vokshit në 14 nëntor të këtij viti, në Vërmicë dhe Prizren.

 

Kjo për faktin se shumë veprime të policëve dhe gjyqtarëve kosovarë nuk mund të bëheshin veçse në rastin kur ata qenë të urdhëruar informalisht dhe kishin mbështetjen e autoriteteve më të larta të Kosovës, për të bërë gjëra të cilat ata nuk do të guxonin që t’ i kryenin, nëse do të ishin duke e bërë gjithçka nga mendja e tyre. Pyetjet janë këto:

 

1) Z. Thaçi dhe Krasniqi, për aq sa mund të quhen zotërinj dy horra si puna juaj, a e mohoni ju se ka pasur një operacion të planifikuar dhe të drejtuar personalisht nga ju me telefon, për të krijuar një incident me deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Vokshi, i cili do të shkallëzohej deri në një skandal?

 

2) Nëse ju e mohoni këtë gjë, atëherë a nuk është logjike që vetëm dy njerëz në Kosovë, pra ju të dyve, u mbetet në derë detyrimi për t’ u dhënë përgjigje pyetjeve të mëposhtme?

 

3) Kur automjeti i markës “Peugot” me targë Tr 1938 R arriti në vendkalimin kufitar të Morinës (në anën e Republikës së Shqipërisë), rreth orës 10 paradite, përse gjendej atje polici kosovar me emrin Afrim, i cili iu afrua automjetit dhe komunikoi me zonjën Vokshi, duke i premtuar se do ta ndihmonte që të kryente me shpejtësi procedurat në vendkalimin e Vërmicës dhe kur të arrinte atje, të përmendnin emrin e tij. Duke konsideruar se procedurat e kalimit të kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës janë shumë të thjeshta dhe të shpejta, nuk ka asnjë arsye që një polic kosovar të shprehet kështu. A gjendej polici Afrim në vendkalimin kufitar të Morinës, si pararojë e operacionit, për të mësuar ardhjen e zonjës Vokshi dhe për të njoftuar “komandot” në Vërmicë që të bëheshin gati.

 

4) Me cilin ka komunikuar polici Afrim në telefon në këtë moment, pra rreth orës 10 para dite, kur Albana Vokshi arriti në Morinë?

 

5) A do të jetë kjo gjë pjesë e hetimit që po bën Inspektorati i Policisë së Kosovës?

 

6) Si ndodhi që në intervalin e kohës mes takimit të Albana Vokshit me policin Afrim, dhe arritjes së automjetit të saj në hyrje të vendkalimit kufitar kosovar të Vërmicës, oficeri-hetues i Policisë së Kosovës, Bujar Shala, i cili nuk ishte pjestar i personelit policor të vendkalimit kufitar të Vërmicës, u ngrit nga një kafeteri dhe erdhi në trotuarin pranë sportelit ku kryheshin procedurat e kalimit të kufirit?

 

7) Si shpjegohet që oficeri Bujar Shala, i cili nuk kishte asnjë të drejtë që të përzihej në çfarëdolloj mënyrë me personat që kryenin procedurat e kalimit në dy anët e kufirit, pasi iu përgjigj një telefonate që i erdhi në momentin që Albana Vokshi po dilte nga automjeti, për t’ ju afruar sportelit kosovar të Vërmicës, u drejtua nga Albana Vokshi dhe e pyeti se çfarë kërkonte ajo atje???!!! A nuk e kuptonte oficeri Bujar Shala se

çka donte një njeri me dokumente identifikimi në dorë në një

vendkalim kufitar?

 

8) A nuk kishte Albana Vokshi plotësisht të drejtë ta shpërfillte këtë njeri dhe të vazhdonte rrugën për tek sporteli, duke qenë se vetëm atje gjendeshin personat që kishin tagër ligjor për të bërë pyetje, e natyrisht se jo kaq absurde?

 

9) Kur Albana Vokshi i tregoi megjithatë Bujar Shalës dokumentet që vërtetonin statusin diplomatik të saj, çka e ngarkonte palën kosovare me detyrimin për t’ i siguruar kalim të privilegjuar, a mos kjo për Bujar Shalën do të thoshte konfirmim i plotë se personi me të cilin po komunikonte, Albana Vokshi ishte pikërisht targeti i operacionit? Vetëm kështu shpjegohet shpërthimi i Bujar Shalës në atë moment, duke i lëshuar Albana Vokshit një batare sharjesh, sipas skenarit të operacionit.

 

10) Kur policët tuaj Bujar Shala, Dëfrim Morina dhe polici Sylë shajnë një femër shqiptare, deputete të Kuvendit të Shqipërisë me fjalët “kudër” (bushtër), “pise”, “unë të shtrij e të tërheq zhag”, a nuk tregon kjo veç të tjerash se në mendjen e këtyre njerëzve është ngulur thellë trauma që u ka shkaktuar qenia dëshmitarë në legjitimimin e nënave, motrave, grave, vajzave të tyre nga policët dhe paramilitarët serbë?

 

11) Apo mos ndoshta këta njerëz janë bijtë e këtij legjitimimi të femrave shqiptare kosovare nga ana e policëve dhe paramilitarëve serbë?

 

12) Përse gënjeu komandanti i postës policore të vendkalimit kufitar të Vërmicës, Azem Shala, i cili tha se ai nuk gjendej në postë se ishte ditë pushimi, kur ai kishte qenë së bashku me Bujar Shalën në kafeterinë prej nga ky doli në momentin që mori telefonatën?

 

13) Derisa në Vërmicë nuk gjendej as komandanti, Azem Shala, përse gjendej Bujar Shala atje në ditën e pushimit? Apo në ditën e pushimit si zyrtar punonte si bandit?

 

14) A është koincidencë që edhe komandanti i postës policore, edhe oficeri që kreu pjesën më të madhe të operacionit (Bujar Shala), edhe policja bashkëpunëtore e ngushtë e tij (Mjellma Shala), të tre kanë të njëjtin mbiemër, “Shala”?

 

15) Kush e urdhëroi Azem Shalën që atë ditë ta linte postën e policisë së Vërmicës nën komandën e Bujar Shalës?

 

16) Përse kur Albana Vokshi, pasi e pa se ndaj saj ishte ngritur një kurth, dhe u tërhoq në automjetin e saj, që gjendej në zonën neutrale mes dy vendkalimeve kufitare, duke u kthyer mbrapsht, oficeri Bujar Shala dhe Mjellma Shala e ndoqën pas dhe msynë automjetin për ta nxjerrë me forcë?

 

17) A është e mundur që një oficer i policisë së Kosovës dhe një kudër e kësaj policie të kenë kurajë që në mendjen të bëjnë veprime të tilla, duke shqyer derën e automjetit, në kohën që i demonstronin prangat personit që po ndiqnin?

 

18) Me çfarë atributi oficeri i policisë Bujar Shala urdhëroi policen Mjellma Shala që të arrestonte Albana Vokshin, edhe pse tashmë kishte dijeni se ajo kishte status diplomatik?

 

19) Si shpjegohet që Bujar Shala, i cili ka kryer të gjitha veprimet agresive kundër Albana Vokshit, më pas shfaqet thjesht si dëshmitar në procesin ndaj saj, jo si paditës?

 

20) Përse komandanti i postës policore të Vërmicës Azem Shala dhe komandanti kosovar i policisë së kufirit, Qamil Kroni, edhe pse janë vënë në dijeni për atë që po ndodhi që në fillim, dhe pastaj në vazhdim ka pasur shumë telefonata në adresë të tyre, duke kërkuar që të ndërhyjnë, kanë refuzuar duke thënë se është ditë pushimi për ta?

 

21) A nuk tregon fakti që këta dy zotërinj nuk erdhën me urgjencë se ata qenë në dijeni të skenarit që po implementohej? Nëse nuk do t’ u kishte thënë dikush nga eprorët e tyre që të rrinin mënjanë, ata do të kishin shkuar me shpejtësi në vend, se e kuptonin që një ngjarje e tillë, e cila përbënte incident të rëndë mes dy vendeve, vinte në rrezik postin e tyre.

 

22) A mund të guxonte Bujar Shala, nëse nuk vepronte me urdhrin tuaj, që kur në Vërmicë erdhi drejtori i Doganës së Kukësit, z. Ali Tota, për t’ u interesuar për ngjarjen sipas praktikës normale mes autoriteteve kufitare në të gjithë botën, ai, pra Bujar Shala, t’ i drejtonte armën, duke e kërcënuar se do ta arrestonte? Në vazhdim z. Tota e dëbuan duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

 

23) A mund të guxonte Bujar Shala, nëse nuk vepronte pa urdhrin tuaj, që t’ u bënte të njëjtin trajtim edhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë, të cilët erdhën në vend, si z. Sadri Ramocaj, drejtor i Drejtorisë së Policisë të Qarkut të Kukësit, z. Fatos Ahmataj, komandant i pikës kufitare të Morinës?

 

24) Kush e udhëzoi komandantin e postës së policisë të Vërmicës, Azem Shala, që në orën 17, të komunikonte me Albana Vokshin, nëpërmjet telefonit mobil të Bujar Shalës, se telefonin e Albanës e kishin rrëmbyer, dhe kinse t’ i lutej në emrin e tij, të kombit, që ajo të shkonte pesë minuta në gjykatë për një procedurë rutinë të verifikimit të statusit të saj diplomatik? Se “lutja” e Azem Shalës ishte një kurth për ta bërë Albana Vokshin të bashkëpunonte në implementimin e skenarit.

 

25) Në emër të cilit komb bënte kinse lutej Azem Shala, në emër të kombit të përbërë nga pinjollët e legjitimimit të femrave shqiptare të Kosovës nga policët dhe ushtarët serbë?

 

26) Përse u dërgua Albana Vokshi në Gjykatën e Prizrenit e shoqëruar me tre automjete policore, që të shikonin qytetarët e Prizrenit se si një deputete nga Shqipëria po dërgohej në gjyq si kriminele?

 

27) Si shpjegohet që atë ditë të diele, kur në Vërmicë mungonte komandanti Azem Shala, në Gjykatën për Kundërvajtje të Prizrenit gjendej kryetari Alija Fazliç, një turk apo boshnjak, a të dyja bashkë, dhe gjyqtari Nazim Vlaqo?

 

28) Sipas udhëzimeve të kujt përveçse tuajave, kryetari i Gjykatës, Alija Fazliç, mori pjesë aktive jozyrtarisht në gjyqin ndaj Albana Vokshit, kur për të ishte i ngarkuar gjyqtari Nazim Vlaqo?

 

29) Pse gjyqtari Vlaqo refuzoi që t’ ja bënte të ditur akuzën Albana Vokshit, kur kjo kërkoi që të informohej për çka akuzohej, dhe përse kur ajo kërkoi 24 orë kohë që të përgatiste mbrojtjen e saj, kryetari dhe gjyqtari i thanë, qartësisht duke e shantazhuar, se në këtë rast duhej që ta kalonte natën në qeli si e arrestuar?

 

30) Përse kryetari dhe gjyqtari sollën në gjykatë dy avokatë, të cilët qenë njerëzit e tyre, dhe ia sugjeruan Albana Vokshit për mbrojtjen e saj?

 

31) Përse komandanti i postës së Vërmicës, Azem Shala, përgjëruesi i kombit, me të arritur në gjykatë, në kundërshtim me çdo ligj, e këshilloi Albana Vokshin, kinse me dashamirësi që të pranonte që gjyqi të kryhej pa avokat?

 

32) Përse Gjykata refuzoi kërkesën e zonjës Vokshi që të thirreshin e pyeteshin dëshmitarët në ngjarje?

 

33) Përse në relacionin për ngjarjen të Policisë së Kufirit të Kosovës, që u paraqit në gjyqin e Albana Vokshit, thuhej se oficeri-hetues, Bujar Shala, ishte dëshmitar në ngjarje, kur ai kishte qenë aktori kryesor në krejt atë që ndodhi? A nuk tregon kjo se Policia e Kufirit qe bashkëpunëtore në një operacion ilegal të kryer sipas një skenari?

 

34) Përse gjykatësi nuk i bëri asnjë pyetje Bujar Shalës se përse gjendej atë ditë në postën e Vërmicës?

 

35) Përse gjykata pyeti si dëshmitarë vetëm policët e postës së Vërmicës dhe nuk pyeti asnjë nga dëshmitarët e kërkuar nga Albana Vokshi?

 

36) Kush e porositi kryetarin e Gjykatës së Prizrenit, Alija Fazliç, që t’ i thoshte Albana Vokshit që të mos harronte se ajo kishte dy vajza, çka qartësisht ishte një kërcënim? Kush i tha Alijas se Albana Vokshi kishte pikërisht dy vajza? Me porosi të kujt Alija Fazliç e kërcënoi Albana Vokshin që të bindej, ndryshe do ta dërgonte në burg dhe ajo nuk do t’ i shihte më fëmijët?

 

37) A e di ky Alija se kur një gjykatës flet kështu, atëherë nuk është më i mbrojtur nga ligji dhe se kurrkush nuk e mbron dot nga ndëshkimi që u bëhet banditëve në mungesë të ndëshkimit zyrtar? A e di Alija se kur një boshnjak i flet kështu një shqiptareje, kjo nuk është më çështje mes asaj dhe atij, por bëhet dhe çështje e

shqiptarëve të tjerë, të cilët dijnë ta bëjnë këtë turko-boshnjak që ta paguajë në mënyrë meritore fyerjen që u bën shqiptarëve.

 

38) Kur kryetari i Gjykatës së Prizrenit, Alija Fazliç, gjyqtari Nazim Vlaqo, oficeri i policisë, Bujar Shala, komandanti Azem Shala, polici Dëfrim Morina, procesmbajtësja, policja Mjellma Shala, polici Sylë, komunikonin të gjithë turqisht ndërmjet tyre

në sallën e gjyqit, a nuk duket se gjyqi i Albana Vokshit ngjante me gjyqin e stërgjyshit të saj Sylë Vokshit, i cili dikur doli para gjyqit osman, si komandant i ushtrisë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit? “Mos e pvet se e thotë vetë”, thonë në Kosovë. Dhe ata e thanë vetë se çka ishin.

 

39) Kur u tha se është suspenduar, apo pezulluar, siç thuhet në shqip, akt-vendimi i Gjykatës për Kundërvajtje të Prizrenit, gjë që nuk ishte e vërtetë, a nuk u bë kjo gjë që Albana Vokshi të rrehej dhe të mos bënte ankim në shkallën më të lartë të Gjykatës,

me ç’ rast do të humbte afatin e ankimit dhe vendimi i dënimit të saj do të mbetej në fuqi? Kështu edhe Gjykata e Lartë për Kundravajtje në Prishtinë do të çlirohej nga kjo çështje e bezdisshme?

 

40) Kur shefi i inspektorëve të Policisë Kufitare të Kosovës deklaron në Tiranë, ku erdhi për pyetjen e dëshmitarëve, se edhe ndaj tij ka presion të madh për të mos e zbuluar të vërtetën e kësaj ngjarjeje, kë mund të ketë tjetër parasysh ai veç jush, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi?

 

41) Kur e përdorët sherrbudallën Bujar Shala në këtë lojë të ndyrë a menduat se sipas dokeve shqiptare e futët në gjak këtë fakir të marrë me Vokshajt e Kosovës, të cilët nuk mund ta durojnë turpin që një femër e fisit të tyre të keqtrajtohet kështu nga një njeri

që ka punuar si kamerier i një magjypi? Se Vokshajt e Kosovës i kanë dërguar fjalë Bujar Shalës se është në gjak me ta për këtë që bëri?

 

42) Kur e përdorët policen jetime Mjellma Shala në këtë lojë të ndyrë a menduat se këtë vashë të mjerë e keni vënë para rrezikut që të marrë ndëshkimin zakonor që u rezervohet femrave që bëjnë gjëra të tilla dhe që u le vulë në fytyrë për gjithë jetën?

 

43) A është e mundur që të gjitha këta zyrtarë, oficerë hetues të policisë, gjyqtarë të jenë çmendur të gjithë brenda një ditë dhe të kenë vepruar kështu me mendjen e tyre?

 

44) Kur të gjitha mediat në Kosovë të kontrolluara nga ju e raportuan ngjarjen sikur gazetar, kryeredaktor, kolumnist të ishte Bujar Shala, a nuk ishte një boomerang kjo për ju, se me këtë tradhtuat veten që ishit ju pas këtij skenari?

 

45) Kur vutë Shalën tjetër të KMLDNJ, që të shkruante një pamflet në gazetë duke i thënë Albana Vokshit që t’ u kërkonte falje policëve, a nuk përmbushët me këtë rrethin e turko-anadollakëve joshqiptarë, se ky Shala tjetër njihet si fundamentalist islamik,

i cili kishat shqiptare i krahason me kishat serbe?

 

46) A mendoni se pas kësaj që ndodhi Lumnija mund të vijë lirisht në Tiranë me Endritin, sikur i takon çdo shqiptareje, kahdo që të jetë në trojet shqiptare, pavarësisht kufijve?

 

47) Përse i telefonuat kryeministrit Berisha dhe i kërkuat falje për ngjarjen, vetëm pasi qeveria shqiptare reagoi fort për ngjarjen?

 

48) Kur i telefonuat kryeministrit Berisha dhe i kërkuat falje për ngjarjen, përse nuk dolët publikisht që ta bëni këtë gjë, ose së paku të nxirrnit zëdhënësin e qeverisë së Kosovës?

 

49) Kur kafshoni si “Gjarpri”, a nuk e dini se ju tradhton bishti, dhe se “bishtin” tuaj e keni lënë pak si bukur të gjatë në të gjithë këtë histori?

 

50) Si drenicak që jeni, a e dini se krejt Drenica duhet t’ u jetë mirënjohëse Vokshajve për atë se e kanë mbajtur gojën mbyllur, duke mos përmendur vrasësin me pagesë të atdhetarit Beqir Vokshi, që kështu të mos njollohet një figurë e shquar e Drenicës? Se Drenica e di se cili hero kishte një të shkuar prej vrasësi me pagesë para se të luftonte me serbët.

 

51) A do të tregoni burrninë e stërgjyshit të Albana Vokshit, Sylë Vokshit, i cili kur doli në gjyqin osman si komandant i Ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe ministër i Kuvernës së Përdorme (Qeverisë së përkohshme) të Shqipërisë Etnike, kërkoi që shërbyesi i tij magjyp të mos ngarkohej me faj për ato që kishte bërë, duke i shërbyer gjatë kësaj kohe, se përgjegjësinë e kishte ai si i zoti i tij? Do të thotë a do të merrni edhe ju përgjegjësinë për shërbyesit tuaj? Apo ju në këtë rast jeni sikur shërbyesi magjyp i Sylë Vokshit dhe zotëri keni tjetërkënd?

 

kastriotmyftaraj@sot.com.al

 



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora