E premte, 03.04.2020, 07:24 AM (GMT+1)

Intervista

Alma Papamihali: Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko

E diele, 05.12.2010, 09:00 PM


 

PËR MUA SHQIPËRIA, DO TË MBETET NJË LAMTUMIRË E PATHËNË KURRË

 

Intervistë ekskluzive me këngëtaren Mimoza Nazarko

 

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

 

Me sa duket, edhe koha sfidohet. Mbase është magjia e artit, veçanërisht ajo e muzikës, që nuk të rrëmben, por përkundrazi të fal dita ditës nga bukuria e tingujve. Me freskinë e saj vazhdon të jete e tillë edhe sot, këngëtarja e muzikës sonë së lehtë, larguar prej vitesh nga Shqipëria, Mimoza Nazarkos, zëri karakteristik i së cilës edhe pas kaq vitesh vjen në kujtesën tonë bashkë me nostalgjinë e festivaleve dhe kompozitorëve më në zë zë atyre viteve.

 

Kur u larguat nga Shqipëria...Na tregoni diçka më shumë…

 

Së pari përshëndetje, për ty dhe të gjithë lexuesit! Kam kënaqësi ta zhvillojmë bashkë këtë bisedë Alma, e pikërisht me ty, që më lidhin shumë kujtime e mbresa nga rinia atyre viteve, kur aktivizoheshim si këngëtare nëpër festivale e sigurisht, që dhe sot të ndjek në gjithë aktivitetin tënd e në te gjithë atë bagazh shkrimesh që të rrethojnë sot, e në arritjet e tyre tashmë si një poete e konsoliduar, përsa i takon vargut, pjekurisë e thellësisë në mendim e delikatesë, me të cilën ti e shkruan atë, përkëdheljen që i jep e me thjeshtësinë e mbushur me profesionalizëm në mënyrën e shkrimit.

 

E kam te rende  të them që jam larguar nga Shqiperia, sepse nuk e ndjej kështu dhe për mua është shumë e rëndë ta artikuloj fjalën" largim" pavaresisht se në realitet kjo qëndron. Mbas peripecive të 1997 askush nuk kishte dëshirë të shihte vëndin e tij të shpërbëre e të hedhur në një zymtësire që besoj se me shumë se artistët nuk mund ta ndjejnë atë që po ndodhte me vendin tonë dhe me personalitetin e identitetin e shqiptarëve. Kështu që është ky vit që përkon me shpernguljen time me gjithe familjen nga Shqipëria, por për pak kohë sa që dhe djali im i vogël kur prinderit e mi qanin, ai po ju thoshte :Mos qani nëna dhe gjyshi se për dy vjet unë do te jem përsëri këtu. Por nuk kam ikur nga Shqipëria,  për mua "Shqipëria është një lamtumirë që nuk do të thuhet kurrë….

U largova pikërisht në kohën kur si shumë aretistëve, hapja e dyerve me Europen na dha shansin të përballeshim me eksperienca të reja jashtë kufijve. Për ne këngëtaret ishte si një sfidë, pasi nëpërmjet repertorit tonë ndiheshim sikur mbanim dhe një mision në përcjelljen e këngës shqipe në diasporë , si për ta mbajtur gjallë këtë traditë. Të tillë e kam përjetuar këtë eksperiencë ...ndërsa vetë Shqipëria po kalonte ditët e brishta të demokracisë së saj.

 

Çfarë keni marrë dhe çfarë keni lënë në vëndlindje...

 

Do ta filloja me çfarë kam lënë në Shqipëri. Janë të panumurta ato që kam lënë atje:Janë fëmijëria ime, kujtimet që lidhen me të, me miqtë, shokët e fëmijërise që janë të pazëvëndësueshëm në jetë e kur nuk i ke pranë është mungesë e madhe, sepse vetëm me ata mund ti rikthehesh dhe një here asaj kohe,atyre ngjarjeve e gjuhën që mund të përdoresh me ta, nuk mund ta perdorësh me askënd tjetër,  sepse askujt tjetër nuk i ka mbetur në mënd melodia e zërit tënd perveç atyre miqve , askush  nuk i njeh prapësite e tua e pafajesinë me të cilën je munduar ti fshehësh e justifikosh gabimet e tua  

Kam lënë pasionin tim, aktivitetin,ëndrrat e mija që vetëm një i ri di ti thuri aq bukur dhe me aq vrull, kam lënë këngën dhe spektatorin tim, që nuk mund ti zevendesoj me asnjë spectator të botës, sepse është theksi që nuk më le të hyj e të depërtoj thellë fjala im, ashtu siç do të bënte tek spektatori im, është skena ime , janë pedagogët e mi, ata që na konstruktuan si njerëz dhe si artistë , kolegët që i patëm shëmbuj dhe etalonë të çmuar, e që na udhehoqën në rrugën tonë e në krijimin e personalitetit  si artistë të ardhshëm por dhe si njerëz të denjë të një shoqerie me të gjitha virtytet që i duheshin një femre e një artisteje, ndaj ju jam gjithmonë mirënjohese për atë që ata ishin në raport me vetveten, por dhe në raport me ne, me të rinjtë. Kam lënë rrënjët e mija,mentalitetin dhe traditat më pozitive në lidhje me dashurinë për familjen, e të qënit besnike asaj ,në lidhje me dashurinë për gjuhën e për vëndlindjen, në lidhje me dashurinë për historinë  e lashtë të ketij populli paqedashës, që kurrë nuk ka bërë luftra pushtuese, por vetëm mbrojtese, për krenarinë që na karakterizon si njerëz në sensin e mire te saj, per shpirtin artistik e këmbëngulës,  për të aritur në jetë e për të marrë nga jeta gjithshka të bukur,  e për të thithur nga ajo pjalmin e saj, dashurië për flamurin , respektin e mikpritjen per mikun, mirënjohjen si virtyt i rëndesishëm në jetë.e në të njëjtën kohë duke shtuar,  që gjithë keto të fundit dhe i kam marrë me vete, aty ku jetoj ku dhe mundohem, ti vë në shërbim të fëmijës tim e në shërbim të vetvetes për tu fisnikeruar e për të dhënë një shembull të mirë e për të kuptuar se kush janë shqiptarët e vërtetë, se kemi vlera në lidhje me historinë, traditat, kulturen ,arsimin e dashurinë në lidhje me gjithçka inovatore e kontemporane, kur ajo vihet në shërbim pozitiv e në shërbim të njeriut.

Në vëndlindje kam lënë rrënjet. Aty jam latuar si karakter, t, cilin e trash,goj si ADN nga prindërit e mi ....falë shtysës së tyre arrita të ngre Mimozën mbi deshirat e saj ,për të prekur skenën , me pasionin, këmbënguljen dhe durimin e matur.

Ndërsa festivalet ishin ëndrra për ç'do këngëtar duke qene pjesëmarrëse them se, kurajoja nuk më ka munduar, por kjo dhe si dhunti e vokalit ti, për të cilin kam sakrifikuar shumë për ta mbajtur në gjëndjen më të mirë.Nuk mjafton vetëm të bëhesh për skenën , por të duhet dhe ta mbash të qënit këngëtar i mirëfilltë , madje kjo përbën edhe peshën që koha mos të të zhvleftësoje.Them se vëndlindjes i kam marrë sukseset e mia, ndërsa i kam lënë shpirtin e Artistes në ç'do kohë.

 

Cili është Festivali i parë në të cilin keni debutuar dhe në ç'moshë...

 

Më hodhët në nostalgji tani. Kanë kaluar shume vite që nga dalja e parë në Festival.

Për herë të parë kam kënduar kur kam qënë 10 vjeçare në një Festival pionieresh të asaj kohe në vitin 1975 dhe kënga ime e parë dhe shume e dashur titullohet " Mbeti kukulla pa shtepi "e kompozitorit A.Mula. Disa vargje …”Thote goma s'te kam faj, keshtu ben edhe ustaj

tullen heq-tullen heq, tullen heq kur e ven' keq”.........e më pas vazhdojnë këngë shumë të bukura për femijë, që dhe sot jehojnë fuqishëm për vetë mesazhin që mbartin me vete e per vetë statusin tim aktual, siç është kenga "GHUHA JONE SA E MIRE " që do te mbetet shume e dashur për mua, deri ne fund të jetës.

 

Ç'ndjesi të jep skena dhe spektatori ...si e pershkruani...

 

Skena…

E para gje që më vjen ndër mënd mund t'ju them, është se e quaj të shenjtë e me kalimin e kohës kuptojmë vlerën e kesaj thenie dhe vetë Skenës. U rrita me idene se do bëhesha këngëtare e kjo më shoqeroi gjatë gjithë jetës sime, e finalisht ishte skena që do të përmbushte ëndrrën dhe aspiratat e mia, kështu që fjalët më të bukura e ç'do gjë mitike, e lidh me të. Ka magji brënda saj ajo skenë që të rrit e jep përmasa gjigande kur di ta vleresoh atë, janë dritat e prozhektorët e saj që të bëjnë të shkëlqesh, të japin hijeshi e të veshin bukur me ngyrat e tyre, saqö vetem ajo mund ta bëjë, të bën të ndjehesh i rëndësishëm në sytë e të tjerëve, por njëkohësisht dhe shumë e vogël para syve të tua, në lidhje me kërkesat që ajo ka ndaj teje dhe besoj që Artistin në jetë e shoqërojnë shumë pikëpyetje dhe shpeshherë edhe mosbesim dhe zhgenjim, e per mua shume mirë që egzistojnë, se atë ditë që do të mbaronin pikëpyetjet për një artist, atë ditë do të thotë që kanë vdekur shumë elementë artistikë brënda tij. Skena të rrit në personalitet, e të bën të shohësh shumë fenomene e të qënit human me një dimension e sy tjetër , të bën të duash jetën, njerezit,vetveten e të japësh dhe forcat e tua të fundit, në një interpretim për të bërë të lumtur spektatorin, por njëkohësisht për të përmubushur dhe ambicjet e tua në lidhje me pasionin tend, e aq sa e madhe është skena aq me i vogel bëhesh ti përpara sa, e në fund të fundit kjo skenë pa spektatorin, nuk do të kishte asnjë vlerë, por do të ishte një vënd i zbrazët, që nuk do te transmentonte asgjë, e prandaj them, që janë shumë te lidhura skena me spektatorin, e asnjera pa tjetrën nuk do të merte kuptim e kur kjo trio bashkë me ty bëhet funksionale, atëhere suksesi është aty dhe kënaqësia është e madhe dhe ti i kushtohesh asaj, me të gjitha forcat e tua, sa qe këtë e kupton shumë më shumë, ditën që ajo të mungon e brënda teje krijohet një mangesi e boshllëk i madh, saqë nuk mund të shpjegohet me fjalë e nuk ka gjë që na e ploteson, por sigurisht me shikimin përpara mundohemi që kapacitetin tonë si artistë ta dirigjojmë diku tjetër, e ta ndajmë eksperiencen tonë me  më të rinjtë, që presin aq shumë nga ne, e me ëndje  ndjekin të gjitha këshillat e sugjerimet tona. Është një përgjëgjesi shumë e madhe që lind tek ne, e dalngadalë ambicjet tona shndërohen e zëvëndohen me kënaqesitë e arritjeve të nxënësve tanë e lumturia është e madhe dhe sadisfaksioni gjithashtu.

Skena është enë emocionesh ku audienca është një sfidë e vështirë , pasi testimin e bën publiku, ndaj për artistin është e rëndesishme të mos jetë emocional ,sesa të transmetojë emocione të çuditshme.. Kam ditur të superoj skenën dhe publikun, mbase ngaqë e doja shumë këngën dhe kur interpretoja, hyja thellesisht brënda saj.

Kam pasur fatin te jem lindur dhe rritur në Tiranë, por njëkohesisht të jem me origjinë kolonjare. Të jesh me origjine nga andej, do te thote të jesh ngushtë e lidhur me personalitete e qytete, që kanë dhënë shumë për artin e kulturën e për vetë vlerat që mban në vetete, qyteti i Korçës ,për dashurinë e kurimin që i bejnë ata këngës të kënduar. Kam qënë me fat që jam lindur e rritur në Tiranë, per vetë kushtet e lehtesitë, qe te bente jeta e kryeqytetit, për të qëne në zemër të aktiviteteve e sa më afër kompozitorve tanë mjeshtra te Artit, që me  aq pasion punuan me kengën e artin në përgjithesi me gjithe pengesat e çensurat që ata i shoqëruan ne krijimtarine e tyre artistike

 

Ç´emra përmbledh nostaligjia juaj në një kthimin pas....

 

Lista e emrave që perbejne nostalgjine time, për fat të mire është shumë e gjatë, por pa dashur të haroj dike, e jo për mungesë respkti e mirenjohje mund të permendja kronologjikisht...R.Radoja,E.Paparisto,Ferdinand Deda,Eno koço.J.Barbullushi,Z.Turku, Alqi Kareco,G. Mullaj, Gj. Leka, Xh.Jorganxhi,V.Zela, L.Zhegu, I.Libohova, E.Qazimi...e shumë e shumë te tjere......Jane dy pedagoget e mia të dashura E. Paparisto e V. Zela që ishin ato, e më pas jemi ne. Jane F.Deda e Gj.Leka, qe ishin ata të parët që më ofruan krijimet e tyre e dëshirën e mirë që për të parën herë të paraqitem ne Festivalet e rendesishme te atyre viteve ne Shqiperi . Janë A.Kareco i cili ishte ai që më afroi e me dha shansin që për shumë vite të punoj ne Estraden e Tiranës, një periudhe shumë e vrullshme për mua, për nga aktiviteti dhe krijimi im, si nje atriste në radhët e atyre artisteve te asaj kohe, me shume renome si L.Zhegu,I.Libohova,E.Qazimi etj..

Jane G.Mullaj e Xh Jorganxhi ,Jane limoz dizdari e Avni Mula, që me krijimet e tyre bene qe disa nga kenget e mija te mbeten gjate në kujtesen e spektatoreve, duke filluar nga këngët për

fëmijë, Gjuha jone sa e mire, e deri tek ato per te rritur, në vitet që pasuan më pas si" Le te duhemi", Shoqet, Veteranet, Shqiperi të duam shumë etj,etj

 

Aktualisht jetoni në Zvicerr ...Si  vazhdoni e qëndroni ende në prehrin e muzikës...

 

 Të them të drejten në Zvicër kalova pothuajse vitet më aktive të jetës sime, e pse jo dhe  nga më të bukurat. Aktivitetin tim këtu e kam filluar me turne me koncerte të shumta në gjirin e bashkëatdhetarëve tanë, të cilët na donin, degjonin e respektonin për të qenurit këngetarë e për te qënurit shqiptarë të Shiperisë. Gjithashtu, kete nuk duhet ta harojmë, sepse na kane duartrokitur e na kane ngritur në piedestal, na kanë bërë të ndiehemi shumë mirë e janë sofrat e tyre, që na kanë pritur e na ka dhënë aq shumë.

Unë jetoj ne Gjenevë dhe gjithë kohën jam marrë me aktivitete muzikore të ndryshme dhe kam ndjerë veten shumë ngushtë të lidhur me të, e nuk kane munguar angazhimet në disa fusha të kultures. Jam aktivizuar ne shume festa kombetare, me kengen time, kam krijuar nje agjensi artistike, ku kishin të drejte të gjithë artistet shqipetare, të vinin të punonin ne Zvicër si artista e të njohur e të respektuar nga shteti zviceran, pavaresisht se ne atë kohë, Ministria e Kultures së Shqiperisë, as nuk kishte tentuar ndonjëherë, të lidhte një kontrate për ndërrim kulture, midis dy vendeve dhe teknikisht ka qënë shumë e vështire te arrihej, që në disa kantone të Zvicres, shqiptaret e Shqiperisë e të Kosoves, të kishin të drejte të vinin si artistë, por me pas me një vtmohim dhe punë, arritëm që të nxjerim te drejten e punes si artistë, për të gjithë artistet tanë, e me kete aktivitet u mora për disa vite rrjesht, e më pas jam marrë shumë me të rrinjtë e femijët në Gjenevë, me kurset e këngës  pranë Universitetin Popullor Shqiptar Gjenevë, ku kam drejtuar Ateliene e Koralit. Këtu, ku kenaqesia dhe sadifaksioni i punes ka qënë shumë i madh, sepse shumë e madhe është dashuria që kanë shqiptarët për traditat e kulturën e tyre dhe për ç'do gjë që është shqiptare dhe në kete rast flas për shqiptarët e Kosovës, sepse ne fakt dhe numri i tyre, eshte shumë i madh në Gjenevë, ku arin ne 10000  e keta femijë janë të etur te marin e te thithin ç'do gje që ju japim, e ti habitesh me këtë fakt se si këta të rinj e femijë të lindur jashte kufijve te vendit, kanë kaq shume dashuri e kuriozitet për të gjitha qe kane te bëjnë me Kosoven, e për ç'do gje shqiptare.

 

Kam organizur disa koncerte shumë të medhaja, ku kam ftuar shume kengetare nga Kosova,Maqedonia e Shqiperia e midis tyre dhe kengetare  e muzikante shumë të njohur si Ismet Peja, Mira Konçi,Shpetim Saraçi, Sokol Marsi ,Jorida Meta ,Fisnikët, Bleona Qerreti,Aurela Gaçe, Eli Fara, Xhevahiret, Ramadan Krasniqi ,Shkelzen Jetishi,Zenel Doli etj.....e shume te tjere të njohur, ne te gjitha viset ku jetojne shqiptare. Sot perpiqem të jem pjese në organizimet festive me karakter specifik, si në rastet e festave që organizon Ambasada jonë në Bern e Gjeneve, apo në përvjetore të rendesishme, here si organizatore, here si drejtuese e here si kordinatore si ne rastin e Artistets sonë të madhe Vaçe Zelës, ku se bashku me një grup pune miqsh nen kujdesin e MKRS të Shqiperië i bëmë një surprize e nje shfaqje memorie, me këngë te repertorit të saj dhe kujtime nga te pranishmit prezentë, nje koncert me shumë artistë të ftuar nga te shume vende te botes, dhe përqaqesues të lartë te shtetit shqiptar.

 

Përveç këngës, cili eshte hobi i Mimozës dhe preferencat që ajo ka në jetë......

 

Udhëtimet…aq sa ndonjëhere e personifikoj veten me Guliverin (Qesh)...Në fakt kam dhe shumë miq nëpër botë, mbi te gjitha kam familjen time pertej oqeanit , në Amerik, ndaj këtë vend e kam futur ne zemer. Nga natyra jam kurioze, ndaj udhetimet i shoh si një mënyre per të kërkuar çfarë është e nevojshme dhe për ti gjetur pasataj pranë folesë sime ...është argetuese, edhe si një fakt për ti dhënë jetës çfarë mundesish kemi në dorë . Pak per humor Prinderit e mi thone : Në qoftese Mimozes i humbi deshira për të udhetuar e për të bërë paaaak Shoping, këtu ka nje problem të madh(Qesh).... se tashme janë bëre pjese e jetes sime .....si ç'do grua mendoj kush me shume e kush me pak ......

Sporti, Moda,Udhetimet.Opera,Baleti.Teatri,Piktura,të gjitha qe kane te bejne me Kulturen etj, si  dhe një vend të rendesishem zenë dhe miqtë ne jeten time, e me japin kenaqesi e me mbushin nje pjese te mire te jetes

 

Nëse do te kishe ne dore te ndryshoje diçka ne vendin tone , në ç'drejtim do e jepje kontributin tend......

 

E dashur Alma, sikur te kisha nje shkop magjik do te kisha deshire te ndryshoja shumë, ashtu siç pretendon ç'do njeri per vendin e tij, por neqoftese do te me pyesje mua, e neqoftese do të duhej te jepja kontributin tim, ate do te jepja ne krijimin e kushteve, per të pasur nje Rini të shëndoshe ,ne trajtimin e femijve dhe per shkollimin e tyre ne mase, e sigurisht në emancipimin e gruas, në krijimin e kushteve në masë, që gruaja të jete e mbrojtur dhe e respektuar nga shoqeria e nga shteti. Do te kontriboja ne sensibilitetin njerezor si Artiste, për ti percjelle shoqerise gjuhën e paqes, si nje urë progresi ,ndryshe nga fryma militantiste qe eshte bere faktor perçarjeje, ku nuk ka te fituar me teper se sa humbje në integrimin tone si europianë të denjë.

 

Ka Mimoza nje idhull ne muzike, apo ne art...

 

Sa per idhuj nuk i takoj asaj pjese njerezish e me bezdis kjo die, por doja të thoja qe kam preferencat e mija dhe ato levizin e ndrojnë me kohën, sepse si kudo edhe muzika bën evolucion dhe numri i të preferuarve te mij eshte i gjatë sepse degjoj nga te gjitha rrymat e të gjitha me pelqejne kur kane brenda profesionalizem e ndjenje e sigurishte dhe mesazhe ..

Mendoj se ç'do njeri qe të frymezon në jete, të behet si pjese e vetvetes ....Ne artistet jemi mesuar te frymezojmë, por sigurisht edhe ne shpesh gjejme referencat tona qe na japin inspirim, si nje menyrë per te kuptuar arritjet nepermjet shëmbujve......Disa nga te preferuarit e mi janë Isabelle Boulay,Randy Crawford,Mia Martini, Eminem, Zuchero, Amedeo Minghi, etj.

 

Keni krijuar dhe ne Zvicer nje rreth bashkepunimi zvicerrano-shqiptare...Sa njihet Shqiperia ne komunitetin ku jetoni..

 

Kur bëhet fjalë për Gjeneven, duhet te dime që është nje qytet kozmopolitan, ku jetojne e bashkeveprojne mbi 150 nacionalitete, ku nje vend  shume të rendesishëm ze dhe komuniteti shqiptar, e për rrjedhoje ne kemi pasur një fat qe ky eshte nje qytet dhe nje kanton shume i hapur ndaj të huajve, e në gjirin e ketij qyteti aderon dhe frymon dhe Universiteti Popullor Shqiptar, i cili është nje institucion i cili subvencionohet nga shteti zviceran, e ku ne te bashkeveprojne shqiptare e zviverane, e shume nacionalitete të ndryshme, e për rrjedhojë egzistenca e ketij institucioni, ka bere qe jo vetem të njihet komuniteti shqiptar në Gjenevë, por dhe te përkrahet e te ingranohet dhe në instancat me te larta të drejtimit te ketij qyteti ku problemet tona të njihen e fjala e kontributi  jonë te jene te pranishem, e te vleresohen e dëgjohen.Unë per shume vite rrjesht kam qene anetare e Komitetit te ketij Universiteti e ka qene nje eksperiencë shume komplete per mua, e kontributi im nuk ka munguar dhe në kete rast e te habit fakti se sa shume jane aktiv zviceranet per te dhene kontributin e tyre në ecurine e ketij institucioni, e per ti dhene dinjitetin e duhur  per te qene te barabarte midis te barabarteve, e ketu e kam fjalen per komunitetin shqiptar.Në te gjitha festat qe behen ne kete qytet te madh, te pranishem jane dhe artistet shqiptare ku ndiqen me vemendje dhe duartrokiten e ku te pranishem, janë dhe Bashkia e Gjeneves,Keshilltaret Nacionale dhe Federale e shume personalitete te jetes gjeneveze.

 

Me sa dime dhe artistja jone e madhe V.Zela jeton ne Zvicer...A keni kontakte dhe kur mund ta keni takuar për here të fundit...Cila është gjendja e saj...

 

Artistja e Popullit Znj.V.Zela jeton në qytetin e Bazelit dhe kontaktet i kam shumë të mira dhe fati e ka dashur që te jem pjesmarese ne dy aktivitete te rendesishme, që jane per te nderuar figuren dhe aktivitetin e saj . Të parin aktivitet e kemi organizuar ne kuadrin e U.P.A.ku ka qënë e ftuar e nderit per festen e 28 nentorit, ku une kam qene drejtuese e ketij aktiviteti dhe ka qënë nje kenaqesi shume e madhe për mua e ne një fare mase dhe një detyrim moral, qe kemi per te nderuar kete brez te madh artistesh, qe nuk kursyen asgjë per te mbajtur gjalle artin e kulturen shqiptare, e ku emocioni dhe perkushtimi ka qene shume i madh, e së fundit jemi takuar në Qytetin e Bazelit ku MKRS e Shqiperise, kishin pregatitur një album me te gjitha kenget e saj ne vite e ku në te njejten kohë, nuk munguan dhe shperblimet e dheniet e dekoratave nga institucione te larta te Shqiperise e Kosoves, e ku këtu une kam qene kordinatore e ketij aktiviteti, e është një kujtim shume i bukur, qe do te mbetet gjatë ne kujtesen time për figuren e saj asnjehere nuk eshte shumë, sikur sado qe te bejmë. Sa per gjendjen e saj, ne pak a shumë e dimë, por ajo qe doja te thoja e qe me lumturon jashte mase eshte se ajo rrethohet  e i sherbehet me kujdesin  e me perkushtimin me te madh nga njerezit e saj të afert, e nga familja e saj e mrekullueshme, që jane te gjithe për tu admiruar per komunikimin e lidhjen qe kane ata me njeri-tjetrin, e ku përfitoj dhe njëhere te shpreh konsideratat e mija për kete familje, e per kete artiste qe është aq shume modeste dhe aq e madhe njekohesisht.

 

Si mendoni a ka mangesira në trajtimin e Artistëve.....

 

U bë kohë që jam shkeputur nga rrethi i artisteve ne Shqiperi dhe ndryshimet e bera, i shoh pak ne menyrë të terthorte, pasi nuk jam e angazhuar  ne aktivitetet që zhvillohen aty. Kuptohet që diferencat me trajtimet qe vete artistet kane ne bote,  jane te ndjeshme.Megjithatë dhe si berthame individuale, ç'do artiste lufton te arije te gjeje vleren dhe meriten e tij në ate  çfare ai ben me artin e tij .Por nese ata do te organizoheshin në shoqata për mbrojtjene në menyre të vullnetshme te drejtat e tyre, ndaj ç'do trajtimi, them se dhe vete arti ne Shqiperi do te funksiononte mbi parametrat e një ecurie progresive.

 

Për ty nesër do të thotë...

 

Për mua nesër fillon me  sot, që do të thotë …një dite e nje mundesi më shumë në jeten time ,nje faqe e re gjurmësh per t'ja qendisur me vepra librit te jetes sime, te papritura,surpriza e pse diku te bukura e diku te hidhura. Një mundesi për ti marrë jetës më shumë...

 

Zë vënd politika në jetën tuaj...

 

Do të thoja dhe po edhe jo.Nuk e kam bere asnjehere pjese te jetes sime politiken...thjesht e ndjek me kureshtjen e ftohtë si nje qytetare qe kerkon te informohet, për ç'do zhvillim që ndodh.

 

Motoja që ju paraprin…

 

Jetoje jeten, se kurrë nuk të kthehet , keshtu nuk do te dhimbset asnje sekonde e humbur në çartjet e mendimeve. Sa më shumë dashuri e origjinalitet në gjithçka.

 

Dëshira apo plane për të ardhmen...

 

Te ardhmen e shoh me të njejten fuqi të arsyes si të tashmen ....mbase jo me kaq vullnet të sprovuar, por me deshirën për ta ndjerë jetën në paqe të shendetshme dhe rrethuar me dashurinë e njerezve të mi të shtrenjte. Nuk e di çfare mund të më sjellë e ardhmja, ndaj planet mbeten edhe si fat nga Zoti mendoj ndonjeherë.

 

Meqë ju pëlqejne udhetimet, ku do doje te riktheheshit përsëri....

 

Të them te drejten ç'do zbulim ka qënë mbreslënes, sidomos ai në Paris, pasi kishte dhe nje motiv të veçante ky udhetim, sepse pas 27 vitesh,  organizuam nje takim aty me ish liceistet ,dikur shokë klase, sot artistë te shperndare neper bote. Pak nga pershtypjet e ndryshimeve tona ne kohe ,dhe pak nga mahnitja e syve nga kryeveprat pariziane, ende e kam te pashlyeshme ne memorie këtë vizitë, por qe te jem e sinqerte per nje rikthim udhetimi ,them se do te preferoja  Ameriken, madje Las Vegasin ku bota është e shtrire aty e tëra në atë siperfaqe ku shkelqimi dhe arkitektura jane te paimagjinueshme, vendi ku shtyhen limitet me të gjithe kuptimin e fjalës dhe ku kjo shprehje më së miri mer kuptim. Mbase do te kisha dëshire të rikthehesha dhe diku tjeter e me shume kenaqesi e kuriozitet,  e dashuri se më parë, por kete le t'ja lëmë kohës, si nje surprize të bukur.

 

Ç'është për ju dashuria

 

Oh, e dashur Alma. Sa vargje të shkelqyeshme e teper të ndjera,  të gjetura për mua, ke shkruar ti për dashurinë…Dashuria për mua nuk ka perkufizim . Ajo është frymëmarje, ndjenjë shumë e fortë. Jane shkruar shume per dashurinë ,është kenduar shumë, është hedhur shume në telajo...Për mua nuk ka definicion, nuk ka gjuhë e fjalë per ta shprehur atë.

Është shumë e madhe. Për mua dashuri është krehja ime e mëngjesit, është veshja ime e mengjesit, është mendimi im i pare i mengjesit, është rrezja e parë e diellit e mengjesit .....është gjithçka….FRYME…

 

A keni here pas here në mërmeritjen tuaj ndonjë refren...

 

Për një kengetare madje është rit i zakonshëm (Qesh) Ndonjëhere refrenet, janë plotesime të kërkesave të njerezve të mi të afërt të familjes sime, apo të miqve të mi teper të ngushte , kur mblidhemi për të festuar....megjithate, rezonon e vazhdon të rezonoj ne koken time, nje refren qe ja dedikoj dikujt "Every thing I do,.do it for You"  refren i imi, i cili është shumë i gjërë për mua ne kuptimin e tij dhe i dyti refren "I beleive in Angel....i cili dhe ky do të shoqerojë gjatë në jetën time, se te besosh në Engjëj, për mua do të thote shumë.

 

A ke ndonjë peng në jetë…

 

Një ndër të në jetën time, eshte nga momenti që kam lënë skenën time dhe publikun tim e mbase dhe ndonjë gje tjeter e parendesishme, qe nuk me kujtohet tani.(Qesh) Nuk i takoj asaj pjese njerezish qe pendohen për gjera esenciale, që kanë mundur të bejnë ne jetë ose i kane shoqëruar ata në jeten e tyre , por ka shume keqkuptime që mund te ndodhin ne jete mes miqsh e kolegesh, qe vertet pendohemi e mundohemi të kerkojme falje dhe është njerezore e force karakteri per mua, të kërkosh falje ose te dish te falesh në jete. Në pergjithesie jam e kenaqur me jeten time, e me menyren si e kam jetuar e udhehequr ate. Jam krenare per kete sepse ne fund te fundit, është jeta ime me te mirat e me te gjitha, qe e perbejne nje jete te mbushur me evenimente, me sadisfaksione , me zhgenjime, me dhimbje, me lindje, me ndarje, me ribashkime, me falje, etj.

Peng? Mbase faktin qe s'mundem dot të jetoj pranë familjes time në Amerike , pasi im bir është integruar mjafte mire në Zvicer , sa me vjen keq ta shkepus nga kjo botë e tija ku ai gjendet vërtet i kënaqur .

 

Po e perkedhelura e fatit a ke qënë dhe për çfarë konkretisht…

 

Ndonjehëre them se kam ditur mbase ta perkedhel fatin, pasi nga natyra jam ambicioze dhe gjithmonë kerkuese për ti marre jetes më te mirën e mundesive që luftoj per ti pasur....

E perkedhelura e fatit kam qënë nga momenti qe kam pasur nje familje te shkelqyer, dy prinder shumë te mirë e te devotshem, e qe  ne ç'do moment kanë qendruar prane nesh, na kane ndjekur ne kenaqesite tona, e qe dhe pse mbas 46 vjet martese jane se bashku, na kane falur aq shume satbilitet e dashuri e perkushtim ne jete. E përkedhelura e fatit kam qene nga momenti kur jam bere nënë me nje djalë shume te bukur e të shkelqyeshëm qe e dua e me do shume, nga momenti kur jam bere e njohur si Artiste, e fati me dha skenen për të permubushur endren e ambicjet e mia në jete. Megjithese jam larguar relativishte e re ne moshë dhe e re ne aktivitet nga Shqiperia, dhe me vjen keq qe nuk i dhashe të gjitha e nuk ndava moshen time te pjekurise si Artiste, me publikun e vendin tim, e që per mua Shqipeia eshte nje lamtumire e pathene, që dhe e tille do te mbetet.

 

Preferencat e Mimozës…

 

Gjithmonë e veçanta ne stil më ka tunduar.Kur vishem kerkoj Mimozen si imazh, jo vetem ne markat perzgjedhëse, por ne linjen time ku veshja është natyrë e imja ,moderne dhe tipike,që do te thote ,deri ne nje fare mase personaliteti im, që do te thote spikatje ne idene e stilistit.Kur vishem ndjej qe mbulohem nga nje energji vitale ,ku look-u përbën një pasion .

 

Stina e preferuar…

Pranvera.....madje muaji Maj, pasi fatmiresisht jam lindur në këtë muaj të luleve dhe më inspiron energji pozitive, si një frymëmarrje lirisht...

 

Pija

Një birrë e ftohtë, madje me sjell edhe ne humor te mire e sa per te tjerat, ja kam lene pjeses tjetër te familjes time, duke e ditur qe me origjine jam Kolonjare, e dime mire qe jane qeflinje te mire te rakisë e të verës.

 

Parfumi

Leviz me parfumet por sigurisht për mua jane ato te "Hermes"

 

Lulja

Orkidea, madje në shtëpi kam disa nga ngjyrat e saj. Me pelqen shume si lule, pasi ka finesë dhe delikatesë qe nje femer duhet te kete . (Qesh)

 

Një mesazh që do i jepnit lexuesit...

Sa më shumë "Tolerancë" në të gjithë jetën tonë e në "Mendimin" e tjetrit.

Do t´u thoja që të njohësh njerezit, do të thotë në një farë mënyre të njohesh pasionet.....mbase dhe ky refim i imi i natyrshem ne kete intervistë, mund tu sherbeje kujt gjen frymezimin në shpirtin e një artisti, apo ngre respektin në emër të mirenjohjes së gjithçkaje, thënë sinqerisht!

Gjithashtu, meqënëse jemi ne festat e fundvitit, do doja t´ju uroj të gjithë shqiptarëve anembanë botës, t´i kalojnë ato gëzueshëm dhe me mbarësi në vitet më pas.

Faleminderit!

 



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me mësuesin, pishtarin dhe atdhetarin Ramadan Dërmaku Mikel Gojani: Intervistë ekskluzive me veprimtarin e LDK-së, profesor Anton Kolaj Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së Nexhmije Mehmetaj: Intervistë me shkrimtarin e shquar nga Kosova Arif Demolli Albert Shala: Intervistë ekskluzive me aktivistin Lekë Hajdaraj nga Gjakova Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poeten Xhevahire Izmaku Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Kadri Mani: Intervistë Ekskluzive me veteranin Ismail Bytyçi Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Këngëtarin, kompozitorin, Poetin dhe Publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian

Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT