Mendime
Shevki Sh. Voca: Deklaratë e Fadil Hoxhës me rastin e formimit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit
E merkure, 10.11.2010, 10:56 PM
DEKLARAT E FADIL HOXHËS ME RASTIN E FORMIMIT TË LIDHJES DYTË TË PRIZRENIT*
Nga SHEVKI SH. VOCA
Me të vërtet, gjakpirësi Nediç, tradhtari i popullit serb, nuk ka thënë kotë: “Për derisa e kemi Xhafer Devën, Ilijaz Agushin dhe disa të tjerë...për Kosovën nuk kemi për se të brengosemi...” Për këtë arsye ky zuzar, duke i mashtruar edhe disa shqiptar të ndershëm të anës tonë, me 16- IX-1943. i tuboi në Prizren, kinse ta formojë Lidhjen e Prizrenit, duke e shfrytëzuar rëndësinë historike të popullit shqiptar të vitit 1878, që të spekuloi me dëshirën e popullit shqiptar për lirin e tyre, në ç’mënyrë ai do ti siguronte interesat dhe karrierën e njollosur të vet të cilat ia ofron Gestapo-ja.”
A është e mundur që Lidhja e Prizrenit e vitit 1878, e cila ka një peshë të veçantë historike për tërë popullin shqiptar, me të cilën ka udhëhequr patrioti mirënjohur Abdyl Frashëri, të krahasohet me agjentin e Gestapo-s Xhafer Devën?
Rreth kësaj mace të zgjebosur sot janë tubuar të gjithë reaksionarët, humbje kotësitë, të korruptuarit (ryshfetxhit), shovinistët dhe karrieristët, si Bedri Peja, Açif Blyta, Tahir Zajmi, Sefedin-begu (fjala është për Sefedin Begollin nga Peja, babai i aktorit të madh Faruk Begollit , Sh. V.), dhe kompania e tyre duke vendosur, sjellë dekrete, formuar plane, në ç’mënyrë që të pasurohen sa më shumë në llogari të tradhtisë popullore, kurse në anën tjetër, për ti maskuar qëllimet e fëlliqura të tyre, që ti fshehin si gjarpri këmbët, shesin nacionalizëm për një Shqipëri etnike, duke brohoritur se Kosova gjendet në rrezik. Me këtë, ca më shumë kalojnë në një imperializëm të përlyer Drazhiste (Drazha Markoviq, Sh. V.), duke e kërkuar çakë edhe Rashkën, Vranjën, Velesin, vendbanimin e Artës etj. Ndërsa ka edhe asi tipa të verbëruar sa që thonë: “Nga Beogradi deri në Stamboll.”
P.s. Ja le xues të nderuar kush ka qenë Fadil Hoxha, që tani mbeturinat e ish rexhimit komunist Jugosllav, mundohen me çdo kusht ta nxjerin si figur dhe person të pastër kombëtar. Ai ka ndjek,
* Nga artikulli I Fadil Hoxhës në gjuhën serbo-kroate dhënë gazetës “Sloboda”, tetor 1943. Të botuar në “Zbornik dokumenata I podataka o narodnooslobodilackom ratu jugoslovenskih naroda-Vojno istorijski institut, Tom I, knjiga 19-Borbe na Kosovu 1941-1944, Beograd…Për këtë shih Dr. Muhamed Kesetovic “Kontrarevolucija na Kosovu-pokusaj I sprecavanje” faqe 193. Beograd 1984.