E premte, 26.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Krizë shoqërore e shpirtërore

E diele, 30.05.2010, 07:59 PM


Krizë shoqërore e shpirtërore

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Tani për çdokend është e qartë se rrymat ideore politike i kanë lëshuar rrënjët thellë në shoqërinë tonë. Dukuritë e tilla kanë bërë njeriun tonë të ndodhet në një krizë të thellë politike krahas asaj ekonomiko-sociale, po edhe shpirtërore. Defekti jonë qedron aty se pikërisht kjo shoqëri nuk ka siguruar plotësisht sipas kohës nevojat e veta, ndaj edhe shqetësimet shoqërore janë pothuajse të papërfillshme. Krizat dhe turbullirat u përngjajnë shtrëngatave, furtunave e cikloneve dhe në shumë raste nisur nga përfundimi janë të mira, sepse e shtrënguar prej tyre shoqëria detyrohet të ndryshojë e kështu arrinë të përshtatet me kohën e të ecë me hapin e saj. Gjithësesi nuk mund të mendohet që edhe kombi ynë të mbetet jashtë saj. Dhe kështu do të ndodhë: do të kalojë nga kriza në krizë, do të bjerë nga shqetësimi në shqetësim, por, në fund do të rilindë ai që është. Këtë rilindje do ta sjellin ata që do të dinë të krijojnë struktura të reja të përgatitura në mënyrë të përsosur, me themel dhe në përputhje me parime në respektim të ligjit dhe shoqërisë.

Ajo që është shqetëuese në ditët tona është tema e unitetit dhe përçarjes, njëra prej çështjeve më aktuale që vazhdon të ruajë rëndësinë e vet. Për këtë treguesi më i mirë ishin zgjedhjet lokale të 23 majit, mbajtur në 14 komuna në Mal të Zi. Ata përfnduan ashtu siç përfunduan me një antagonizëm dhe përçarje të pakuptimtë të subjekteve politike shqiptare, faturën e së cilës po e paguan populli. Tani që dihet humbësi dhe fituesi është momenti për të nxjerrë analiza: pse kështu, ku gabuam, kush ishin faktorët, nga ku është e pamundur të pëfytyrohet një rrezik më i madh se ky! Këtu ka vend për një analizë të mirëfilltë për të kuptuar se si duhet të veprojmë në të ardhmen, pa përjashtuar një mjedis si ky i yni i mbushur me fanatizëm e intolerancë, gjë që vështirë të mendohet për bashkim e unitet. Sigurisht, sepse mirëkuptimi dhe marrëveshja kanë kaluar në grupe e taborre interesash, për çka kanë humbur vlerat, dinjiteti, logjika për të vepruar në mënyrë kolektive dhe kjo e vështirëson punën e angazhimin e të tjerëve për bashkim mbështetur mbi arsyen dhe logjikën për t’u bërë jetëgjatë. Kjo është punë e vështirë, por përpjekjet duhet bërë dhe atë të fillojnë një orë e më parë sepse kështu me llafe, pa mbështetje nuk mund të shkohet më. Kështu siç veprojnë individë rreshtuar në krah të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, vetëm apo bashkë me subjektin politik shqiptar, Unioni Demokratik i Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës, brënda përmasave tona, pa asnjë diskutim është i pamjftueshëm për një komb e nuk mund të quhet i lejueshëm për nga këndvështrimi i parimeve tona dhe nuk shpreh asgjë për të ardhmen tonë.

Në rrethanat e krijuara, unë personalisht, po edhe nga e kaluara, marrëveshjen dhe mirëkuptimin e shoh të pamundur përderisa gjërat rrjedhin duke paragjykuar të tjerët si mohues, mëkatarë, e pa u shkulur e hedhur të gjitha këto. Mbetet të themi se ekzistojnë një sërë faktorësh përçarës që nuk duhet nënvlerësuar, të cilët na kërcënojnë unitetin e domosdoshëm e të detyrueshëm nëse ne nuk gjejmë një udhërrëfyes që t’i shkonte fjala te këto individë. Një pjesë e tyre kanë menduar t’i shërbejnë popullit me sinqeritet, me përkushtim, varësisht rrethanave të krijuara, me kuadro të dëshmuar për të zhvilluar veprimtarinë politike, kurse disa të tjerë, të dalë tashmë mbi ujë janë të pranishëm vetëm me paragjykime negative e keqdashëse. Ky është fakt dhe gjithnjë vazhdon të veprojë duke ndryshuar cilësi dhe për rrjedhojë ka ndryshuar proporcionalitetin. Imoraliteti si një epidemi ka përfshirë tërë shoqërinë duke shembur të gjitha parimet që mbajnë në këmbë një shoqëri e që një pakicë e lumtur, e shkujdesur i nxorri në skenë për llogari të veta ata që u mashtruan pas tyre, ata që për plotësimin e një sërë nevojash treguan egoizëm e konfrontime serioze, polemika të ashpra për të kryer shërbime për të tjerët!

Atëherë, pra, është jashtëzakonisht e nevojshme duke llogaritur edhe faktorët përçarës të jashtëm e të brendshëm, të shtrohen për diskutim pikat tona të përbashkëta që do të përbënin bazë  për bashkimin tonë sa të nevojshëm aq edhe të domosdoshëm në këto momente, si dhe të ritrajtohet çështja jonë në mënyrë të arsyeshme e të logjikshme. Dhe të gjithë ne duke lënë kritikën mënjanë, të jetojmë pak me fjalë miratuese e vlerësuese që të ofrojmë njëri-tjetrin për të mirën e shoqërisë dhe të mos i bëjmë ndryshimet me pretekste armiqësie. Të jemi syçeltë ndaj intrigave dhe të mos biem në lojën e tyre!



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora