E premte, 03.02.2023, 10:14 AM (GMT)

Faleminderit

Gani Qarri: Edhe një Dëshmor nga Treva e Hasit, për krijimin e Shqipërisë Etnike

E shtune, 22.05.2010, 08:51 PM


Edhe një Dëshmor nga Treva e Hasit, për krijimin e Shqipërisë Etnike

 

Nga Gani Qarri

 

Edhe pse luftërat shqiptare ,gjat gjithë historisë, kan qenë gjithmonë vetëm luftëra çlirimtare  për lirinë e kombit dhe Atdheut,ati  kurrë nuk iu hoq barra e vuajtjes së robërisë sllave dhe greke,për lirinë e të cilit edhe sot vazhdojnë të flijojnë jetën e tyre shumë luftëtar të lirisë!

 

Madje siq ësht përsëritur me mijra here dhe siq ësht e ditur për të gjithënjë pjes bukur e mirë e Popullit Shqiptar dhe Atdheut të tyre,rreth e rrotull Shqipërisë dhe Kosovës,gjendet akoma nën robërin e këtyre pushtuesve të cilët për synim nuk e kanë vetëm pushtimin e tokave tona por mundësisht edhe  zhdukjen e kombit shqiptar.

 

Kjo e mundonte edhe Luftëtarin sypatrembur, Xhafer Shalën nga fshati Rogovë e Hasit i cili aktivitetin e tij qlirimtar e kishte filluar që në moshën 19 Vjeqare duke filluar me luftën në kuadër të  UçK-së  për çlirimin e Kosovës, për të mos u ndalur më kurrë deri sa e ndaloi vdekja, që krahas  angazhimi në TMK, të mos i ndaloi përpjekjet për ndihmesën e luftës për çlirimin edhe të pjesve tjera të okupuara nga sllavo-bullgarët.

 

Në përpjekjet e tij kombëtare, ai bashk me shokët e luftës dhe idealit,ra në pritat e tradhëtive të mëdha, tashmë të njohura që nga kohët më të vjetra, që organizohen kundër Patriotve të pashuar Shqiptar!

 

Komandant Kushtrimin, ai nuk e kishte admiruar vetëm pse i  kishte ardhur në ndihmë çlirimit të Kosovës, por ishte shembulli i tijë sublim,dhe shoqëria e krijuar nga një  Patriotizm i pa hile i Xhaferit, si me Trimin Harun Aliun ashtu edhe me bashkluftëtarët tjerë, me të cilët nga aty ishin nisur bashkë,  për të mos u ndalur duke vijuar rrugën e përpjekjeve deri në vdekje, për çlirimin e q`do pllëmbe të Atdheut, gjithandejë ku Bukës i thonë Bukë e Ujit-Ujë!

 

Ndaj edhe Xhafer Shala nga fshati Rogovë e Hasit,si shumë shokë të tij më par, edhe ai vdiq me idealin e çlirimit dhe bashkimit të  Atdheut të coptuar, por që tradhëtia ia ndërpreu rrugën para arritjes në cak,rrugë e  cila nuk guxon të heshtet e as ndalet, por duhet vazhduar nga njerz të Kombit dhe sakrificës,deri në arritjen e Qëllimit, për çlirim dhe bashkim Kombëtar.

 

Familjes së Xhaferit,si edhe shokëve të idealit,iu shua edhe një yll drite, i cili ndriste në rrugëtimin e bashkimit shqiptar duke e shkrirë jetën e tyre rinore në malet e pusive të organizuara me tradhëti, kundër çlirimtarve të Atdheut të cilët nuk kursyen mundin dhe sakrificat sado të rënda të ken qenë ato,deri në vetflijimin heroik  të tyre!

 

Komandant Kushtrimi,Xhafer Shala dhe gjithë bashkluftëtarët nga të gjitha trojet shqiptare,e vazhduan me heroizëm traditën e luftërave për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike.

 

Këtë e vërtetoi edhe një herë edhe Xhaferi me shokët e rën, dhe ata që do ta pasojnë rrugën e tyre ,siq bënin edhe luftëtarët e luftrave të filluara qysh nga Lidhja e Prizerenit,për çlirimin dhe bashkimin e të katër Vilajeteve Shqiptare,e që nga ato udhëzime Bajram Curri me luftëtarët e tij,sipas Historisë sonë me 14  tetor të vitit 1911 kishte qliruar Shkupin Kryeqytetin e Dardanisë Antike.

 

Ndaj në të njejtat hapa po ecte edhe Komandant Kushtrimi dhe  Xhaferi me shokë,por ata nuk arritën dot deri atje ngase tradhëtia nuk i la që të shkonin përtej Radushës duke ua  prerë rrugën me tradhëti në Besë!

 

Kujtimi i vrasjeve sa vjen e shtohet,edhe për  shokët e Xhaferit,si Qemajl Fejzuallahun nga Gërçeci dhe Shaban Zenunin nga Merova, Komandant Kushtrimin-Harun Aliu, e ndoshta kurban i përgjakjes së trojeve shqiptare iu janë bër  edhe Emra të tjerë të njohur të kësaj lufte,ku sipas disa njoftimeve të mediave, gjë që mos e dhashtë zoti që të jetë e vërtet,se në pritat e organizuara të tradhëtive,të kenë rën edhe Lirim Jakupi e Fatos Alija.

 

Dhembjet për vrasjen e Shqiptarve në pusi,rëndohen edhe më shumë,kur dikush përpiqet hapur dhe në mënyr cinike, ti gëzohet rënies së tyre,dhe derdhjes së gjakut shqiptar në vazhdimsi, gjë që alarmon më shumë se vdekja,e cila kërkon eliminimin e pasojave,me urgjencë për mos përsëritjen e vrasjeve të tilla në vazhdimin e rrugëtimit të pa ndalur deri në realizimin e idealit Kombëtar.

 

Duke uruar që rrugëtimi kombëtar sa më suksesëshëm të shtyhet përpara,familjeve të dëshmorve,ngushllime të sinqerta dhe të gjithë Dëshmorve të Atdheut,kudo ku kanë rën për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, i lehtë ju qoft Dheu i  Shqipërisë ETNIKE!



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora