Faleminderit
Ksenofon M. Dilo: Nderim për Mustafa Vrionin
E enjte, 20.05.2010, 09:59 PM
NDERIM PER M U S T A F A V R I O N I N
Nga KSENOFON M. DILO
Historia dhe legjenda ndërthuren te VRIONASIT duke sjellë të dhëna për një familje, që ka lojtur rol të rëndësishëm në historinë tonë kombëtare “.Flasin për këtë familje , konsuj dhe studius : francezë ,austro-hungarezë,historianë turq,pa anashkaluar burimet primare shqiptare. Pukevili flet për një prejardhje , nga një degë e shtëpisë bizantine.
“..Vrionasit vinë në krye të familjeve të mëdha-shkruan M. Guga- e pas tyre Toptanajt,Vlorajt,Derrallajt,Vërlacët etj.. Mbeten në kujtesë te historise sonë kombetare,roli i familjes VRIONI ne krijimin e çetave ne Shqipërine e jugut. Mënçuria,zgjuarësia,zotesia në funksion te idealeve kombetare,gjurmëlënese në memorien e historise shqiptare. “
Burrëri, fisnikëri VRIONASE - shihje dhe te MUSTAFAI , nipi i patriotit të madh,NESHAT BEJ VRIONI,firma e të cilit pas asaj të Ismail Qemalit në aktin e pavaresisë-bir i atdhetarit Flamur Vrionit ,i njohur për bujarinë e Tij e shpirtin e flakte atdhetar: ”ATDHEU DHE KUR TE VRET ..-thosh- DUHET TA DUASH .”
Me të tilla ndjenja u rrit Mustafai (MUçI,si e thirrte dhe e njihte gjithë Berati )ky djalë , MUSTAFA FLAMUR VRIONI (1956 -10/02/1998) i mënçur që fuqi më të madhe në jetë çmonte dashurinë për njerinë e, me ëmbëlsinë e fjales,me hollesinë e shprehjes ,çlodhte , inkurajonte , ngushëllonte , lehtesonte te tjetri barren e rende të halleve .
Buzeqeshja e Tij vertetonte M I R E S I , të pasuronte në qetesi dhe,vinte vule në M I Q E S I :
”Ti ngrohim shpirtin shqiptarit me vepra te sinqerta vëllazërore-thosh- se,jemi para një realiteti ku, varret e zëmres janë,dhe shpirti i shqiptarit te vërtetë po rënkon…Të mësohemi ta shohim ç’do gjë nje përvojë me vlerë” Më i pavlefti për Të-thashethemaxhiu. Ish nga ata qe fjalën ja lexonje dhe në heshtje. Sytë plot dritë ,po dritare shpyrti-shprehnin njerëzillëk po,dhe urrejtje për çnjerezoren.
Ideali që ka ndriçuar jetën e Tij – SHQIPERIA DEMOKRATIKE. Virtyt – FISNIKERIA dhe E VERTETA .
” Komunistet nxjerrin nga goja më lehtë shpirtin se, të vërtetën !”-thosh , dhe perseritete fjalet e intelektualit burreror,Kadri Hysenbegasit , për moralin çnjerëzor: ”Komunistet gabojne,vetëm kur thone te vertetën” .Fliste Muçi e fjala i peshonte. Llogjika e tij,kuronte plagë e vuajtje ,shkaktuar nga te droguarit e bandes së kuqe që,në sytë e popullit ishin gjarpërinj ne vezë.
Shpërthyer lufta e klasasve,hyri zagali(zekthi)i saj në përçaje të njerezve, propagandohej qe do beheshin “mrekullira” …do luanin malet nga vendi .Servireshin…perparime pafund,të mira te panjohura!... Ne fakt vuajtjet,mundimet shtoheshin nga dita në ditë.,nga mbinjeriu i partisë, që e katandisi të shkeputur nga nga sjellja njerëzore .Për diktaturen mjerimi ,vuajtjet, vdekja jane një nevojë! ,jane një dobi,dhe dobie madhe..Rënkonin dhimbjet që jepte kjo diktaturë .. Në familjen Vrionase, shqetesimet edhe më të forta..Veç, sa më e madhe ish armiqësia e bandës sllavo-komuniste që i rrethonte,,aq më te fortë bëheshin ata !. Njerinë e mirë,asnjë forcë nuk e mposht dot,sado jeta ta sulmojë dhe me tërë furinë e egersisë se pashoqe - qoftë dhe si kjo ë strukturave e agjenturave kuqalashe. Mustafait,i Ati iu nda nga jeta para kohe.Kyçi brënda vehtes dhëmbjen e madhe dhe, jep në shtëpi zemer ,dritë e forcë për dallget e jetës . Ushtrinë e kreu në brigaten e punës.Punë filloi në stacionin metereollogjik,me shumë aftësi professionale. Shqoi në studimet e larta( me korespondencë)..Po,u ndalua ti vazhdonte !.Dalloi më tepër nga ç’duhej! Edhe pse gezonte respekt te veçante nga gjithë e sidomos përpjekjet e drejtorit Skender Xhunglini per t’u lejuar vazhdimesia e universitetit nuk u mundesua që,nuk u mundesua! Pa ç’ka ,që s’kish njeri qe e njihte, e të mos e vlerësonte, ketë djalë inteligjent, të qeshur,të urtë , te zgjuar e, shumë të komunikushëm.Fliste gjithë gëzim,sikur të ,mos kishte gjë në bote te mund ta merzitete këtë burrë!
. . Shihje kudo tek Ai njeriun-karakter,që i jepte rendesi njerezores,me një zemër që është altar për të bërë therori ne dëshmi të të mirësise për Shqiperi e Demokraci. “ DUHET FORCE E DUHET ZEMER SOT- THOSH MUCI NE KETE KULM DHUNE – VETEM NJERIU I DOBET MBULOHET NEPER DHIMBJE E NE MJERIME”.. Shumë u përpoq sigurimi ta shtinte në dorë”, ta dërgonin jashte shtetit.... Ty të beson diaspora- thanë!” Po..më kot . . MUSTAFA VRIONI nuk u tund nga e tija…me gjithë privilegje ..që sugjeronin e pastaj imponime sa .. natën e mernin dhe e shpinin në Lushnjë . E shpunë te vorrezat- me revole në koke- tregonte,edhe Mëma,Idajetja (Duduja si i therriste) – e moshuar atje në krye të dhomes ,në polifron, si një plake në legjenda ..qe fatkeqesite nga diktatura, nuk e lane te mirrte frymë lirisht- degjonte të birin… ”Paskam –u thashë- privilegjin,që ju nuk e kini.. Ju, nuk e dini vdekjen- fola qetesisht,moj Memë- mua ju, po ma bëni te ditur ..Jam pra më i fituari se,ç’do tjetër!..hiqe këmzën e revolverit!”…… …Qerpiku i syrit VRIONAS nuk lëvizzte, fare,nuk u drodh!.. Edhe në se,kokën ja kishin në dorë e mund të bënin si të donin ,Nderin- JO! …”Eh,mor bir foli e Ema ,Duduja ,kjo bije e familjes se madhe FRAKULLAsi -..pasurinë e muarr ,tani duan të na marrin dhe nderin..po,jeta e Njeriut ka vlerë me sa ka miresi morale, me sa ka nder....Une,djalë te vetëm të kam po…dhe djalë në tip të markës komunist nuk dua!..”
– ..I tha keto me një zë të qetë e të matur.Rëndë i vinte të degjonte nga ç’i kishin thene të birit.. .. u duk sikur nuk donte ti besonte as vesheve te saj për to. ..Beson vetem te ajo qe quhet virtyt …Mendja i udhëtoi në koordinatat e kohes..Syri shihte maskarallëkun e lebrozes… Dhimbja… nuk lejoi fjalë të tepërta.
Ja,pra ç’do te thoshte KARAKTER VRIONASI . Popullin e nderojne burrat, qe nuk përplasin qerpiket e syrit..
Me fjalët e çiltera ..të urta ,Muçi.. me një dhimbje të urte të persekutuari .shpartallonte pasigurinë e zakonëshme dhe …vizatohej vetëm pyetja kur bisedonte :
Sa ?|
Dhe sa do vazhdojnë ?!
Lëvizej drejt një përgjigje …”Shpesh mendonte – Komunistet duan te jenë zotër kudo..deri.. dhe në kënge. Vini re radjon qe në mëngjez do japi këngë për” dhenderrin gjirokastratit”..bën muajin e mjaltit sh. Enver!.. “ Fliste kështu dhe qeshnin ata sy plot drite..e lëshohej plot besim e entusiazem për te ardhmen e sigurtë .
…Buzëgaz bisedonte Muçi dhe,bashkohej e harmonizohej te Ai kurajua,guximi me urtësinë. Ecnim buzë atij lumi të Corovodës me një lodhje të ëmbël në shpirt e në trup !.. Kjo nuk qe thjesht miqësi po dhe shpirt fisnik VRIONASI. Mbriti sa degjoi vargjet :
”Këndo qyqe si kokoshi
Edhe lutju Perëndisë
Se si sot lindi kodoshi
Bir kurvar, i xhadisë “
“Nostalgji” me dhimbje te persekutuari! … në atë pregatitje manifestimi te dit-lindjes të madhit Enver.. ! I perseritnin dhe rrugës shoferët kur këmbeheshin me njeri-tjetrin-thosh.“ - dhe.. qeshte me gjithë shpirt . Janë vargje që,as keta vetë nuk duan ti zene me ne gojë ,…. ngjitin shume..Sulmohet me to jo vetem lartësia e UNI-t po,..dhe thellësia e tij … ngjan që muarre vulën e kohes. . Dukej si diçka e e sakte për njerine e mirë.. dhe konkludonte…..po u vjen fundi..” . ..…. ! …Dhe, erdhi koha që llogjika komuniste vdiq,realiteti i jetës në këtë trajektore te zgjatur ndante për te persekutuarin me gjykatesin kohë : VUAJTA PASURI ; po, fanatizëm komunist gjëjmë të zbatuar nën emrin socialist, demokrat.Shqipëria u la në dorë të mashtruesve Gjithçka e qartë dhe trasparente..Rreziku filloi…
Vrionasit si njerëz të zgjuar,me në krye pinjollin e kesaj famile, Muçin. në pluralizem fituan e,po fitonin nga reformat…Edhe pse reforma xhambasllëqe- për të rrëmbyer..vetë kasta politike,komunistet që na u vetshpallën socialistë, demokratë . Familjet që kanë lare me gjak Demokracine –ish të persekutuara- i emeruan.( në fakt i persekutuari real mbetet dhe sot e kësaj dite i persekutuas! )” Forcat e errata” ishin dhe në gjykata,prokurori… përdorin “sistemin e rotacionit” sipas udhëzimit te ramizit partise,dhe drejtesinë e kthyen në- azil padrejtesie! Më i hidhuri korupsion –ky -ne drejtësi! Pronarin na i quajtën - ish pronar, i persekutuari – ish i persekutuar, krimineli – engjëllor ! ..etj. në këtë fjalor te ri, sa dhe vet kuptimin e fjalës demokraci ndryshon..
Dhe,për hir te se vertetes : Muçi biznemes shume i suksesëshem. Shkelqeu shume dhe këtu,më tepër nga ç’duhej(!)… Terë punëtoret e gurores-koken linin për birn VRIONAS aq bujar e melhem për plage! ..Shami loti për fukaranë…Kjo,patjeter nuk ra ne sy te mire…te ata qe duall nga partia e punes ku..paskeshin “qenë”demokrate si ata e kurr-kush tjeter! E keqja e djeshme u vu në majmeri,në këtë diktaturë në lëkundje(në tranzicion)…
Realiteti jetësor tregon e vërteton hapur,një dukuri fare qartë në proçes. .mbartej shumë nga e kaluara..Klases politike i mungon pjesa fisnike e shpirtit njerëzor Kjo,nga prejardhja që, bëhet e mbifuqishme nga forca e premtimeve boshe me aq akustikë “demokratike” ! Eshte kasta që ka ushqyer te vetja bindjen se “armik populli është i deklasuari . “Vepron maliqi e jo ligji deri sa të vjedhurën t’a bejnë “prone te shënjtë” !!! Siguron sh. Ramiz”Pasuria është e jona,se e kemi vënë vetë” –( R, Alia tetor1989)Digjen ipoteka,arkiva,shkolla…vriten njerez te pafajshëm..baterdi!
Ne Berat shtohen vorrezat me shume se,kudo gjetke…. MUSTAFA FLAMUR VRIONI, BURRI I FUNDIT I FAMILJES SE NESHAT BEJ VRIONI vritet në shkurt 1998 aksidentalisht… në guroren,te ura Vajgurore ,që drejtonte. U nda nga jeta …Njeriu që e shoqeronte gjithmone optimizmi..nuk eshte më…Heshtja la pas fisnikerine e Tij,madheshtinë e Tij.
E ëma,Idajetja(Duduja),Erveheja(Vekua) dhe dy vajzat :Shani e Entela humben njeriun më të shtrënjtë.Miqtë dhe shoket,mikun e dashur dhe të pazevendësushem.Zija mbuloi..Njeri nuk mbeti pa u prekur shpirterisht nga kjo humbje e madhe dhe krejt e papritur…Vaji u përcoll me të rrahurat e zëmrës,me lot dhimbjeje…se ..” Edhe atje, ku je tani /të dhemb plaga që ke Ti /E vogëla e pret dera /BABIN te qafoj Entela/..u vajtua sipas zakonit te familja Dilo,Ai, MUSTAFA VRION që dhe në mes të atij acarri e urrejtje klasore kish mbritur me gruan e Tij, për te ndare dhimbjet mortore me ta.Ndodhte kjo,në këtë luftim që ish jeta, me një fisnikeri e burreri shqiptare,me ato virtyte e tradita shqiptare te Muçi ,që nuk dëgjonte diktat nga të paudhet..vinte në Sheper të Zagorisë,te shtëpia e JANI DILO-s. .Pengesat ne jetë-Muçi i kuptonte lartesim për njeriun ,janë plot vlera,”japin mesime ,qe ndritin jeten dhe na rrethojnë me merita”Në miqësi të vërtetë ,kur nga lufta klasore shoqeria rënduar nga sa e sa të këqia,sa të vjen rëndë ti zësh goje.. zemra bujare e burrit Vrionas altar therorie për të mirën e të tjerëve!
“Rreziku dhe e keqja provojnë njerinë”- jo vetem i përseriste shpesh po ,dhe i vinte gjithnje në jetë,këto fjale te mënçurise popullore shqiptare
Ja ç’do të thote mirësi VRIONASI !
Po.. C’mund ti thuash kësaj hataje?!.. Si i përgjigjesh oshëtimës te atij pikëllimi qe del nga zemer NENE, që mbeti pa thelbin e zëmres,pa dritëne syve,pa djalin e vetëm?.Si ti thahen lotët Shqiptares? që i than jetën ,dermon shpirtin dhe shkruan në ballin e e saj rrudha- deshmimtare te zisë qe mbuloi gjithë sa e njihnin Muçin ketë personifikim te mirësisë beratase? Vuajtja.. e mjerimi , ndjekin si hija trupin …Qetësimi në dhimbje-ja misteri i jetes së këtyre burrereshave…”Vemi me Verën te Duduja e Vekua -më shkruante Qerimi - shpesh krijohet përshtypja atje,qe grate jane dhe më të forta se burrat ..” Njerez si MUSTAFA FLAMUR VRIONI nuk vdesin, të gjallë ne zemra e demokrate te vertete mbesin se,shembulli i tyre u sherbejnë brezave.