E diele, 05.02.2023, 04:27 AM (GMT)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Dëshmori Agim Ramadani ishte i çiltër, i vendosur, humanist, trim e atdhetar

E merkure, 19.05.2010, 09:00 PM


  11- VJETORIN E RËNIES SË POETIT, ARTISTIT, PIKTORIT, STRATEGUT, KOMANDANTIT TË  BRIGADËS 138 TË  UÇK-ës DËSHMORIT

 

AGIM RAMADANI-KATANA

 

DËSHMORI AGIM RAMADANI ISHTE I ÇILTËR, I VENDOSUR, HUMANIST, TRIM E ATDHETAR

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Është e vërtetë se Kosova kishte çdo herë njerëz fisnikë, bujarë, trima, atdhedashës, të cilët bënë përpjekje titanike për ti kontribuar atdheut, e shumë prej tyre sakrifikuan edhe gjënë më të shtrejtë  jetën. Poeti, piktori, artisti, intelektuali, strategu luftarak, komandanti i Brigadës 138 i UÇK-së, dhe dëshmori i luftës së Kosovës, legjenda e shiptarizmit  Agim Ramadani –Katana, lindi në fshatin Zhegër të Komunës së Gjilanit, me 3 maj të vitit 1964. Rrjedhë prej një familje të arsimuar fshatare, por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombtare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan. Studimet në Akademinë Ushtarake - drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë. Unë personalisht nuk kam pasur fatin ta njoh dëshmorin, poetin, strategun, atdhetarin dhe njeriun i cili mahniti jo vetëm kombin shqiptarë por edhe kombet tjera me aftësit, burrërin, guximin, tolerancën e atdhedashurinë ndaj atdheut. Prandaj është vështirë të shkruash për koka të afta, për njerëz të mëdhenjë, sepse ata shumë rrallë lindin. Mirpo, shoku dhe boxhanaku im Osman Maroca, Agimin e kishte shok klase dhe e njihte mirë atë. Ja se si e fillon rrëfimin e tij shoku i tij Osmani; Çdo gjë që e thoshte Agimi, ishte origjinale, sepse e thoshte nga çiltërsia e shpirtit , nga qëndresa e tij prej burri. Të shkruash për intelektualin, poetin, artistin,piktorin, trimin, atdhetarin, komandantin e brigadës 138 të UÇK-ës,  dhe dëshmorin Agim Ramadani-Katana, të duhën, ditë, javë, muaj e ndoshta edhe vite. Kështu më thotë shoku i tij i klasës Osman Maroca.  Gjatë rrëfimit të veprimtarisë,  jetës,  aktiviteteve , veprimtarisë së tij të bujshme  vështirë është njeriu të përmbahet pa qajtur. Po Ramiz, për familjen e tij të ngushtë, për kombin dhe popullin shqiptarë është gëzim, mburrje dhe krenari , për babain, nënën, bashkëshortën dhe fëmijët e tij. Mirpo edhe ne gazetarët kemi obligim moral, njerëzor dhe kombëtar që më shpeshë të shkruajm për njerëz të mëdhenjë, njerëz të cilët ia zbardhën fytyrën familjes kombit e atdheut. Njerëz të tillë shumë rrallë lindin.., por edhe kur lindin ata nuk jetojnë gjatë. Pas ardhësit e trevës së Karadakut që po lindnin e kanë dashur atdheun e tyre përmes imazheve, rrëfimit të bisedave në oda, historisë në shkolla, shkrimeve në gazetaa, emisioneve në Radio e Televizion etj. Dashuria ndaj atdheut nuk mund të matet me kut, por me shpirt dhe shpirti dhemb kur dhëmb zemra e kombit. Po të lexosh me vëmendje librin“ Një jetë tetër“ të poetit, dëshmorit, artistit, intelektualit,piktorit.., Agim Ramadani, sheh se ajo ka një përmbajtje të mirë kombëtare dhe është shumë tërheqëse për lexuesin (siç ishte Agimi për bashkëbiseduesin). Të gjitha poezitë,poeti Agim Ramadani, ua kushtoi figurave më eminente të  historisë kombëtare; Bajram Currit, Idriz Seferit, etj, ku shihet qartë se heroi bëri orvatje që veprimtarinë dhe porositë e tyre t’i jetësojë, pra t’i realizojë ndaj armikut tonë shekullor. Agim Ramadani, e sheh si pamje të çuditshme poetike Majëlartën e Dragobisë në jetën reale të tij, ai do të bëjë përpjekje të mëdha që atë ta realizojë në jetën reale dhe do ta adaptojë tek “Majë larta Koshare“ , si flijim i shenjët“për çlirimin e atdheut të tij.

Tek martiri i kombit Agim Ramadani, gjatë tërë jetës së tij jetuan së bashku edhe poeti edhe luftëtari,edhe piktori, edhe patrioti, edhe guximtari. Që nga rinia e hershme tek ai vërehej një talent, një tolerancë e vendosmëri për fjalën e dhënë,ndersa urrejtje e madhe ndaj armikut tonë shekullor. Ai ishte një intelektual i përsosur, poet i mirëfilltë, pedagog produktiv, organizator i shkëlqyeshëm dhe njeriu i thjeshtë , i cili edonte familjen, punën, mirëqenien, popullin por mbi të gjitha atdheun. Bashkëpunëtorëve dhe të tjerëve ai gjithmonë u imponohej me autoritetin dhe aftësitë e tij profesionale,artistike, shkencore dhe strategjike. Agimi, posedonte edhe aftësi të mëdha organizative  si në paqë ponjashtu edhe në luftë. Ishte i sjellshëm, i afërt dhe korrekt me të gjithë. Ai dinte ta dallonte punëtorin nga jo punëtori-dembeli. Të parin e mbështeste inkurajonte dhe e shpërblente, kurse të dytin e çortonte me fjalë të buta me qëlim që të përmirësohet por kurrë nuk e ndëshkonte. Met ë gjithë njerëzit që bisedoi, ne të gjitha vendet ku punoi, ai la mbresat e tij të pashlyeshme mbi të gjitha si njeri. Si njeri ishte i çilter, i drejtë, i vendosur, trim,humanist, zemërgjërë, tolerantë, magjepës, dhe atdhetar. Demostrata e marsit e prillit të vitit 1981 tek martiri   Agim Ramadani  i përjetoi si një rizgjim i madh. SIq mësojmë gjatë kohës së studimeve ai mësoi shumë gjëra të reja pra e pasuroi mendjen dhe trurin edhe me mënyrat e organizimit të demostratave, mënyrat e sulmit ndaj armikut, por edhe metodat për tu mbrojtur nga armiku në luftë. Si shumë intelektual edhe poeti Agim Ramadani ishte shumë i ndieshëm ndaj situatave të acaruara shoqërore e politike. Që nga fillimi i krijimit të bërthamave të para  të UÇK-ës e të cilat vepruan nën ombrellën e Institucioneve të Republikës së Kosovës të dala nga gjiri i popullit. Libri“Një jetë tjetër“ është një simbolikë në të cilën janë përfshirë 83-poezi.Këto poezi janë të ngjajshme me numrin e dëshmorëve që ranë në luftën e Kosharës, në krye të së cilës ishte strategu i luftës Agim Ramadani. Të gjitha poezitë e tija janë përjetimetë një intelektuali, të një poeti, të një eprori e të një komandanti të trazuar i cili ishte në kërkim të një jete më të mirë,pra lirinë e atdheut. Të gjitha poezitë , poeti Agim Ramadani ua kushtoi figurave eminente të historisë kombëtare; Bajram Curri, Idriz Seferi, etj, ku shihet qartë se heroi bëri orvatje që veprimtarinë dhe porositë e tyre t’i jetësojë, pra ti realizojë ndaj armikut tonë shekullor. Heroi Agim Ramadani e sheh si pamje të çuditshme poetike“Majëlartën e Dragobisë në jetën reale të tij, ai do të orvatet që atë ta realizojë në jetën reale dhe do ta adaptojë në“Majë larta Koshare,  si flijim i shenjët“ për çlirimin e atdheut të tij. Në disa koncepte poetikeAgimi e paraqet veten si krijues i mirë,Psh.Në poezinë „KOsovë“ ai në mes tjerash shkruan; Të vdekurit varre u hapin (të gjallëve).Kosova megjithatë jeton. Kjo poezi e shkruar në vitin 1996, tregon gjendjen dëshpruese të tij,ai sheh një realitet të përmbysur të atdheut nga barbarët, e në anën tjetër dërgon një mesazh për pavdekësinë e tijduke u orvatur që ti ndërrojë rolet ndërmjet të vdekurve dhe të gjallëve.Në ca poezi ai shpalosë edhe motivin e dashurisë , si një ndjenjë shpirtërore dhe normale. Ligjerimi i poetit, komandantit, strategut ushtarak e artistit është në vetën e parë, i cili na del si vetërrëfim me një sinqeritet të rrallë poetik. Ai orvatej që përmes komunikimit të të folurit t#ua dërgoj mesazhin të tjerëve.agimi  ishte intelektual i përsosur i një kalibri të lartë, poet, piktor, pedagog produktiv, luftëtar, organizator i shkëlqyeshëm dhe njeri i thjeshtë, i cili e donte dhe e respektonte familjen, punën, mirëqenien, popullin atdheun. Të gjitha funksionet –detyrat që i kreu gjatë jetës së tij e sidomos at gjatë luftës( Koshare), dëshmoi një talentë të rrallë intelektual. Thyerja e kufirit shqiptaro shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullitshqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet etnike të kosovës. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan  gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive të shqipëtarëve. Kështu , deri sa shpërngulja e kosovarëve ndalej,kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Currit me trupat e pa jetë të trimave Agim Ramadani e Salih Çeku.E dhimbshme ishte dita e 12 prillit të vitit 1999. Por zemra dhe amaneti i Agimit nuk ka heshtur.Ajo rreh, ajo na thërret, ajo na zgjon nga gjumi, ajo na ftonë që të gjithë së bashku unikë ta realizojmë amanetin e martirit Agim Ramadani. Ne atë momentë kur do të realizohet amaneti i dëshmorit të Kombit Agim Ramadani do të qeshë fusha e mali do të cicërron i lirë edhe zogu i malit.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, o hero i kombit, Agim Ramadani.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora