E marte, 27.10.2020, 06:36 PM (GMT)

Editorial

Deklarata e kongresit te dyte te lidhjes shqiptare ne bote

E marte, 30.10.2007, 12:50 AM


Ne, delegatët e Kongresit të dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë, në emër të dhjetëra milionë shqiptarëve, të mbledhur në Tiranë më 27 Tetor 2007, i cili shqyrton zhvillimet në hapësirën shqiptare, veçanërisht në Kosovë dhe në lidhje me to bënë disa konstatime dhe morëm disa qëndrime të formuluara si më poshtë në këtë

DEKLARATË


1.

Në fokus të shqyrtimeve tona ishte statusi i kombit shqiptar dhe në lidhje me të vlerësuam se përkundër zhvillimeve evoluese të dekadës së fundit, veçanërisht në Kosovë, çështja shqiptare nuk është zgjedhur, as në segmenet e veçuara dhe as në tërësinë e saj. Njëkohësisht, vlerësuam se janë shumë të ndërvarura dhe të ndërkushtëzuara zhvillimet politike në hapësirën shqiptare dhe se ende janë shumë të ndërlikueshme proceset në të.

3.

Duke iu kthyer historisë së çështjes shqiptare në masën sa duhej në këtë rast, gjykuar se Evropa cënoi rëndë tërësinë e tokave shqiptare dhe bëri përpjekje që atë ta fshijë nga harta gjeografike e saj.

3.

Duke u angazhuar për një mobilizim dhe konsolidim të brendshëm kombëtar, shtruam nevojën e ndërgjegjësimit tonë që të veprojmë si një popull dhe si një komb politik dhe që çështjen tonë në të ardhmen ta kundrojmë dhe ta shtrojmë si një dhe të bashkuar dhe që, pavarësisht ndarjeve, të fillojmë të funksionojmë si një tërësi kombëtare, duke patur parasysh se hapësira jonë etnike është një tërësi kombëtare, historike, gjeografike, gjuhësore, kulturore, ekonomike e politike. Neve na duhen veprime dhe funksionimi si një tërësi kombëtare me qëllim të mbrojtjes dhe të ruajtjes së substancës kombëtare dhe të mbrojtjes nga cungimi i mundshëm i identitetit tonë kombëtar.

4.

Ne, delegatët e Kongresit të Dytë të Lidhjes Shqiptare në Botë, mbështetëm fuqishëm projektin e pavarësisë së Kosovës, por jo si zgjidhje përfundimtare të çështjes sonë, por si një udhë kaluese nga zgjidhja e tërësishme e saj, të cilën e konsiderojmë si një proçes, i cili as nuk mund të ndalet dhe as të ndalohet, qoftë edhe me qëndrimet politike të qendrave ndërkombëtare të vendimmarrjes për mosbashkimin e popujve dhe të pjesëve të tij të cilat nuk mund t’i qëndrojnë kohës.

5.

Duke çmuar lart angazhimin e SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së për çështjen e Kosovës, gjykuar se është kohë e fundit që fatet tona t’I marrim në duart tona dhe ato t’i vendosim në përputhje me parimin e vetëvendosjes, të pronocuar edhe në të drejtën ndërkombëtare, e drejtë kjo që na takon edhe si e drejtë kombëtare, edhe si e drejtë historike e një populli dhe kombi që jeton në një hapësirë të pandërprerë territoriale të individualizuar.

6.

Kërkuam prej institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës dhe subjektit politik shqiptar në Maqedoni, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi dhe në Çamëri që të paraqitet me një zë të unifikuar, me që kemi para vetes shumë detyra, për të cilat duhet t’i përcaktojmë edhe rendin, edhe procedurat, edhe bartësit, edhe afatet për përmbushjen e tyre.  Kërkuam prej tyre që të mos miratojmë kërkesa për sakrifikimin e interesit kombëtar për hir të njëfarë qetësie në Ballkan, të ndërgjegjshëm se shqiptarët kanë shtetin e tyre që përfshin më pak se gjysmën e popullsisë shqiptare dhe se ato duhet të angazhohen që të përmirësojnë  statusin kombëtar  të shqiptarëve kudo që ata janë të vendosur dhe jetojnë në kuadër të shteteve të tjera.

7.

Lidhja Shqiptare në Botë mori përsipër që duke u angazhuar shumë më tepër se në periudhën e deritashme të vazhdojë të sensibilizojë çështjen shqiptare, të lobojë për të, duke e plasuar nëpër botë të vërtetën për shqiptarët në të kaluarën, në të tashmen dhe pretendimet e tyre për të ardhmen që nuk mëtojnë të shpërthejnë hapësirën e tyre etnike, por që fatet e veta t’i realizojnë brenda saj të bashkuar.


Delegatët e Kongresit të Dytë
Të Lidhjes Shqiptare në Botë.

Tiranë, 27 Tetor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora