E diele, 28.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Editorial

Ashtu si gjatë luftës, Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet ta mbështesin Kosovën kundër Rusisë dhe Serbisë

E shtune, 06.10.2007, 06:50 PM


Veton Surroi qe një aktor kryesor i rezistencës kosovare gjatë fushatës bombarduese të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 si kryeredaktor i "Koha Ditore", gazeta kryesore e shqiptarëve muslimanë të Kosovës. Tani është anëtar i ekipit negociator të Kosovës në bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara me Serbinë lidhur me statusin final të Kosovës

Nga Veton Surroi

Javën e kaluar në Kombet e Bashkuara mora pjesë në një takim sureal lidhur me statusin final të Kosovës midis delegacioneve të nivelit të lartë të kosovarëve dhe serbëve. Qe një kujtues i keq se tani ndodhemi saktësisht atje ku filluam pas përfundimit të luftës në Kosovën tetë vjet më parë. Nga ana kosovare, ne propozuam një Traktat Miqësie dhe Marrdhëniesh të Mira midis dy shteteve të ardhshme të pavarura, Kosovës dhe Serbisë. Ideja qe se projektimi i një të ardhmjeje të përbashkët në një Europë të bashkuar do ta bënte më të lehtë procesin e "përcaktimit të statusit" dhe të pajtimit. Delegacioni serb ofroi sërish një platformë "autonomie substanciale" për Kosovën - i njëjti term i përdorur nga të gjitha autoritetet serbe qysh nga viti 1989. ne po përpiqemi të ringjallim shpirtin e etërve të Europës moderne, Robert Schuman e Jean Monnet, të cilët kërkuan të vendosin një partneritet midis ish armiqve. Delegacioni i Beogradit po përpiqej që të ringjallte shpirtin e Sllobodan Millosheviçit, oferta e të cilit për "autonomi substanciale" me grykën e pushkës përzuri 1 milion kosovarë nga shtëpitë e tyre dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 10000 të tjerëve. Kjo çoi në ndërhyrjen e NATO-s më 1999 dhe në administrimin e Kombeve të Bashkuara të Kosovës me një mandat për të krijuar kushte për një vendim lidhur me statusin final, i cili tani është tani mbi ne. Ne do të kemi një sesion tjetër të këtij lloji në mes të tetorit në Bruksel dhe ndoshta disa të tjerë deri më 10 dhjetor, kur treshja negociiuese (Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia) do t'ia paraqesë raportin e saj Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon. Njeriu nuk mund të paragjykojë se çfarë do të përmbajë raporti, por nëqoftëse takimi ynë në New York mund të shërbente si tregues, atëhere ai duhet të luftojë me hendekun konceptual që ende mbetet në këtë datë të vonë: Ana kosovare kërkon sovranitet të plotë; Serbia do nënshtrim të Kosovës. Siç janë plotësisht të vetëdijshme tani vendet anëtare të Bashkimit Europian, çdo përpjekje për të gjetur marrëveshje kompromisi midis dy pozicionesh ekstreme janë të destinuara që të dështojnë. Kjo sepse procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian përfshim vetëm shtete plotësisht sovrane si partnerë dhe Kosova, ashtu si Serbia, mund të jenë kandidatë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian vetëm kur ato të përcaktojnë statusin final të Kosovës. Veç kësaj, sipas rekomandimeve të Martti Ahtisaari, i Dërguari Special i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, i cili e paraqiti planin e tij pas muajsh negociata, Bashkimi Europian do të merrte nga Kombet e Bashkuara rolin e "mbikëqyrësit" të pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, miratimi i planit Ahtisaari është bllokuar në Këshillin e Sigurimit nga Rusia. Kjo veto de facto e politikës së jashtme europiane nga ana e Rusisë po shkakton zhurmë në kontinent. Dukshëm, rezistenca e Moskës është pjesë e një portretit më të madh të një Rusie të re të sigurtë në vetëvete që e shikon çdo çështje në marrdhëniet e saj me Perëndimin nëpërmjet prizmit të gjeopolitikës së re. Gjatë vitit të kaluar, çdo sinjal i dalë nga Rusia - nga shprehjet e zemërimit rreth heqjes së monumenteve të Luftës së Dytë Botërore në Tallinn nëpërmjet kundërshtimit të një sistemi radarësh të propozuar në Republikën Çeke dhe aspiratave të hyrjes në NATO të Gjeorgjisë - është negativ dhe nuk ka arësye të besohet se ajo do të ndryshojë marsh në dhjetor. Lidhur me Kosovën, Rusia do të rikthehet në "ditët e arta të vjetra". Pikëpamja e Moskës është se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje, por nuk ka asnjë kufizim kohor dhe vendim që mund të merret jashtë Këshillit të Sigurimit. E përkthyer në termat e realitetit të përditshëm, pozicioni rus nënkupton se nuk mund të ketë marrëveshje derikur Beogradi të mos bjerë dakord; me fjalë të tjera. Kjo situatë mund të vazhdojë në pambarim. Ky qëndrim si prej Lufte të Ftohtë ka një efekt jo të favorshëm; autoritetet e Beogradit e kanë përdorur mbështetjen ruse për të parandaluar zhvillimet pozitive në terren në Kosovë. Në të vërtetë, qeveria dhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u janë lutur serbëve kosovarë që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e afërta parlamentare dhe lokale në nëndor. Gjatë tetë viteve të fundit të administrimit ndërkombëtar, autoritetet serbe kanë ushqyer një territor të tipit "konflikt i ngrirë" në veri të Kosovës, një taktikë që e mësuan nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Synimi i kësaj taktike ka qenë që të parandalohet pavarësia e Kosovës ose të destabilizohet Kosova dhe mbikëqyrja e Bashkimit Europian pas ne të deklarojmë pavarësinë. Momenti i vendimit do të vijë më shpejt sesa më vonë. Çështja tani nuk është nëse një marrëveshje ose një zonë kompromisi mund të gjendet, por nëse do të ketë një Kosovë të pavarur me më shumë konsensus në komunitetin ndërkombëtar nga sa kishte në gusht kur filloi ky raund final i procesit. Liderët kosovarët e kanë një detyrim ndaj popullit të tyre. Ne kemi marrë pjesë në bisedimet e sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara nën Martti Ahtisaari, duke bërë lëshime lidhur me të drejtat e minorancës dhe decentralizimit përtej praktikave dhe standardeve europiane. Gjithashtu po marrim pjesë në bisedimet shtesë nën treshen, por ky proces nuk mund ta vazhdojë pafundësisht siç kanë sugjeruar rusët ("Shikoni palestinezët, ata po presin prej 60 vjetësh . . . "). Një Kosovë e pavarur do të shpallet dhe njohja do të kërkohet, bazuar në përgjegjësitë e marra për të drejtat e minorancave në këshillimet me Ahtisaari. Për aq sa jemi të preokupuar, pa pavarësi, përgjegjësia e qeverisjes dhe siguria ligjore e kërkuar për një ekonomi funksionuese nuk mund të prodhohet. Në një vend ku papunësia është mbi 50 përqind, ecja përpara në këto fronte është urgjente.. Në vitin 1999, një qëndrim i bashkuar nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe e Bashkimit Europian parandaloi genocidin në Kosovë duke mundur objeksionet ruse. Të njëjtit lidershi i kërkohet sërish që t'i rezistojë vetëbesimit rus në një mjedis të ri.

(Global Viewpoint)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora