E enjte, 17.10.2019, 03:53 AM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik

E diele, 21.02.2010, 10:59 PM


Korrupsioni nje fenomen jo vetem politik

Nga Vladimir Bruçaj

Korrupsioni eshte nje plage universale qe eshte i pranishem ne te gjitha shoqerite dhe kombet, nje faktor njerzor shume i veshtire per t'u eliminuar, sidomos ne ato shoqeri ku eshte shenderruar ne nje trashigimi kulturore. Ne Europe, korrupsioni shtrihet gjeografikisht ne menyre te drejte nga jugu ne veri. Duke u nisur nga veriu i Europes ku niveli i korrupsionit eshte nder me te ultit jo vetem ne Europe por edhe ne bote, sa me poshte qe te zbresesh drejt jugut aq me shume rritet niveli i tije. Ne vendet skandinave dhe ato anglosaksone, niveli i korrupsionit eshte me i ulti i kontinentit te vjeter. Po te zbresesh me poshte ne Europen qendrore Gjermani, France apo Belgjike, verejme nje rritje te ketije fenomeni edhe se mbetet ne nivele te pranueshme. Per te kaluar ne vendet latine Spanje, Portugali, Itali, ku niveli i korrupsionit merr permasa prokupuese dhe ndikon shume ne jeten ekonomike te ketyre vendeve. Per te perfunduar ne Europen lindore dhe jugore, ku korrupsioni jo vetem qe eshte pengesa kryesore ne zhvillimin e ekonomise, por ne shumicen e rasteve deporton thelle ne strukturat shteterore duke u shenderruar ne sistem politik. Sidoqote per t'u njohur me kyte fenomen kaq universal, nuk duhet gjeneralizuar por analizuar vend per vend, jo ne te gjitha vendet ka permasa te njejta edhe se metodat korruptive qe perdoren jane pak a shume te ngjashme. Ne Shqiperi, aty ku na intereson me shume, korrupsioni eshte shenderruar ne sistem politik, eshte ne ç'do hallke te shoqerise shqiptare, praktikisht qeverise fatet e vendit.

Ne Shqiperi si fenomen ka filluar te njihet nga renia e rregjimit komunist, kjo nuk do te thote se gjate rregjimit nuk ishte i pranishem ne shoqerine shqiptare, perkundrazi. Ndryshimi eshte se, gjate rregjimit komunist ishin nje grup njerzisish qe ushtronin pushtetin e tyre absolut, duke kontrolluar ç'do fushe te jetes shqiptare, si rrjedhoje nuk mund te konsiderohet korrupsion por diktature. Me renien e rregjimit komunist dhe lindjen e nje sistemi te lire e demokratik, korrupsioni u be pengesa kryesore per zhvillimin ekonomik te vendit. Ndryshimi i sistemit politik si ne te gjitha vendet ish komuniste ashtu edhe ne Shqiperi erdhi pak a shume nepermjet nje revolucioni, edhe se me permasa me te vogela se ne vendet tjera. Historikisht dihet se, revolucionin e bejne masat dhe pushtetin e marrin rebelet. Qene pikerisht rebelet qe erdhen ne pushtet edhe ne Shqiperi. Njerz pak a shume te dyshimte(per te thene nje eufemizem) me nje kaluar te diskutueshme shpesh here bijet dhe bijat e atyre njerzve qe kishin roberuar shqiptaret per pesedhjete vjet. Por edhe nga ata qe ne shoqerine shqiptare konsideroheshin si kriminel te vegjel ordiner, me lindjen e demokracise shpejtuan te hypin ne "qerren e fitimtareve", duke u prezentuar si te shtypur nga rregjimi qe sapo kishte rene. Faktori qe ndikoi negativisht ne rritjen e korrupsionit ne Shqiperi ishte se, te gjithe keta njerz qe erdhen ne pushtet, ish komunist apo ish te persekutuar, pamvarsisht nga prejardhja e tyre, ishin te gjithe ne te njejtin nevel ekonomik, te gjithe te varfer. Dhe sapo hypen ne postet kryesore te shtetit shqiptar, gjeja e pare qe menduan te benin ishte, qe te pasuroheshin. Bene pak a shume ate qe kishte bere secili shqiptar po te kishte qene ne vendin e tyre.

Aktualisht korrupsioni ne Shqiperi eshte nje virus i pranishem ne te gjitha strukturat shteterore. Jane te implikuar te gjithe politikanet e te gjitha niveleve, kush me pak e kush me shume. Jane gjithmone te njejtit njerz, qe e filluan karrieren nga zero, ndersa tani jane te pranishem ne te gjitha fushat ekonomike e vendit, direkt apo indirekt gjithçka qe shihet eshte e tyre. Kane privatizuar ç'do gje, dhe kontrollojne te gjitha fushat ekonomike te shtetit shqiptar. Duke filluar nga doganat, import - eksportin, karburantet, turizmin, telekomin, industrine minerare, hotelet, pikat e karburantit, ndertimin(fusha e preferuar per te pastruar parate), apaltet e ndryshme, mediat e shkruara dhe ato vizive etj. Heren e fundit kur jane deklaruar pasurite, politikanet shqiptar rezultonin ne prag te urise. Nje truk i vjeter aq sa vete historia e njerzimit. Praktikisht nuk kane ne ngarkim asgje qe mund te jete kompromentuese per karrieren e tyre politike, ne ato pak raste kur dikush mund te vendoste te ivestigonte ne kyte drejtim. Gje qe nuk mund te ndodhe sepse jane gjithmone te kontrolluarit(politikanet) qe emerojne kontrolloret. E vetmja menyre qe mund te luftohej korrupsioni do te ishte te ushtrohen kontrolle tek te gjethe ata persona qe kane lidhje familjare apo miqesore me politikanet shqiptar, edhe tek ata qe kane ndertuar nje Perendori pa asnje prove te prejardhjes se pasurise, nje gje praktikisht e pamundur. Ligji anti-mafia, i fundit qe ka aprovuar Parlamenti shqiptar(nese nuk gabohem), sherben pikerisht per te zgjidhur kyte problem, dyshoj ne funksionimin e tije per arsyet qe permenda me lart. Nese sot politikanet shqiptar jane ish komunist apo bijet e komunisteve te djeshem, politikanet e se nesermes do te jene te gjithe femijet e politikaneve te sotem, apo te atyre qe pasurine e kane krijuar nepermjet rrugeve korruptive, te vetmit qe jane ne gjendje te shkollojne femijet e tyre neper universitetet perendimore.

Ne politiken shqiptare korrupsioni nuk eshte nje fenomen qe ka ngjyra politike, te djathte apo te majte, jane te gjithe ne te njejten menyre te implikuar,te gjithe "kurruptivisht te barabarte".Korrupsioni shqiptar ne kuptimin e plote te fjales eshte i "pamundeshem". Rilind ne menyre te vazhdueshme sepse realisht nuk vdes kurre, jeton thelle ne serbatorin e quajtur Shqiperi. Nuk ka nje natyre tipike politike por ka futur rrenjet thelle ne trupin social te shoqerise, keshtu qe ne politike ai reflekton me shume, per faktin se politika eshte ne majat e shoqerise. Ata qe mendojne se problemi eshte vetem politik, dhe pjesa tjeter e shoqerise eshte e shendoshe, gabohen shume rende. Politikanet jane bijet e popullit, ne te mire dhe ne te keq ata reflektojne shoqerine qe perfaqesojne. Vetem ne nje shoqeri te korruptuar kemi politikan te korruptuar dhe nuk do te mund te ishte e kunderta. Korrupsioni nuk eshte nje fenomen vetem politik por ekziston ne te gjitha nivelet shoqerore. Cilit krah politik mund t'ia veshim pergjegjesite, per korrupsionin qe ekziston ne shkolla, universitete, komuna, bashki, polici, spitale? Cfare ngjyre politike ka shkelja e rrugullave urbanistike dhe ndertimet pa leje qe ndodhin ne ç'do fshat dhe qytet te Republikes se Shqiperise? Mos te harrojme çfare ndodh neper qendrat e votimit kur ne Shqiperi zhvillohen zgjedhjet lokale apo politike. I vetmi vend ne Europe ku zgjedhjet e lira dhe demokratike manipulohen rregullisht. Dhe kjo ndodh ne te gjitha nivelet, si ne majat e shtetit shqiptar ashtu edhe ne baze. Duke shikuar keto gjera mund te ndergjegjesohemi se kemi nevoje te shikojme brenda nesh dhe brenda historise sone. Nuk duhet besuar, apo bere sikur besojme se, duke ndryshuar nje qeveri sherben per te ndryshuar gjithçka, apo per t'u bere te gjithe pak me te ndershem.

Ish kancelari gjerman Helmut Kohl theksonte se, "ç'do popull meriton politikanet qe ka", si mos t'i japim te drejte. Ne Norvegji politikanet nuk jane te korruptuar sepse vijne nga nje shoqeri e shendoshe, ndersa ne Itali politikanet jane nder me te korruptuarit ne Europe sepse jane pjese e nje shoqeri te semure, i njejti motiv vlen edhe per politikanet shqiptar. Jo me larg se dje, Papa Benedikti XVI kritikoi ashper politikanet italjan duke denoncuar permasat qe ka marre fenomeni "korrupsion". "Thuhet se te vjellesh eshte njerzore. Te mashtrosh eshte njerzore. Por ky nuk eshte modeli i vertete njerzor", theksoi Ati i Shejte. Nje thenie qe nuk vlen vetem per politikanet italjan. "Mos vjell. Mos ben deshmi te rreme". Jane respektivisht 7-ti e 8-ti urdhnim qe Zoti u trasmetoi njerzeve nepermjet Abrahamit. Ashtu si shkrimtari yne i madh At Gjergj Fishta, qe nje qind vjet me pare u "kendonte" shqiptareve te korruptuar, qe shiteshin tek pushtuesi turk per pak monedha te arta. Mjafton te lexojme pjese nga Lahuta e Malsise per te pare se korrupsioni ne shoqerine shqiptare jo vetem eshte historik por eshte duke shenderruar ne nje trashigimi kulturore. Ne metaforen e njohur Gomari i Babatasit, Fishta pershkruan shqiptaret ne nje menyre sa do te ishte shume e veshtire t'a dinim nese eshte duke folur per politikanet e kohes apo te diteve te sotme, sikur mos t'a dinim se ne çfare kohe ka jetuar shkrimtari yne i madh. Eshte e vertete se nuk jemi ne shqiptaret qe kemi sajuar korrupsionin, dhe as qe jemi te vetmit qe e ushtrojme pothuajse per profesion, por vendi jone eshte aq i varfer sa nuk eshte ne gjendje te mbaje nje barre kaq te rende sociale. Te vjellesh ndoshta eshte edhe njerzore, sigurisht qe eshte anti-njerzore t'a besh aty ku varferia mbreteron ne pjesen me te madhe te popullsise.


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT