E hene, 18.11.2019, 01:58 AM (GMT)

Editorial

Dibran Demaku: Fëmijët në Kosovë punojnë për të siguruar kafshatën e gojës!

E premte, 19.02.2010, 09:58 PM


NJË PUBLIKIM I DËMSHËM

Nga Dibran Demaku

Mosha e fëmijërisë në vendet demokratike kudo në botë mbrohet me ligj. Dihet edhe e dhëna tjetër se edhe puna e fëmijëve në këtë moshë dënohet me ligj.Ndërkaq në Kosovë,vend që mëton të inkuadrohet në familjen e vendeve demokratike,kjo kategori e shoqërisë njerëzore sikur i është lënë stihisë.Sot në Kosovë,kudo nëpër rrugë të qyteteve apo fshatrave do të takosh fëmijë të moshës jomadhore duke bërë punë të ndryshme që nga ato më të lehtat e deri tekk ato më të rëndat.Dhe kurgjë-kërkujt?! Askush nuk e qanë kokën për këtë plagë të dhimbshme të shoqërisë kosovare.As organet shtetërore e as organizatat e ndryshme joqeveritare?! Thënë shkurt:Askush?! E fëmijët e moshës jomadhore në Kosovë vazhdojnë të bëjnë lloj-lloj pune për të siguruar kafshatën e gojës!
Mbase të vetmet që herë pas here e kanë paraqitur këtë plagë të ndieshme dhe të dhembshme të shoqërisë kosovare janë mediat e ndryshme,si ato të shkruara ashtu edhe ato vizive.Shumë herë në faqet e ndryshme të gazetave kemi lexuar,apo në ekrane të ndryshme televizive kemi parë storie të ndryshme nga puna e fëmijëve në Kosovë.Dhe shumica e atyre shkrimeve apo storieve televizive këtë fenomen e kanë paraqitur nën prizmen e syrit kritik.Gjithmonë duke bërë thirrje dhe apele të ndryshme se fëmijët e moshës jomadhore duhet të kursehen nga punët e ndryshme,qofshin ato të lehta apo të rënda.Sepse dihet botërisht se fëmijët  e kësj moshe e kanë për detyrë vetëm shkollën dhe arsimimin.Dhe e tëra kjo duke u bazuar në ligjet e ndryshme ndërkombëtare që e ndalojnë çfardo pune nga ana e fëmijëve.
Por,shoqëria kosovare si e tillë çfarë është,në kushtet dhe rrethanat socio-ekonomike në të cilat ndodhet,fare pak apo thënë aspak ua ka vënë veshin këtyre thirrjeve apo apeleve të mediave?!
Apelet dhe thirrjet e mediave sikur kanë rënë në vesh të shurdhër! Megjithate thënë shkurt e shqip  janë mediat ato si segmente të shoqërisë kosovare që në njëfarë mënyre sikur e kanë larë borxhin që u takon karshi kësaj plage të dhimbshme të shoqërisë.
Fatkeqësisht edhe vet mediat sikur nuk janë paraqitur me një zë ndaj kësaj plage të shoqërisë.Ndonjëra nga to,këtë plagë jo që nuk e ka paraqitur nën prizmën e syrit kritik,por sikur këtij fenomeni i ka bërë jehonë?!
Në Programin e mëngjesit të datës 19.02.2010,televizioni Klan-Kosova emitoi një storje filmike në të cilën bëhej fjalë për punën e një fëmije dymbëdhjet vjeçar. Ai fëmijë sipas asaj që u paraqit në ekran,bënte punën e mekanikut në punëtorinë e babait të vet.Siç u pa edhe në atë storje ai fëmijë i kryente të gjitha punët në atë puntori! Dhe ekipi i TV-së në fjalë,punës së atij fëmije i bëri një jehonë shumë pozitive.Bile krejt në fund të asaj storiejeje u tha:“Këtë fëmijë e pret një e ardhme e ndritur?!“
Lind pyetja:-Cili ishte qëllimi i realizuesve të asaj storiejeje?Apo me atë storje ata sikur u bënin thirrje fëmijëve jomadhorë që të gjenin dhe të bënin punë që nga tash sepse vetëm kështu u pret një e ardhme e ndritur?!
Në vend se autorët e storjes në fjalë të flisnin për ndonjë nxënës shembullor në mësime,ata flasin për punën e një fëmije jomadhor,punë kjo e cila në çdo vend demokratik do të dënohej ligjërisht.
Si nuk u ra ndërmend autorëve të asaj storjeje televizive se kështu ata bënin një punë të dënushme nga ligji?! Si nuk u kujtuan se me atë storje po bënin një publikim të dëmshëm edhe për vet fëmijen-punëtor?!Si nuk u kujtuan të thonin se ai fëmijë në vend të asaj pune të rëndë dhe të lodhshme për moshën e tij,do të ishte më mirë që të mësonte në shkollë dhe në një të ardhme mbase do të bëhej  një inxhinier apo mjek i suksesshëm?! Atëherë,po e ardhmja e tij do të ishte e ndritur?! Ndërsa kështu?!...


(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT