E marte, 20.04.2021, 04:17 AM (GMT+1)

Lajme

Milazim Kadriu: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua anekënd vëndit

E merkure, 17.02.2010, 10:48 PM


Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës

DY VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS U FESTUA ANEKËND VENDIT

Nga Milazim KADRIU

Në gjithë Kosovën u festua dyvjetori i pavarësisë. Rrugët, sheshet dhe ambientet e hapura dhe të mbyllura janë veshur me flamuj të Kosovës, flamuj kombëtar dhe të vendeve që ndihmuan shpalljen e pavarësisë. Shumë personalitete nga këto vende po qëndrojnë në Prishtinë me ftesë të krerëve më të lartë të shtetit, për të festuar së bashku dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ëndrra shekullore e bërë realitet

Arritja më e madhe e kombit shqiptar që nga Pavarësia e Shqipërisë, më 1912 është Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. Deri tek kjo ditë populli shqiptar ka kaluar një rrugë të gjatë dhe plotë dhe me plotë sakrifica. Mirëpo shqiptarët nuk u ndalën në këtë rrugë deri në realizimin e aspiratave shekullore. Për këtë ranë shumë dëshmor të kombit nëpër periudha të ndryshme të kohës deri në luftën e fundit të UÇK-së që u kurorëzua me çlirimin e vendit nga okupatori shekullor. Amaneti i dëshmorëve të kombit po shkon drejtë realizimit deh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës populli synon rrugën drejtë bashkimit kombëtar që ishte ideal i dëshmorëve të kombit.

Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës

Në dy-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, Kuvendi i Kosovës mbajti një seance solemne, me ç’ rast, përveç deputetëve  kanë marrë  pjesë edhe  udhëheqësit më të lartë vendorë.  Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi kanë vlerësuar lart të arriturat e Kosovës në këto dy vjet të pavarësisë së Kosovës, duke shprehur përkushtimin për realizimin e synimeve të Kosovës për integrimet evropiane dhe euroatlantike dhe duke kërkuar edhe nga Serbia që të ketë qasje më konstruktive dhe ta pranojë realitetin e krijuar në Kosovë tash e dy vjet.

Për dy vite Kosova është njohur nga 65 vende

Kosova deri tash Kosova është njohur nga 65 vende të botës. Autoritetet shpresojnë se ky numër do të rritet. Ministria e jashtme u ka dërguar letra të gjitha vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë me argumentime se Kosova meriton të jetë shtet dhe se kontribuon për stabilitetin e  rajonit. Edhe një kompani izraelite tash e disa muaj është angazhuar nga qeveria e vendit që me reklama në mediumet më të fuqishme të botës ta bëjë promovimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar shumë telegrame nga homologët e tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegrame nga homologë të tij nga shumë shtete.

Kryeministrin Thaçi e kanë përgëzuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Çekisë, Jan Fischer, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Hungarisë, Bajnai Gordon.

Vlerësohet lart mbështetja e SHBA-së

Në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit Fatmir Sejdiu, ka çmuar lart mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përpjekjet e gjata për liri dhe pavarësi të popullit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi pritën të mërkurën në një takim të përbashkët senatorët amerikanë, Xhorxh Vojnovic dhe Jeanne Shaheen, të cilët i falënderuan për përkrahjen e përhershme që SHBA-të dhe ata personalisht kanë dhënë për vendin tonë.

Klinton i uron Kosovës dy vjetorin e pavarësisë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i ka uruar Kosovës dyvjetorin e pavarësisë.

“Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, e uroj popullin e Republikës së Kosovës në përvjetorin e dytë të pavarësisë. Ky është një rast për ta kremtuar zhvillimin e Kosovës si republikë e hapur, unitare dhe pluraliste, dhe përkushtimin e saj për t’u ofruar premtimet e demokracisë të gjithë popullit të saj. Përparimi i Kosovës në këto dy vite e dëshmon përkushtimin e saj për të qenë anëtare e përgjegjshme në komunitetin e shteteve dhe ndaj stabilitetit në Ballkan”.

Presidentit Sejdiu vizitoi fëmijën e parë të lindur në Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, aktivitetet e shumta në ditën e përvjetorit të dytë të pavarësisë i ka nisur me vizitën në fshatin Sllovi të Lipjanit, në familjen e fëmijës së parë të lindur pas shpalljes së pavarësisë, Pavarësia Sopa.

Pasi i ka dhënë dhuratat dhe e ka uruar Pavarësinë e vogël për ditëlindjen e saj të dytë, Presidenti Sejdiu tha se fëmijët e lindur në këtë kohë dhe të gjithë fëmijët e Kosovës do të rriten dhe zhvillohen nën përkujdesjen e shtetit të ri të Kosovës.

Presidenti Sejdiu dekreton faljen e dënimit për 62 persona

Në përvjetorin e dytë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu ka dekretuar faljen e dënimit të mbetur apo zvogëlimin e dënimit me burg për 62 persona.

Në marrjen e këtij dekreti, Presidenti i Republikës ka pasur parasysh dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për Faljen, Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-001-2009 për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, si dhe të dhënat e rekomanduara nga Drejtoritë e Burgjeve të Republikës së Kosovës dhe mendimin e Komisionit Profesional Ad Hoc të themeluar nga Presidenti i Republikës.

Dekreti për falje i Presidentit të Republikës së Kosovës hyn në fuqi më 17 shkurt 2010.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora