E premte, 26.04.2024, 09:57 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: 2 vjetori i pavarësisë

E merkure, 17.02.2010, 01:00 AM


2 VJETORI I PAVARËSËSË

Nga Halit Bogaj

Më 17 shkurt 2010 u mbushën dy vjet nga dita kur vendi ynë i vuajtur dhe i përsekutuar me shekuj e fitoi lirinë e vetë të plotë.Ajo ishte dita jonë më e gëzueshme ngase realizohej ëndrra e përgjithshme për të cilën ishte derdhur shumë gjak dhe ishin bërë sakrifica të panumërta. Deri në realizimin e atij çasti aq shumë të pritur Kosova kaloi në një varg sfidash të papërshkruara të cilat nuk mund të harrohen kurrë.

Shteti serb/ me apartheidin e vetë të paparë në Evropën e pasluftës/, sidomos pas ngjarjeve të vitit 1981, filloi t’i ushtronte të gjitha të këqiat të papara askund në Evropën e civilizuar. Ai pa fije turpi dhe mëshire i vazhdoi burgosjet politike ndaj të rinjve tanë dhe ishte e vërtetë se burgjet e tyre të tmerrshme ishin të krijuara vetëm për ne! Rinia jonë dhe burrat e shquar të këtij populli vazhduan rrugën e gjyshërve dhe etërve të tyre për t’i kërkuar të drejtat tona legjitime të cilat na takonin edhe me ligje njerëzore edhe me të drejtëm hyjnore, e parasëgjithash nga shkaku se ne ishim me shekuj në trojet dhe vatrat tona shekullore si banorë autoktonë në krahasim me ardhacakët e stepave ruse, të cilët para botës dhe sipas propagandës së tyre bajate, nuk dinë ç’të thonë tjetër përveç gënjeshtrës së kulluar’’Se Kosova është tokë serbe’’, të cilën thuajse e kishin marrë me vete kur kishin ardhur në Ballkan! Dhe është e çuditshme se si serbët asnjëherë, nuk e përmendin origjinë e të parëve të tyre.

Duke mos mundur të na zhduknin si popull të lashtë në këto hapësira, ata gjatë historisë shpesh na vranin dhe na masakronin, na digjnin dhe torturonin , por ata  as Zoti nuk i  ndihmoi që t’na fshinin dhe asimilonin, ashtu siç kishin dëshiruar përherë, duke u mbështetur nga miqtë dhe vëllezërit e tyre ideologjikë të cilët kishin ndikim të madh në të gjitha rrjedhat historike botërore.Për fat të keq, edhe shtetet tjera të  fuqishme/si Franca dhe Anglia/ gjithnjë ishin në anën e tyre gjersa një ditë erdhi këndej Amerika për t’i marrë në duart e veta frenat komandues në çdo drejtim dhe për t’ia parë hajrin çdo shqiptar i Globit tokësor.

Pra në periudhat e kaluara, ardhacakët e Karpateve e ushtronin gjendocidin dhe etnocidin ndaj nesh në mënyrat më të ashpra dhe të papara, pa pasur frikë as nga njerëzimi as nga Zoti, të  cilët në enciklpopeditë e ndryshme botërore nuk ngurronin të na quanin edhe’’Njerëz me bishta’’!Kur nuk mundnin t’i realizonin të gjitha qëllimet e tyre fashizoide/ ngase populli ynë nuk rreshti asnjëherë duke luftuar për lirinë e vetë/ata u përpoqën të na dëbonin edhe më tej nga tokat tona.Njëherë realizuan skenarim më monstruoz të shpërnguljes  me dhun./1878/nga Nishi e këndej, duke vrarë, prerë dhe djegur gjithçka që gjenin përpara, kurse herën tjetër realizonin edhe shpërnguljen e popullit tonë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi për në Turqi, ku edhe sot atje i kemi qindra mijra njerëz me origjinë shqiptare!Dhe të gjitha këto bëheshin para hundëve dhe syve të botës.Edhe atëherë në vendin tonë kishte patriotë të mëdhenj që e shitnin pasurinë e tyre për çështjen e madhe kombëtare, me ç’rast tregonin se , Nazim Gafurri, pasi e kishte dërguar një telegram në Kombet e Bashkuara për t’informuar ato se çka bënte Serbia ndaj shqiparëve, ishte vrarë nga dora gjakatare serbe.

Gjatë Luftës së Dytë botërore na mashtruan sërish, kurse pjesmarrja jonë në luftë/që ishte bërë për shkak të bashkimit të tokave shqiptare/ishte vetëm një gënjeshtër dhe iluzion, ku sërish filloi odiseada e vuajtjeve, dëbimeve dhe përsekutimeve tona.Duke e parë se çka ndodhte pas luftës dhe duke i hetuar planet ogurzea serbe, kolosi ish partizan Shaban Polluzha me shtatë tetë mijë ushtarë të tij të devotshëm dhe patriotë të shquar, ia ktheu pushkën Serbisë, e  cila mbi rrobet çetnike i kishte të veshura ato’’ partizane’’. Tribuni ynë i madh kombëtar luftoi gjashtë javë të tëra kundër çetave dhe batalioneve të dërguara nga Serbia, duke i rezistuar një ushtrie të fuqishme dhe të kalitur në një periudhë pesëvjeçare e cila kishte luftuar kundër gjermanëve në krye me kryemashtruesin Josip Brpz Tito i cili në fillim ishte marrë vesh ndryshe me Kosovën dhe Shqipërinë.Dhe ishte gjë normale që të shuhej rezistenca në atë dimër të vështirë kur forcat tona ishin të rrethuara nga çdo anë nga një shtet i ri militarist që përpiqej dhe pati sukses t’i vejë prapë nën okupim viset tona.Prindërit tanë tregonin se Shabamn Polluzha me luftëtarët e tij nga çdo anë e Kosovës, kishte qëndruar heroikisht deri në vdekjen e tij trimërore kur ishte vrarë bashkarisht me Mehmet Gradicën/një legjendë tjetër e Drenicës martire/.

Në luftrat tona heroike u shquan edhe tribunë të tjerë çlirimtarë edhe në vise të tjera të Kosovës por Drenica ishte ajo që sulmohej më së shpeshti për t’u zhdukur qoftë edhe ideja për rebelime të mëtejme ngha ana e saj.Në këtë drejtim dallohet edhe Rifat Berisha i cili u vra pas luftës në fshatin Gajrak duke u rezituar forcave të shumta të OZNËS famkeqe.Pra edhe ai kishte qenë i mashtruar kur kishte luftuar si partizan, por në fund të fundit dha jetën e tij për idealin e shenjtë të bashkimit tonë kombëtar, për çka edhe kishin bërë luftë të përbashkët përfaqësuesit nga të dy anët e  atdheut, duke qenë si dëshmi kryesore edhe Konferenca e Bujanit të cilën pas ngjarjeve të njohura të vitit 1981 përpiqeshin ta ‘’zhbënin’’serbët e mjerë, duke mos u shkuar mendja se nuk mund të fshihen datat më të njohura historike në asnjë vend të botës.

Në këtë shkrim ne u përpoqëm të jepnim shkurtimisht kronologjinë e ngjarjeve të ndodhura të cilat me dekada të tëra i kanë paraprirë vendit tonë  deri te 12 qershori i vitit 1999 dhe 17 shkurti 2008, kur njëherë e përgjithmonë kemi dalur nga kthetrat e obskurantizmit mesjetar serb dhe jemi bërë shtet i pavarur i pranuar nga 65 vende të ndryshme të botës të cilat kanë ndikimin kryesor në politikën globale.Shpresojmë që së shpejti të bëhemi edhe anëtarë të OKB-së, me ç’rast/edhepse llomotit Serbia/ na mjafton vetëm njpohja ‘’në bllok’’ e Ligës arabe, por me ne do të jenë edhe shumë shtete të Amerikës Jugore/ku kanë  ndikim SHBA-të/dhe ato të Afrikës/ ku ka ndikim Franca/..

Dhe në fund mund të themi Gëzuar 2 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës i cili është duke u kororëzuar edhe me fillmin e Autostradës kosovare e cila do t’i bashkohet asaj të Shqipërisë. 

Halit Bogaj

PAVARËSIA

Me rasitn e 2 Vjetorit të saj

Ne na ndodhi mrekullia
Kur na erdhi Pavarësia
Mbarë Evropa na ndihmoi
Pavarësinë kur e pranoi

2

Armiqtë tanë në Serbi
Bënin tmerr bënin kërdi
Si vandalë po verpronin
Ambasadat demolonin

3

Dyvjetorin e kujtojmë
Me gëzim e festojmë
Rrugët tona po ndërtohen
Shqipëritë po afrohen


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora