E premte, 26.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Pas lindjes jeta seksuale me ka ndryshuar...

E shtune, 13.10.2007, 12:01 AM


Të dashur lexues të revistës “SPEKTER”

Unë sot filloj rubrikën “JU PYESNI UNË PËRGJIGJEM “në të cilën unë do t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja për probleme seksuale. Më pyesni për çdo gjë që dëshironi të dini lidhur me seksin, unë do të mundohem t’u përgjigjem sa më kuptueshëm. Shpresoj që kjo të ndihmojë jetën tuaj seksuale dhe të zbukurojë jetën në përgjithësi. Mua mund të më kontaktoni për pyetje dhe gjithçka tjetër në adresën e e-mail: edukimseksual@yahoo.com

Me respekt për ju të gjithë

Dr. Adem Harxhi.

PAS  LINDJES JETA SEKSUALE MË KA NDRYSHUAR

PYETJE:
Jam një grua 26 vjeçe. Para pak muajsh kam lindur fëmijën e tretë. Jeta ime seksuale me burrin ka ndryshuar shumë në krahasim me fillimin. E kam humbur thuajse fare dëshirën për seks. Burri, gjatë aktit seksual përpiqet të më çojë në orgazëm, por me sa duket trupi im ka ndryshuar. Unë nuk e arrij dot kënaqësinë seksuale. Ju lutem çfarë më këshilloni?

Nga një nënë e re

PËRGJIGJE:
Fillimisht duhet të të pyes: Ka ndryshuar trupi yt, apo ka ndryshuar mënyra se si ti jeton tani!? Unë besoj se ka ndryshuar stili i jetës tënde. Fëmijët janë një mrekulli, por ata ta shtojnë stresin dhe marrin shumë nga koha e juaj e lirë. Ata  e cenojnë shumë privatësinë tuaj dhe bëhen pengesë reale për jetën seksuale të prindërve. Gjëja më me rëndësi që duhet të kuptosh është të mos i vësh fëmijët si pengesë midis teje dhe burrit. Po qe se ti fajëson për rënien e dëshirës dhe kënaqësisë seksuale trupin tënd, atëherë ti ke plot arsye që të mos kesh dëshirë për seks dhe të mos arrish kënaqësinë seksuale.

Në këtë rast duhet të kërkosh ndihmën e një mjeku. Por, po qe se fajëson mënyrën se si e ke organizuar jetën tani, pra stilin e jetës tënde që ndryshoi pas lindjes së fëmijëve (unë besoj që kjo është arsyeja e vërtetë), ti duhet të bësh diçka më shumë për veten tënde, për burrin tënd dhe për marrëdhëniet me njeri-tjetrin. Mos kërko fëmijë të tjerë. Jeta jote do të bëhet më e stresuar po të lindësh edhe një fëmijë tjetër. Jepu prioritetin marrëdhënieve me burrin. Juve u duhet më shumë kohë që ta kaloni së bashku. Kjo është e nevojshme për të karikuar bateritë e marrëdhënies tuaj, që tanimë janë shkarkuar. Pasi të kesh vendosur dhe të jesh përgatitur për të filluar përsëri jetën seksuale dhe për këtë mendo seriozisht, kërko dikë nga të afërmit (prindërit ose gjyshërit) që të kujdesen për fëmijët e tu për disa orë, ose për një fund-jave. Bashkë me burrin shkoni në një hotel ose motel, qoftë edhe për disa orë dhe rinjihni e rikujtoni marrëdhëniet që keni patur dikur me njëri-tjetrin. Kujtimet e këtyre momenteve speciale do ta bëjnë marrëdhënien të zgjasë për shumë kohë, por jo për gjithmonë. 

Ashtu siç u zbehen kujtimet e bukura të marrëdhënieve tuaja të viteve të hershme, ashtu do të zbehen dhe këto. Vetëm po t’i rinovoni herë pas here, mundësisht çdo javë, ato do të zgjasin pambarimisht. Gjeni mundësinë që çdo fund jave ta kaloni së bashku jashtë shtëpisë. Mundohuni të rrini sa më shumë bashkë edhe në shtëpi. Në qoftë se edhe kjo mënyrë nuk ka sukses, pa humbur kohë, të dy së bashku kërkoni ndihmën e seks-terapistit.

Pyetje:
A mund ta ndryshoj radhën e periodave të mia, doktor?

Mund të duket një  pyetje për të qeshur, por unë do ta bëj. Pres që burri të vijë për pushime pas një viti në emigracion. Do të qëndrojë rreth një muaj. Sapo llogarita se tamam në kohën që ai vjen më bie të kem periodat. Nuk ka nevojë të them se kjo do të prishë planet e mia për ta gëzuar seksin me burrin tim pas një viti larg, por do të na pengojë të shkojmë dhe diku në det për të kaluar pushimet. A ka ndonjë mënyrë të sigurt për të ndryshuar ciklin tim?

Përgjigje:
Fatkeqësisht, nuk ka shumë gjëra që ti mund të bësh për të shtyrë periodat. Por pse je me periodat, kjo nuk do të thotë se nuk mund të keni intimitet me njëri-tjetrin. Ju mund të putheni, përqafoheni, përkëdheleni, ta prekni njëri-tjetrin kudo, të lozni me trupin e njëri-tjetrit, etj. Mundësitë janë pafund. Madje, në se nuk dëshiron të përdorësh tamponat, ju mund të përdorni pece dhe përqëndrohuni në pjesë të tjera të trupit tuaj. E ashtuquajtura “Extrakursa” mund të japë po aq kënaqësi sa dhe interkursa. Këto t’i thashë që të mos bësh panik. Qetësohu dhe thjesht shiko përpara atë që po vjen të të shohë pas kaq kohësh. Ti duhet të dish se shumë burra dhe gra nuk e çajnë kokën dhe bëjnë marrëdhënie seksuale (interkursë) pavarësisht menstruacioneve. Ata vetëm vendosin disa peshqirë nën vete dhe bëjnë seks sa dëshirojnë. Gjithçka varet se si ju e ndjeni këtë gjë dhe nëse dëshironi të bëni interkursë gjatë periodave. Mos bëni asgjë që nuk dëshironi ta bëni !

Por pyetja jote më jep rastin të them pak fjalë këtu për atë që quhet supresioni i menstruacioneve, një metodë që bën të riskedohet koha e menstruacioneve kur ajo bie gjatë pushimeve, natën e parë të martesës, gjatë muajit të mjaltit, pra më së fundi kur ju do të takoheni me burrin tuaj në emigracion. Cikli menstrual i një gruaje të shëndetshme mund të ndryshohet vetëm po qe se ajo është duke marrë pilula antikonceptive dhe i ka përdorur ato për disa cikle. Ka rëndësi lloji i pilulave që gruaja përdor. Në çdo rast kur mendoni ta bëni këtë ndryshim të periodave duhet të këshilloheni me doktorin dhe gjinekologun, përpara se të vendosin të rregullojnë ciklin tuaj menstrual.

Për të kapërcyer një periodë të tërë veprohet në këtë mënyrë:

Ato gra që përdorin paketat me kontraceptivë 28-ditëshe.Kur të arrini në fund të pilulave aktive hormonale në pako, filloni kompletin tjetër të pilulave aktive, mos i përdorni pilulat inaktive ose placebo të paketës së parë.  Ato që përdorin paketa 21-ditëshe  Në vend që të shkoni nëpër javën pa pilula, filloni menjëherë paketën tjetër me pilula aktive.Përdorimi i vazhdueshëm i hapeve aktive sposton menstruacionet. Ideja është që të përdoren çdo ditë pilula aktive. Mund të ndodhë që edhe pas kësaj ju të konstatoni disa pika gjaku menstrual.
Kjo procedurë e shtyrjes së periodave duhet të përdoret vetëm me raste, siç është rasti yt, ose më së shumti një cikël po një cikël jo, por jo më shumë.

Edhe njëherë, kjo duhet të rekomandohet, të rishikohet dhe të aprovohet nga doktori. Në qoftë se ka kohë të mjaftueshme prej sot deri sa ty të vjen burri, ose për herë të tjera, një opcion tjetër i përshtatshëm është Depo-Provera. Siç dihet Depo-Provera është një kontraceptiv vetëm me progesterone që merret çdo tre muaj me injeksion. Depo–provera ndërpret ciklin menstrual, por i bën periodat e gruas më pak të rregullta. Shumë gra që e përdorin Depo-Proverën, vënë re pak gjak midis periodave. Disa grave të tjera nuk u vijnë periodat për një farë kohe edhe pas ndërprerjes së Depo-Proverës. Kohët e fundit është në provë një pilulë e re për kontrollin e lindjeve e quajtur Lybrel.
Kjo u jep fund periodave për aq kohë sa gruaja merr pilulën. Ka edhe barna të tjera për kontrollin e lindjes si Seasonale dhe Seasonique që mbrojnë nga shtatzënia dhe e lënë gruan të ketë vetëm katër perioda në vit.
Kjo duket një kombinim shumë i mirë: mbrojtje nga shtatzënia pa shqetësime dhe dhembjet e periodave mujore. Por edhe këto e kanë një inkonvieniencë: gruaja humbet atë që historikisht e kanë patur gratë -ritin mujor të të qepurit gra. Prandaj vetiu lind pyetja :

A është mirë që t’i evitojmë plotësisht periodat?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora