E merkure, 03.03.2021, 12:03 AM (GMT)

Kryeshkrim

Engjëll Koliqi: Miku i mirë në ditë të vështirë dhe në kremte

E marte, 03.11.2009, 08:10 PM



MIKU I MIRË

NË DITË TË VËSHTIRË
DHE NË KREMTE
 
Shkruan: Engjëll KOLIQI

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Bill Clinton, për popullin e Kosovës, në mbyllje të shekullit të kaluar, udhëhoqi një aventurë botërore të mrekullueshme, duke sulmuar vrasësit shumëshekullorë të popullit shqiptar të Kosovës dhe përfundimisht e shpëtoi këtë popull nga shfarosja dhe na e siguroi atë më të shtrenjtën që popujt e meritojnë – LIRINË!
Shumë thënie të popullit tonë mbeten të amshueshme dhe gjithherë aktuale. E tillë është edhe thënia “Miku i mirë në ditë të vështirë”. Bill Clinton është pikërisht Miku Ynë i Mirë, në ditë të vështirë. Ai kur drejtonte timonin e superfuqisë botërore të të gjitha proceseve të lirisë dhe të demokracisë së popujve - të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, urdhëroi mrekullinë më të madhe për ne, pikërisht në mbyllje të shekullit XX, që për ne ishte një shekull më shumë se i zi. Duke i kuptuar dhe duke i njohur mirë nevojat dhe etjet e popujve për liri e demokraci, Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen që këto vlera themelore të jetës t’i gëzojnë të gjithë popujt, të të gjitha racave e të të gjitha religjioneve – anekënd botës.
 Në kohën kur populli shqiptar i Kosovës përjetonte një rrezik të madh – rrezikun e largimit nga trojet e veta shekullore, ose shfaroshjen e krejtësishme, për fatin tonë të mirë dhe           për ta qëndisur bukur historinë njerëzore, në Shtëpinë e Bardhë në Washington, timonin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e drejtonte Preseidenti Karizmatik – Bil Clinton. Ai e kuptonte rrezikun nga mungesa e lirisë dhe demokracisë, e kuptonte jetën dhe e çmonte shumë. Prandaj edhe veproi trimërisht kundër makinerisë luftarake kriminale të Serbisë, që me shekuj dinte vetëm të shkaktonte krime e tragjedi mbi popujt tjerë, e sidomos mbi popullin shqiptar.
Ne patëm fatin që patëm njerëz të mëdhenj dhe të mençur që na udhëhiqnin në fund të shekullit të kaluar dhe ditën t’ia parasesin Atij vlerat tona – dëshirën dhe etjen për liri e demokraci, pasuritë tona materiale e shpirtërore. Këtë e pohoi edhe vetë Clinton, i cili në festën e madhe që shqiptarët ia organizuan Atij, në shenjë mirënjohjeve të sinqerta, me rastin e inaugurimit solemn të Sheshit me emrin e Tij dhe të trupores së tij, për ta falënderuar kështu për të gjitha ato të mira që Ai ka bërë për ne, duke na shpërtuar nga shfarosja e duke ndërruar mentalitetin e politikës dhe të diplomacisë ndërkombëtare karshi nesh. Duke ndryshuar këtë mentalitet Ai edhe i hapi udhë Pavarësisë përfundimtare nga Serbia dhe njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Ai vetë tha se ndjehet shumë krenar që ka pasur fatin ta ketë mik special dhe shumë të çmueshëm Presidentin Historik të Kosovës – Ibrahim Rugovën, i cili ia ka shpjeguar më së miri realitetin tonë dhe të gjitha rrethanat në trojet iliriko-shqiptare, gjatë historisë. Lavdëroi poashtu edhe ish udhëheqësin politik të UÇK-së, tani kryeministër i Republikës së Kosovës – Z. Hashim Thaçin. Ai tha sa sa të frymojë në këtë jetë do të jetë në mbrojtje dhe në mbështetje të Kosovës dhe të popullit të saj. Për të treguar afërsinë shpirtërore dhe politiko-diplomatike me popullin tonë, Clinton në Kremten e madhe kushtuar Atij tha se edhe atë ditë në mëngjes kishte biseduar në telefon me bashkëshorten e tij Hillary Clinton, sekretare aktuale e shtetit dhe shefe e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pohoi se Ajo na ka përshëndetur të gjithëve, pa dallime dhe se është zotuar të na mbështesë e të na përkrahë gjithmonë.
Bill Clinton – miku ynë i mirë në ditë të vështirë, na shpëtoi nga shfarosja, duke organizuar bombardimin 78 ditësh të forcave dhe të pozicioneve serbiane në Kosovë dhe të burimeve kriminele serbiane ku prodhoheshin armët e nga ku vinin trupat kriminale të ushtrisë dhe të policisë delinkuente sebiane, që dinin të bëjnë krim dhe vetëm krim, që dinin të shkaktojnë vetëm tragjedi, në shumë shekuj në histori. Ai i solli dhe i rregulloi të gjitha rrethanat politiko-dipomatike në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën, që u organizua në fillim të vitit 1999 në Francë – në Rambuje dhe që u nënshkrua në Paris nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët, por jo edhe nga serbët. E njëjta gjë dhe taktikë shumë e zhdërvjelltë diplomatike u bë edhe me rastin e nënshkrimit të së ashtuquajturës Marrveshje e Kumanovës, me të cilën Serbia praktikisht e pranoi humbjen me forcat e NATO-s dhe Kosova iu mor njëherepërgjithmonë, duke dekretuar kështu edhe largimin e ushtarakut të fundit dhe policit të fundit serbian nga Kosova.
Ky pra ishte ai Clinton-i i Madh që diti ta mbyllë shekullin XX me mrekulli historike e politiko-diplomatike në dobi të shqiptarëve. Edhe shqiptarët janë këta që dijnë ta falënderojnë dhe ta nderojnë denjësisht mikun e tyre që i shpëtoi. Merita të mëdha për këtë mrekulli, që u organizua të dielën e 1 nëntorit, ka autori i skulpturës së trupores së Clinton-it – Hezair Mustafa, ideatori i Sheshit Clinton në Prishtinë, Qeveria e Republikës dhe mbarë populli i Kosovës, që e priti dhe e nderoi ngrohtësisht e përzemërsisht Mikun e Madh.
Edhe zotimet e Tij se do të përkujdeset gjithmonë dhe se do ta mbështesë Kosovën dhe popullin shqiptar, janë shumë domethënëse dhe shumë përmbajtësore e të dobishme për popullin tonë.
Një shqiptar që jeton në New York, më ka pohuar se Bill Clinton shpesh rri me shqiptarët atje e bashkë me shqiptarë shpesh edhe drekon e darkon. Siç më ka pohuar bashkëkombasi ynë nga New Yorku, Clinton gjithherë u jep mësime shumë të frytshme dhe porosi kushtrimore shqiptarëve, duke kërkuar që ne ta njohim vetëvetin, identitetin tonë dhe të mos e harrojmë të kaluarën e bujshme historike, duke shikuar gjithherë nga e ardhmja dhe nga përspektivat kombëtare e njerëzore.
Ja pra – Miku i mirë gjithherë na ndihmon, na porositë dhe na mëson ta krijojmë një përspektivë konstruktive dhe të adhurueshme për kombin në përgjithësi, për njeriun shqiptar dhe për mbarë shoqërinë njerëzore, ku ne jetojmë e veprojmë.
Zoti e bekoftë Mikun Tonë të Madh!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë dhe Shqiptarinë!


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora