Editorial
Halit Bogaj: Klintoni i mërdhiu
E marte, 03.11.2009, 09:00 PM

Nga Halit Bogaj
Kësaj radhe, ashtu si edhe Xho Bajdeni, Bill Klintoni i mërdhiu duke u treguar dhe ua përkujtuar atyre se kush ishte Dr.Rugova dhe personaliteti i tij në sytë e shtetarëve evroperëndimorë. Në fjalën e tij si me gjysmë zëri, Dr. Rugovën e përmendi kryetari Fatmir Sejdiu i cili po të guxonte nga Klintoni nuk do ta përmendtte fare. Që nga dita e vdekjes se tij mjeranët pushtetarë kosovarë harruan se kush ishte i shenjti Dr.Rugova i cili e solli Kosovën deri aty ku erdhi sot. Harruan por fati deshti vazhdimisht që të mos e harronin çlirimtarët e vërtetë të Kosovës të cilët kishin pasur dhjetra dhe qindra takime me të që nga dita kur ai e kishte themeluar Lidghjen Demokratike të Kosovës dhe parreshtur ishte angazhuar për internacionalizimin e saj deri në ditën magjike të bombardi mit të Serbisë nga ana e Paktit Veriatlantik. Ata harruan shumë shpejtë dhe bëhen sikur nuk kishte ekzistuar fare njeriu i cili gjatë njëzet viteve bëri çmos që çështja e Kosovës të hynte përgjithmonë në dyert e kancelarive më të fuqishme vendimarrëse botërrore deri në çlirimin tonë definitiv nga fallangat çetnike. Nuk di çka t’u them përveç jazëk u qoftë që veprojnë në atë mënyrë dhe që ia futën thikën pas shpine pas vdekjes së tij duke e ndarë në dysh Lidhjen demokratike të Dr.Rugovës dhe duke treguar se nuk kishin qenë ‘’askushët’’.Treguan se të gjitha veprimet e tyre të çoroditura kishin qenë në kundërshtim me idealet madhështore të Prisit të Lëvizjes sonë popullore/Gandit të Ballkanit/ i cili ishte një ikonë e vërtetë e të gjithë shqiptarëve, për

Klintoni erdhi dhe ashtu si edhe Sali Berisha para disa muajve ua përkujtoi edhe njëherë atyre se kush ishte Dr.Rugova dhe çfarë angazhimi kishte bërë ai për Kosovën. Ky përkujtim nuk ishte aspak i rastit dhe pa qëllim nga i cili duhet të nxjerrin mësim sidomos ata që kanë hequr dorë prej tij të ushqyer nga lakmia dhe interesi personal, siç ndosdhi në të gjallë të presidentit edhe me dy femrat thuajse binake të LDK-së/Edita Tahiri dhe Edi Shukriu/ të cilat u vërsulën në PDK pikërisht për interesa karieriste, njëra nga të cilat/e shkolluar në Amerikë me paret e LDK-s/donte që përmes PDK-së ta merrte postin e ‘’Ministreshës së

Dhe për të qenë ironia më e madhe edhe disa gazetarucë dhe’’analistë’’, të majtë në një emision të Baton Haxhiut i kishte kapë zori që Klinton e permendi emrin e Rugovës në Parlament dhe në shesh/në të cilin brohoriste masa/!Brohorit pra, çka kujtuat ju.Populli e di më së miri se kush ishin shpëtimtarët tanë të vërtetë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Shtatorja e Bill Klintonit në Prishtinë
Naser Aliu: Patrioti Ballkanik
Valon Kurtishi: Për cilin “popull tim” e ka fjalën drejtori apatrid i QNK-së maqedonase
Xhevat Rexhaj: Zemra Shqiptare bllokohet nga Ministria e Shërbimeve Publike (PDK) të lexohet në Istog e më gjerë
Baki Ymeri: Atdhetarizmi shqiptar dhe satanizmi ballkanik
Ndue Ukaj: Loja me imazhe
Dibran Demaku: Vajza shqiptare, kujdes!
Ndue Ukaj: Nëna Terezë dhe shqiptarët
Alfred Papuçiu: Lidhur me mbrojtjen e figurave tona mbarëkombëtare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Halit Bogaj: Ismail Kadare përherë në Zemrat Shqiptare
Alfred Papuçiu: Të bëhemi njësh për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarit dhe figurave tona të shquara, si Ismail Kadare
Agim Vuniqi: Athua ka humbur shpresa për ndryshime...?
Engjëll Koliqi: Të mis shihen partitë por le të votohen më të mirët
Ndue Ukaj: Kush nuk duhet të fitoj Prishtinën?
Shkëlzen Halimi: Ne (shqiptarët) dhe Ata (shqiptarët)
Adnan Abrashi: Kot tentimi i pengimit të një rruge të nisur kaherë
Frank Shkreli: Kontributi i diasporës shqiptare në SHBA s’matet dot prej apatridëve
Ndue Ukaj: Sprova për demokracinë