E shtune, 31.10.2020, 10:14 PM (GMT)

Aktualitet

Wesley Clark: Pavarësinë e Kosovës e vulosi në Tiranë presidenti Xhorxh W.Bush

E hene, 24.09.2007, 07:06 PM


Manifestim i madh në 11-vjetorin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Nju-Jork. Gjenerali Wesley Clark merr medaljen “Duart e Shpresës”, ndërkohë që dekorata nderimi post mortum morën presidenti historik i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova si dhe komandanti Adem Jashari.

Mbrëmje madhështore në një mjedis të mrekullueshëm, u mbajt dy ditë më parë në lokalin superklas Cipriani në qendër të Nju Jorkut, para rreth 500-600 pjesëmarrësve, me rastin e 11-vjetorit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Darka është një manifestim tradicional, i cili organizohet për të njëmbëdhjetën herë. Kësaj radhe kjo darkë u mbajt vetëm 70 ditë nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, e cila, sipas të gjitha gjasave përfundon më 10 dhjetor, kohë e përcaktuar si afati i fundit i përfundimit të 120 ditëve të bisedimeve mes Beogradit e Prishtinës. Në darkën vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, të cilën e udhëhoqi Drejtori Ekzekutiv i KKSHA, zoti Avni Mustafaj dhe Albana Osmani, prezantuese nga Shqipëria, morën pjesë figura të spikatura shqiptaro - amerikane të politikës, artit, kulturës, sportit, biznesmenë të fuqishëm, studentë dhe veprimtarë e aktivistë të dalluar të çështjes shqiptare, në SHBA, Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare. Ka qenë i pranishëm ministri i Jashtëm i Shqipërisë zoti Lulzim Basha, Ministrja e Shërbimeve Publike në Prishtinë, znj. Melihate Tërmkolli, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit z Chris Hows, drejtor për Europën Juglindore, Joshua Black, nga Kosova Desk Office, Lisa Gregory nga Albania Desk officer, Murat Jashari, i nipi i heroit legjendar Adem Jasharit, nipi i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Naser Rugova, anëtar i kryesisë qëndrore të LDD, regjizori Stan Dragoti, Presidenti i KKSHA, z Richard Lukaj, veprimtarët Harry Bajraktari, Lumi Hadri, Ramadan Gashi, Agim Rexhaj, Ilmi Berisha, ambasadori i Shqipërisë në Washington dr Aleksandër Sallabanda, ambasadori i Shqipërisë në OKB, Adrian Neritani, diplomatët Lublin Dilja dhe Kreshnik Çollaku, deputeti i parlamentit të Malit të Zi, Luigj Shkreli, avokati Fatos Dervishi, etj. Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe SHBA-së u kënduan nga Silvia Tohsun dhë këngëtarja nga Tirana Soni Malaj. Bekimi i darkës u krye sipas riteve ortodokse e katolike, prej Artur Liolinit, kancelar i Kryepeshkopatës Shqiptare në Boston, dhe Famullitari i Kishës Katolikë Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdal, i përndershmi Dom Pjetër Popaj. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z Lulzim Basha, i dorëzoji çmimin “Duart e shpresës”, ish-Komandantit te Trupave të NATO-s në Kosovë, gjatë fushatës ushtarakë të vitit 1999, gjenëralit në pension Wesli Clark, ish-kandidat për president dhe emër i lakuar për sekretar i mbrojtjes. Krahas këtij çmimi, sivjet u ndanë edhe çmimet për vepër jetësore. Me këtë çmim post mortum u nderuan Presidenti historik i Kosovës, Dr Ibrahim Rugova, dhe komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Darka e 11-vjetorit të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, e cila është një manifestim i madh ndër më të mëdhatë në komunitet, u shoqërua me një spektakël të bukur muzikor dhe iu dedikua gjatë gjithë kohës pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët kurrë nuk do ta harrojnë rolin e veçantë të SHBA-së si bartësi kryesor i çlirimit të Kosovës dhe prijësi i pavarësisë. Shqiptarët kurrë nuk e kanë vënë në dyshim se suksesi politik nuk do të ishte as i afërt me këtë të sotmin, po qe se në kreun e komandës së NATO-s për Evropë në vitin 1998-1999, të mos ishte një njeri i aftë dhe i vendosur, si gjenerali Wesli Clark. Shqiptarët e vlerësojnë gjeneralin Clark si mikun e madh të tyre për rolin që pat gjatë luftës së Kosovës në cilësinë e komandantit të lartë të NATO-s. Ish Komandanti i Trupave të NATO-s në Kosovë gjatë fushatës ushtarake të vitit 1999, gjenerali në pension Wesley Clark, duke iu referuar luftës 78 ditore në Kosovë, kundra caqeve serbe dhe bombardimit të Serbisë, gjatë fjalimit të tij tha se largpamësia, mençuria dhe urtësia e Rugovës si dhe akti heroik i familjes Jashari e nxitën atë dhe NATO-n, të bombardonte Milosheviçin, një skizofren i çuditshëm.
Pavarësia e Kosovës, jo më larg së fundi i këtij viti/Duke folur më disa fjalë përshëndetëse në gjuhën shqipe, në fillim të fjalës së tij Clark, më pas anglisht, ai tha: “Ne punuam në mënyrë efikase me aleatët tanë gjatë fushatës kundër Milosheviçit”. Sipas tij, përdorimi i një sërë mundësish diplomatike, ushtarake dhe ligjore, deri në takimin ballëpërballë në Beograd siguruan jo vetëm triumfin e SHBA-vë ndaj Serbisë, duke i dhënë fund spastrimit etnik kundër shqiptarëve të Kosovës, por, gjithashtu ndikuam edhe në përmbysjen e Millosheviçit, i cili përfundoi më pas në Hagë, ku edhe vdiq. Wesley Clark, me nostalgji gjatë fjalës solli në mendje edhe episode nga ngjarjet e viteve 1998-1999. Një njeri vendimtar në fushatën ajrore kundër forcave ushtarake të Sllobodan Milosheviçit i risjell fjalët e ish-presidentit maqedonas Trajkovski, se “Shqiptarët nuk janë si të tjerët, ata do të luftojnë”. I kujton me saktësi fjalët që në marsin e vitit 1998 dëgjoi nga ish-presidenti maqedonas. Gjenerali Clark ka entuziazmuar dhe ngritur në këmbë duke përplasur duart nxehtësisht, të gjithë pjesëmarrësit, të cilët, brohoritën fuqishëm disa herë USA-USA-USA, kur ai tha se, Kosova, deri në fund të vitit, do të jetë e Pavarur. Presidenti Bush në Tiranë, në qershor, tha Clark, e ka bërë shumë të qartë qendrimin e palëkundshëm amerikan mbi pavarësinë e Kosovës. Ajo do të jetë e pavarur sepse ky është vullneti i shumicës së popullit atje. Ky është parimi i duhur dhe SHBA do të punojnë për të arritur këtë qëllim, jo më larg se fundi i këtij viti. Gjenerali Clark i bëri thirrje më anë të zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit z Chris Hows, Drejtor për Europën Juglindore, që t’ia përcjellë mesazhin Qeverisë Amerikane, presidentit Bush, sekretares Rajs, Nikolas Bërnsit, etj, se Shqiptarët kanë ndjenja të pakushtëzuara proamerikane. Shqiptarët janë sigurisht populli më pro-Amerikan në Europë dhe ndoshta edhe në Botë, tha Clark.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora