E premte, 26.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Haxhi Jahja Daci

E premte, 04.09.2009, 09:54 PM


Haxhi Jahja Daci (1905-1944)
Haxhi Jahja Daci (1905-1944)
Haxhi Jahja Daci (1905-1944)


Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

     Haxhi Jahja Daci  ishte një nga hoxhallarët atdhetar, i cili fesë e atdheut me zemër e shpirt iu përkushtue dhe për këtë e dha jetën, u pushkatue…

     Jahja Daci lindi në vitin 1905 në Pejë. Rrjedh prej një familje intelektuale, besimtare, me prejardhje nga katundi Dacaj, në rrethin e Rozhajës. Një nga të parët  e tij ka shërbye në Pejë si Myfti.
     Mësimet fillestare i kreu në Pejë, në “kohën e Austrisë” dhe menjëherë i vazhdoj mësimet në medresenë e Pejës, ku ishte një nga nxënësit më të dalluar.
     Me një grup haxhinjshë nga Kosova, në moshë të re, u nisë për në Qabe, për t’i vizitue vendet e shenjta, Meken e Medinen, dhe prej asaj kohe e gëzon titullin Haxhi…
    Haxhinjtë nga Kosova u kthyen prej nga kishin ardhur, kurse Haxhi Jahja Daci e vazhdoj rrugën për në Kairo të Egjiptit….
    Në Kairo të Egjiptit u regjistrue  në Universitetin e njohur  “Az-har”, ku përveç që i thellojë njohuritë, ai aty i përvetësojë edhe më shumë gjuhët: turke, perse, arabe dhe angleze…
     Me këtë përgatitje, Haxhi Jahja Daci e filloi veprimtarinë e tij në shërbim të Zotit, në shërbim të popullit….
     Shërbimin ndaj Zotit, shërbimin ndaj popullit e filloi si Imam në Rahovec, kurse më vonë në Istog, ku përveç detyrave fetare, i kryente në ilegalitet edhe detyrat kombëtare…
     Haxhi Jahja Daci, meqë ishte vazhdimisht në lidhje me popullin, në xhami, në lindje, në vdekje, fejesa, martesa, e kuptonte fort mirë gjendjen e mjerueshme ekonomike. arsimore, edukative, kulturore…
     Ai ishte vrojtues shumë i vëmendshëm i rrethanave dhe zhvillimeve politike nëpër të cilat po jetonin e kalonin shqiptarët, në trojete e tyre, në Mbretërinë e Jugosllavisë. Bënte  përpjekje, me të gjitha mundësitë, që populli shqiptar të dilte në dritë…
    Nuk hezitonte, çdo rast e shfrytëzonte, që me këshillat e tij, popullin e shkretë, të robnuem, ta ndërgjegjësonte, ta vetëdijesonte…
    .Burimi i këshillave të tij ishte i pashtershëm, sepse  buronte nga Dija Hyjnore, profetike e nga përvoja njerëzore…
    Veprimtarinë e tij për atdhenë e zhvillonte, sipas nevojës, herë me pushkë, herë me pendë….
     Gjenevës, ku ndodhej selija e Lidhjes së Kombeve, vazhdimisht i shkruente, i raportonte për keqtrajtimin, përdhunimin, masakrimin, dëbimin, që zbatonte regjimi i Mbretërisë së Jugosllavisë mbi shqiptarët…  
    Me shkatërrimin e Mbretërisë së Jugosllavisë, prill, 1941, veprimtaria atdhetare e Haxhi Jahja Dacit, gjatë vitetev 1941-1944,  u zhvillue në tri kahje: kundër fashizmit-nacizmit, komunizmit dhe bandave çetnike…
     Në luftë kundër bandave çetnike, që terrorizonin fshatrat shqiptare nëpër Kosovë, por edhe në Tutin, Sjenicë, Novi Pazar e teposhtë, Haxhi Jahja Daci me hoxhallarët atdhetarë si Mulla Zekë Bërdynaj, nga Radavci i Pejës, që e kishte krye Medresenë e Madhe në Gjakovë, i diplomuar te Myderriz Fahri Efendiu, Mulla Iljazi i katundit Burojë të Drenicës etj., organizonin formacione të luftëtarëve vullnetarë për mbrojtjen e shqiptarëve nga masakrimet armike të bandave partizane-çetnike…
       Populli ende i përmend me lavdi, edhe sot e kësaj dite, kontributin e  hoxhallarëve, të luftëtarëve në mbrojte të shqiptarëve, ndërsa historianët, kryesisisht, heshtin. Heshtnin dje, për shkak të ieologjisë, kurse sot për “arsye” të islamofobisë…
       Haxhi Jahja Daci ishte anëtar e veprimtar i organizatës “Lidhja e Dytë e Prizrenit”
“Lidhja e Dytë e Prizrenit”, organizatë politike-ushtarake, themelue në Prizren, gjatë Kuvendit themelues, që zhvilloi punimet prej 16-20 shtator 1943…
       Sipas gazetes “Kombi” të Tiranës, gazetari i së cilës ishte pjesëmarrës në Kuvendin Themelues, informonte lexuesit  me këto fjalë:
       “Pika e parë e programit të bisedimeve përmban kërkesën e bashkimit të përhershëm dhe të pazgjidhshëm të të gjithë krahinave të banueme qysh prej mija vjetsh prej popullsinash shqiptare”.
      Pika e dytë e Programit “përmban bashkimin me Shqipni të krahinave të Mitrovicës, Vuçiternës, të Pazarit të Ri dhe të Senicës – toka shqiptare të kërcënueme nga shumë anë nga bota slave…”
      Kurse, gazeta “Kosova” e Tetorit 1943, e informonte kështu:
     “Dita e lumnueshme e 16 Shtatorit 1943 gëdhinë tue gjetun Prizrendin të zbukuruem në nji mënyrë të jashtëzakonshme me flamurë kombëtarë, me harqe ngadhënjimi, mbi të cilët zotnojnë figurat e të gjithë martirëvet dhe luftëtarvet ma të shquem të përpjekjevet kombëtare të popullit shqiptar…”
      Haxhi Jahja Daci, si hoxhë që ishte, dijetar e atdhetar, nuk i besonte komunizmit, as komunistëve shqiptar… Ai i thoshte rinisë, popullit, në xhami, në male e nëpër shtëpi, se:
     “Ai që nuk i beson Zotit asht e zeza e popullit…”
      Në dhjetor të vitit 1944, bandat partizane-çetnike e arrestojnë në Drenicë hoxhën, Haxhi Jahja Dacin, dhe pasi e torturojnë e pushkatojnë…
      Hoxha, Jahja Efendi Daci, besimtar, intelektual, dijetar, veprimtar, atdhetar, kur u pushkatue ishte 39 vjeçar, por mbeti shembull frymëzimi për besimtarë, për atdhetarë…


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora