E premte, 26.04.2024, 05:39 AM (GMT+1)

Faleminderit

Albert Shala: Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj

E premte, 04.09.2009, 10:00 PM


DËSHMORI I  KOMBIT TOMË RROK GJOKAJ

Nga Albert Shala, Gjakove

Deshmori i Kombit Tome Rrok Gjokaj lindi ne fshatin Dashinoc te Decanit ne nje familje atdhetare. Shkolen filore e kreu ne Ratishe, te mesmen ne Irzniq. Prinderit e Tomes i kishin dymbedhjete femije: nente djeme dhe tri vajza. Toma ishte femija i peste ne rradhe. Toma ka qene i martuar dhe ka  nje djale me emrin Vigjilent. Nga nente djemt e Rrok Gjokajt, dy jane deshmore, Toma dhe Zefi, ndersa pjesetare te UCK-se ishin edhe vellezerit e tij: Tunxhilli (Tuna), Gjoka, Vilsoni, Pashki, nderkaq Preni, Kola dhe Antoni kane kontribuar finaciarisht per UCK-ne nga Zvicra. Me masakren e Prekazit numri i pjesetareve te UCK-se rritet vrullshem. Toma dhe vellezerit e tij inkudrohen ne Shtabin Lokal ne Dashinoc ne prill 1998.
Per Tomen dhe familjen e tij bashkluftetari Murtez Shala shprehet: "Toma eshte nje nder luftetaret e pare te fshatit. I takon gjenerates qe ka dhene shume per Kosoven. Familja e tyre ka financuar UCK-ne si dhe ka dhene gjashte pjesetare te UCK-se, dy prej tyre deshmore. Me Tomen se bashku kemi qene per armatim ne Shqiperi ne qershor 1998''.

Toma ishte shume aktiv ne luftime ne Dushkaje te Gjakoves, ku mori pjese ne luftimet ne Dashinoc, Ratishe Vranoc. Deri me 28 mars 1999 luftoi ne Dashinoc me bashkluftetaret nga Gjakova ne krye me komandant Agron Kryeziun. Me formimin e brigades 137 Gjakova,ku u inkuadrua.Pas nje sere luftimesh ne Kodren e Cabratit te zhvilluara me shtate maj 1999 u vra.
Bashkluftetari Hekuran Hoda rrefen: "Tomen kam pas fat ta njohe shume mire. Edhe ne Dashinoc por edhe ne Gjakove. Ka qene nje djale shume trim, i afert e mbi te gjitha ka qene shume i mencur. Cdo here qe jam takuar me te me dukej i buzeqeshur. Me kujtohet dita e plagosjes se tij dhe me pas edhe e vdekjes se tij nga plumbat e okupatorit serb. Ishte ora 11 e mengjezit kur Toma kishte shkur te terheqte ushtaret tane edhe pse e dinte se ishin  vrare, ku edhe u plagos nga snajperi. Me pas e kemi terhekur dhe sjelle ne Shtab. Aty i eshte dhene ndihma e pare. Ai kishte marre plage ne kraheror. Fjalet e tij sa ishte i plagosur ishin perplot mllef kunder okupatorit serb, kurse ne bashkluftetreve na fliste fjale qendrese. Vdiq ne oret e mbremjes i buzeqeshur pa ndonje dhembje te madhe. E varrosim se bashku me shoket ne oret e mbremjes, per t'u kthyer mbas luftes e mos ta gjetur kufomen ne vendin u e kishim varrosur.Toma nuk jeton me dhe trupi i tij nuk eshte i gjetur por gjithmon jeton ne zemrat e bashkluftetareve te brigades 137 Gjakova dhe gjithe luftetareve te UCK-se e paten fat ta njohin''

Jeta dhe vepra e ketij patrioti e rendisin ne kuader te figurave te ndritura te Kombit qe u sakrifikuan per atdhe.
Lavdi jetes dhe vepres se Deshmorit te Kombit Tome Rrok Gjokaj.
Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj
Dëshmori i Kombit Tomë Rrok Gjokaj



(Vota: 13 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora