E enjte, 26.11.2020, 01:09 AM (GMT)

Aktualitet

Kosovë, 4 të arrestuar dyshohen për terrorizëm

E shtune, 29.08.2009, 01:31 PM


Katër personat, njëri prej të cilëve me shtetësi amerikane, janë arrestuar në Prizren për armëmbajtje pa leje dhe rrezikim të sigurisë por “akuzat mund të zgjerohen” dhe të përfshihet dhe hetimi për akuzën e terrorizmit. Njëri prej të arrestuarve është me shtetësi amerikane. Version multimedial i ketij lajmi

PRISHTINE- Policia e Kosovës po merr në pyetje 4 të dyshuar për lidhje të mundshme të tyre me veprimtari terroriste. Arrestimi i tyre është bërë dje në rajonin e Prizrenit.

Katër personat, njëri prej të cilëve me shtetësi amerikane, janë arrestuar për për armëmbajtje pa leje dhe rrezikim të sigurisë por “akuzat mund të zgjerohen” dhe të përfshihet dhe hetimi për akuzën e terrorizmit, bëri të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës Arben Beka.

Ai tha më tej se gjatë arrestimit i cili u krye të premten në mëngjes policia sekuestroi dhe dy armë kallashnikov dhe 5 granada dore. Beka nuk pranoi të komentojë lidhjet që ishin bërë në mediat vendase se të dyshuarit kanë lidhje me sektin më radikal islamik, Wahabi.

Të arrestuarit janë Bekim Kazi me orgjinë nga Dibra, shtetas amerikan, Shaban Dilin, Bajram Berishën dhe Ilaz Islamin, që të tre shtetas të Kosovës.

Mediat lokale thonë se operacioni është kryer në bashkëpunim me FBI-në amerikane por Beka tha se policia as nuk mund ta konfirmojë dhe as ta mohojë këtë.

Policia thotë se ka sekuestruar një kompjuter laptop i cili besohet se ka informacione mbi planet e dyshuara.

Arrestimet vijnë një muaj pasi policia e Kosovës tha se kishin shkëmbyer informacione me hetuesit e FBI-së të cilët kishin cuar më pas në arrestimin e një shtetasi kosovar në SHBA, i cili së bashku me 6 shtetas të tjerë amerikane akuzohen për komplot për të kryer sulme terroriste në vendet e tjera.

Në fillim të këtij viti tre vëllezër shqiptarë u dënuan me burg përjetë për akuzën e komplotit për vrasjes së personelit ushtarak në Fort Dix të Nju Xhersit. Ata u arrestuan në maj 2007.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora