Fatmire Duraku: Mes shpresës dhe dhembjes
Ecim, ecim... me gjysmë fryme ecim. Ecim e askush nuk e ka të qartë sa kohë ka që ecim dhe nga ecim, për ku ecim?!- Sa kohë ka që ecim... - tha Tringa, e unë e shikova gjithë habi.- Një vit, - foli dikush nga larg.- Kjo së paku, - tha dikush tjetër.- Tërë jetën ecim... - tingëlloi zëri i një treti...

























