E marte, 03.06.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Kerko: Zeqir Lushaj

Zeqir Lushaj: Vllazënve Gërvalla

N’qiell t’Kosovës, mbush me kushtrim,Shkojne tri shqipe fluturim,Roje i bajnë natën dhe ditën,N’shpirt të popullit nuk mund t’vriten,Jan ba Nja, me diell e hanë,Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë! ...

Zeqir Lushaj: Djem t’Kosovës – Lavdi paçi!

Djem t’Kosovës, – Lavdi paçi!Balli i juej, Adem Demaçi.Qysh i ri 20 vjecarë,I duel zani si shkrimtar.Djal i ri me urti t’plakut,Shkroi romanin “gjarprinjt e gjakut”.Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,N’burgjet serbe e kaloj jetën.N’burgje t’errta, 30-vjet,Pa dritë të syve Baca mbet! ...

Zeqir Lushaj: Një fjalë mbas vdekjes!

Nëse,Mbas vdekjes,(Edhe një herë),Do të më jepej mundësia,Dhe e drejta e fjalës,A e merrni me mend,Ç’farë kam për t’ju thanë?!(Po e nxjerr “sekretin”,Mos të ju vijë,Çudi…! !)…Më varrosni, në Centennial Park ...

Zeqir Lushaj: Daniel Gazulli - Shko dallëndyshë

-Daniel Gazulli, u nda nga jeta në të gjallë dhe tani e mbrapa i takon mbretrisë së qiellit. Zoti e pastë nën kujdesin e vet!-500 fjalë, per një pare,-thotë populli. Ai, Danieli Ynë, Danieli i ZemresShqiptare, tani nuk është më në mes nesh.Iken Njeriu, por mbetet e jeton kujtimi i tij, vepra e tij.Jeton Gazulloida!Kurr nuk e kam takuar Danielin e nderuar. E kerkova vjet në ...

Zeqir Lushaj: Aaah Serbi, moj shtrigë e vjetër

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,Mbi Kosovën, ç’ka do t’bash tjetër?Lidhe me pranga i thue; “Mos luej”,N’shpinë e vet, i thue “je i huej”!,Brez mbas brezi, babe e djalë,Janë fajtorë, se janë shqiptarë.Kur Kosovën e mbulon gjaku,Festë të madhe ka Beogradi,Bajonetat numrojnë votat,Beogradi cakrojnë gotat ...

Zeqir Lushaj: I ndriti zemrat ABC-ja

Siç i ndrit malet rrufeja,I ndriti zemrat ABC-ja.Tuj luftue për dite ma t’mira,Jetën shkriu Sali Morina.Gjuhës Shqipe, si kristali,Mësuesi ynë gjithçka ja fali,Janë shumë shkolla në Shqipëri,Që e nderojnë emrin e Tij ...

Ylli Kadri Mani: Ju ishit aty!

Të gjithe shokëve të babit tim Kadri Manit, që na u gjenden pranë në këto ditë dhimbje e pikëllimi ! I nderuari Z. Zeqir Lushaj,Me datë 10.10.2012 bashke me gruan time,dhe djalin Granitin u nisëm per në Prishtinë. Me ne erdhi shoku i babait dhe miku familjar veprimtari Xhafer Leci. Miku i mirë në ditë te vështira!Në letrën Tuaj ju me shkruani se ishit vetëm«gjysëm » i pranishëm në të pamet për babin në klubin « Nënë Tereza » në Göppingen . Më duhet te Ju ...

Zeqir Lushaj: Një kangë - kujtim

Moj Tropojë , moj kështjellë e lashtë,Djemt e çikat shumë t’kan dashtë,Kush me pushkë, a çifteli,Tan’ kan ba diçka për Ty.Shumë i këndoi lavdi këtij trolli,Çika jonë, Fatime Sokoli.Kush na i ngriti zemrat peshë,Kush e çoi zanin në bjeshkë,Kush i këndojë punës e trimërisë,Sikur Çika e Dragobisë?Kangët e zemrës gjatë gjithë kohës ...

Zeqir Lushaj: Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova

Porta e Lartë me n’krye Sulltanin,Mehmet Pashës ja dhan’ fermanin,Grada e parë sa t’mujsh me çue,Veç shqiptarët Ti me na i’shtrue!Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,Për dritarje zgjatet kova,– Aman bre, trima shqiptarë,Një kovë uji me e ndrrrue me ar....

Zeqir Lushaj: Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa

N’oda burrash me sharki n’dorë,Dervish Shaqen kujtojmë gjithmonë,Shkamb Kosove lind për kangë,Kombit tonë shumë i ka dhanë.Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,Kur kan dashtë me ja vra kangën,Lamtumirë, vllazën e thmi,Asht kthye zemra asht ba sharki...

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me publicistin Fritz Radovani

-Ne gazetarët, jemi diçka si puna e mjeshtërve. E dini si thonë për mjeshtërit? “Rregullojnë tërë jetën shtëpitë e të tjerëve dhe harrojnë shtëpinë e vet”. Edhe gazetari shkruan tërë jeten për të tjerët (dhe mirë bën), por për vet gazetarin, thuajse nuk kujtohet kush! Mjafton që i shihet emri në gazeta a libra dhe kaq.Ndaj edhe unë sot, ju drejtova me shumë deshirë për një intervistë, gazetarit, publicistit, shkrimtarit, artistit, politikanit, historianit, aktivistit të gjithanshem shoqror , bashkpunëtorit të shquar të revistës emërmirë ...

Zeqir Lushaj: Një kafe për Kadri Manin

I dashur djali i Kadri Manit, Ylli,Si pergjigje lajmerimit tuaj për të pame të babait në Gjermani, në pamundësi të jem aty, ku në fakt do e deshta “vendi e kuvendi’, në nderim të Kadri Manit, mikut tonë të paharruar, zgjodha një menyrë tjetër, për të qenë gjithsesi , të paktën si “gjysëm” i pranishem. Ju thoni ne lajmerim se, me kete rast miqt e babit mund të shprehin kujtimet e tyre, por unë tani per tani, nuk mund ti shprehi e as ti dërgoj ato. Pse? Sepse janë të shumta, dhjetra e pse jo qindra faqe. Relatat , bisedat, pershëndetjet e urimet ...

Zeqir Lushaj: Livadhi i Gjergjit

-Si një bir i këtij vendi, lindur në Tropojë dhe qytetar i Tiranës që nga viti 1974, sot, përkatësisht edhe shtetas amerikan, (amerikan prej Grije!), besoj se nuk i kaloj kompetencat e njeriut të lirë, pa kurrfarë funksioni mbi globin tokësor veç qënies “ I LIRË”,nëse e bëj një këtë propozim publik:-Në këtë 100 vjetor e tutje, qendra e Tiranës, sheshi Skenderbej i derisotëm, të marrë zyrtarisht emrin: - Livadhi i Gjergjit!-Prej shumë e shumë kohësh, si qytetar i atij vendi dhe i dashuruar jo pak mbas Tiranës, kam ndjekur me shumë kuriozitet diskutimet, debatet ...

Zeqir Lushaj: Nanë Tereza, Nana e Globit

Teksti: Zeqir LushajKëndojnë: Dida-Çela-KovaçiNanë Tereza, Nana e Globit,Dora e saj si dora e Zotit.Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.Mbushë besim e krenari,Pshtoj nga vdekja mijëra fëmijë.Ju dha jetë e dritë në faqe,Çmimin “Nobel” mban për paqe.Nanë Tereza s’asht n’Kalkutë,Shpirti i Saj kudo asht futë ...

Zeqir Lushaj: Cikël poetik nga Elona Çuliq

Fol sonte, n’kyt natë me barkt’mbushun me lot,e me shpirt t’gatum n’nji telajo t’ftohtë dimni.Fol, ngrohe largsinë me frymen tande,zhdavarite asgjanë para se diçka me ardh e me t’harru ndër kujtime.Ah, ti s’e din;ose ndoshta e dinsa e vështirë asht me u gjetë ndër kujtime,edhe at’herë kur n’përmbajtje je vetëm ti.Rrëfenjat e tyne nuk fillojnë e nuk mbarojnë kurrë n’nji kohë,kujtimet s’kanë pentagram.Asigja s’më ka randu ma shumë,as koha nuk m’ka - ma fort,as dhimbja s’më ka kafshue ma padhimbshëm,se sa ngerçi jot, lot i kapërdim me zor. ...

Zeqir Lushaj: Djepi n’Has, vorri n’Prishtinë (Pjetër Bogdanit)

Një vigan t’kombit shqiptar,Mburret Kuksi që e ka djalë,Burrit t’madh, kurr si hup zani,Mësuesit tonë, Pjeter Bogdani,300 vjet ja ruejnë lavdinë,Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë. Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,Mendimtar, me shpatë e letër,Filozofi e historiani,Nder të madh kombit i bani,Vepra e Tij me rreze drite,Gur themeli i gjuhës shqipe ...

Zeqir Lushaj: N’gojë fishekun e don alltija

Ty Kosovë, t’njeh historia,Djemtë e Tu me dy alltija,Me t’ruejt nderin edhe prakun,T’kan falë jetën edhe gjakun,Mitrovica asht djepi i trimit,Heroit t’popullit Isë Boletinit.Ka dhanë prova ku jep burri,Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,Me 300 djem Kosovarë,Garda e parë, me kapuçë t’bardhëPër me i dalë Ai zot vatanit,Shkoi përkrah Ismail Qemalit...

Zeqir Lushaj: Kadri Manin, ''nuk e len Zoti shendosh''

Kadri Mani i ka dy zemra. Njerën në krahëror, që ia furnizon trupin me gjak, dhe tjetrën në kokë e në ndërgjegje që ja furnizon shpirtin me burrëri e qendresë fisnike si militant i pathyeshëm atdhetar, si njeri i ndërgjegjes së njësuar në rrënjën e krishtërimit të pathyeshem historik shqiptar. Pa droje se po shkeli ndonjë privatësi, komunikimin tim me Prishtinën rreth shendet të zotit Kadri Mani do e bej publik sot nëpermes revistës sonë të dashur ZemraShqiptare ...

Zeqir Lushaj: Prej Podrimjes po na vjen lajmi

…E di se, Ai,Nuk ka nevojë për lëvdatën time!Por…nënshkruaj, që: …!Që…,Si këmishën veshë, e ndjej,Prekjen e fjalës së Tij!Edhe, kur shkruan “keq”.Ali Podrimja,Pa e duartrokitur,Zor, se mund të rrij! ...

Zeqir Lushaj: Psikologu Arif Hoti

- Lindur e rritur në Berbat (Shkëlzen) të GASHIT, me origjinë nga Hoti i Famshëm i Mbishkodrës, Fis i Parë në 12 Baraqet e Maleve të Veriut. “Ndihmom Zot, e pushka e Hotit”, -është një shprehje shumë shekullore shqiptare.- Gjyshi i tij, Zmajl Arifi, ka qenë një burrë i njohur në krejt Gash të Gurit, si luftëtar trim, shtëpi bujare e besnike, simpatizant e luftëtar aktiv i Fan Nolit, probatim i Qorr Iljazit të Drenicës...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx