E premte, 26.12.2025, 07:17 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Faton Mehmeti

Këtyre rrugëve të Dunavëverininë e kaloveme punë të krahut e plot me djersëjetën e vështirë e sfidovebashkë me lista që rritenu bëre Nënë Këto rrugë gjëra sa kalojasi hije më vije passikur më tregoje me nostalgjilojërat si fëmijë që t'i bëje...

Mustafë Shabani: Bashkbisedim mesë dy vëllezërve

Unë isha duke bluar në kokë intervistën e filluar me Z.A.Përgegaj,dhe fjalia e tijë më tingëllon në kokë ku do të thoshte:“Unë nuk guxoj dhe nuk mund të hesht të kaluarën tonë, ajo do më vriste më shumë se sa një plumb vrastar...“ derisa Z.Ralf po lexonte autobiografin e tij,i cili mes tjerash thotë:Krijimet dhe krijimtaria e Z.A.Përgega adresojnë dhe prekun me mprehtësi e imagjinatë të holl e profesionale tema, që nga realja deri te abstraktja...

Kozeta Zylo: Fitorja e Mark Gjonaj ogur i mirë

Shqiptari i Amerikës Mark Gjonaj fitoi vendin e merituar në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut.Z.Gjonaj udhëhoqi një fushatë të ndershme dhe plot kulturë në zonën elektorale 80 të në qytetin e Bronxit të Nju Jorkut, ku siç dihet në këtë lagje jetojnë një numër i madh shqiptarësh.Fushata e tij për kandidim në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut ...

Baki Ymeri: Një lule e bukur e dritës së gjallë

Mendimet e poetit zbresin nga qielli për kultivimin e gjuhës dhe mbrojtjen e shpirtit. Vepra e tij është një gurrë e gjallë e ujit të ëmbël që i mjekon plagët e hidhërimit. Thonë se armiku më i madh i njeriut është marrëzia, por kur vjen fjala për vlerat letrare, konstatojmë se poezia është armiku më i madh i marrëzisë, një lule e bukur e dritës së gjallë. “Kanë humbur të gjitha ngjyrat e luleve/ Nëpër dritën e diellit/ Nuk depërton/ Asnjë rreze ...

Remzi Salihu: Dy net burg me Pano Taçin

Koha ngulmon me trashëgiminë e të mirës dhe të shëmtuarës, dhimbjes dhe qejfit të ngushtuar në heretizëm. Detyrimi ndjenjës shpërthen guximshëm papandehur në kërkimin e shpresës humbur. Ferri e shpie larg në vetminë e neurozës së historisë së përhumbur nëpër kohë, në burg. Fluturimi imagjinar i dëshirës së tij thyen grilat e intimes personale. Del prej vetes, pastaj hynë përsëri thellë në vete. Ateron stoikisht në qiell të ...

Sali Bytyçi: Dhimbja ka bukuri...

Të nderuar të pranishëm,Jemi mbledhur sot të bëjmë promovimin e librit “Dhimbë e bukur”, që u krijua si kushtim poetit Ali Podrimja, i cili fizikisht u nda nga ne. Me këtë rast, të gjithë ne këtu së bashku, edhe një herë e kujtojmë poetin tonë të madh, ikjen e të cilit edhe për një kohë të gjatë nuk do ta besojmë. Mua, personalisht, edhe më shumë se një muaj pas ikjes në amshim të Ali Podrimjes, askush nuk mund të më bind se ai tani nuk gjendet në mesin ...

Eshref Ymeri: Kur historia hyn nga portat e artit

Kur lexova nëntitullin e këtij romani “Rikthimi i Ismail Qemalit”, menjëherë më vetëtiu në kujtesë një pesëvargësh i shkëlqyer i një poezie popullore, me një rimë të puthur magjiplote, e cila erdhi e u shndërrua në një këngë të parapëlqyer labe që këndohej dhe vazhdon të këndohet edhe sot, sa herë që bashkëkrahinarëve të mi vlonjatë u qëllon rasti t’ia thonë ...

Poezi nga Xhavit Gasa

Vjen një kohë,Që lisit shekullorë,I shkulen rrënjët,Dhe i thahen degët,Dhe shkëmbejnt thërmohen,..................nga malet shemben,Por kombi Shqiptar,Kurrë nuk vdes,Ka qenë e do të jetë,Zot në truallin e vet.O sot o kurrë,...

Artur Vrekaj: Studimi që ka shqetësuar Akademinë

Ndonëse kemi vite që jemi larguar nga Shqipëria, interesimi ynë për vendin tonë sa vjen e rritet. E rriti këtë interesim edhe libri studimor i Kujtim Matelit “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit I”. Interesimi për Dodonën është i madh, sepse ka të bëjë me rrënjët e qytetërimit tonë që është i vjetër në këto troje sa dhe vetë bota. Mateli e ilustron librin me argumente bindëse për vendndodhjen e Dodonës në Dëshnicë të Përmetit...

Drita Lushi: Vals me të bardha

Kisha ngelur aq e hutuar në mes të rrugës, sa vetëm një makinë, që kaloi aty pranë me shpejtësi, më solli në vete. Shoferi, pas një borie të forte, diçka shau nëpër dhëmbë, duke nxjerrë kokën nga dritarja e makinës.Nuk e dëgjova çfarë tha. As që më nteresonin fjalët e tij, le të kishte sharë; mjaftoi ajo zhurmë e egër, nevrike, e zërit që më kumboi në veshë me forcë e më trembi. Atëherë u kujtova se duhej të kaloja në anën tjetër të xhadesë ...

Baki Ymeri: Vlera të përjetshme letrare

Ekziston një lloj heshtje mistike që është një element parësor, paqësor dhe miqësor, një kushtrim i pazëshëm që e mban fjalën dhe peshën e saj, që nga koha antike e deri në zemrën e Dardanisë biblike. Ramiz Kuqi vjen para nesh me një diskurs të mirëfilltë lirik që i anashkalojnë portat e heshtjes dhe gulçimin e saj. Poezia në këtë konteskt shndërrohet në një urë të shëndetshme për fisnikërimin e fjalës. Zëri i vargut të tij është zëri i një pëshpëritje e ëmbël që krijon ...

Miradije Gashi: Unë jam guri i vendit tim

Unë jam guria jam qiellinuk e diveç kjo pyetjes'më le të qetë,më torturon.po a thua sa zanoree bashkëtingëllorejanë në të?heshtja në mesAtdheu...është gjaku imm'thotë një zëpo ky zë...

Shaban Cakolli: Kënga e rapsodit në mbrojtje të atdheut

Historia, arti, kultura, letërsia dhe çdo vlerë shpirtërore e shqiptarëve, gjëthnjë kanë pasqyruar veprën e strategëve të shquar të popullit shqiptar, të cilët me të bëmet e tyre i dhanë nderë kombit dhe vetës krenari që ishin shqiptar.Gjendja robëruese nëpër të cilën kaloi populli ynë i shumë vuajtur, nëpër krimet dhe gjenocidet e TITOS, Rankoviçit e të të gjithë viçëve të tjerë deri te kasapi Sllobodan Millosheviç, i cili ndryshe nga viçët tjerë që të ...

Fehmi Kelmendi: Iliada dhe Odisea

Këto dy poema epike të njohura si më të vjetra dhe monumente të para të shkruara kinse në letërsinë antike greke me përmbajtje më tepër religjioze, më pak historike, ku mbizotëron mitologjia, që kohë pas kohe duke u përmirësuar prej aedëve, sidomos duke u përsosur prej gjuhëtarëve profesionistë, të përpunuara deri në atë shkallë, sa që pësuan ndryshim, autori ose autorët e këtyre eposeve me vlerë të jashtëzakonshme, saktësisht nuk dihen, sipas traditës helene i përshkruhen Homerit të verbër ...

Daniel Gazulli: Ira facit versus

S’asht koha të festojmë.Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut.I amullt asht deti – deri në dhimbje.Shpatet e maleve,përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë.As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë.Një çallmë reshë,poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë,dhe gjithë kjo llohë,baltë edhe kërmë;bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë...

Kalosh Çeliku: Liqeni ky burrë - muzë i poetes rebele

Flora Sela - Kastrati në librin më të ri me poezi: Burrë e kam Liqenin me mjeshtri u ka ikur vargjeve të thatë pa gjak e shpirt. Patetikës patriotike duke sjellur risi në poezinë erotike shqipe për Liqenin, sikur është ruajtja dhe ndikimi i poezisë së dashurisë popullore, që në kohën e Lasgush Poradecit. Poezia e saj mes këtyre dy kapakëve ka edhe filozofinë jetësore plot simbole e figura poetike...

Engjëll Shehu: E vërteta është me mua

Unë rënkoj se më dhëmbë zemrapër atë që zgjodha vetJo mor jo nuk loz me jetëndo të gjej dhe me detE vërteta është me muandaj dhe unë s’të ndahem kurrëSe për mua ti je dritandaj më del dhe në gjumë...

Gëzim Llojdia: Fotografia e kabinetit të Ismail Qemalit

Shkreptima e një blici regjistron një dokument historik .Arti i dhomës së errtë regjistroi dhe dokumentoi shumë nga ngjarjet e mëdha historike të vendit tonë .Në këtë kontekst fotografia e Qeverisë së Vlorës e realizuar nga P. Dhimitri në nënëtorin e vitit 1913 mbetet autentike dhe një ndër dokumentet e vetëm historike të ngjarjes madhore të kombit shqiptar. Kjo fotografi, është realizuar në përvjetorin e parë të Pavarësisë. Kështu , që ...

Sejdi Berisha: Shprushje nëpër dhembjet e mia

... Lypësi m’u afruaSi në rrënjë lulen Ma këputi mendiminMe një fjalë e dorë të zgjatur:Nuk ke, a...U hamenda këto vargje t’ia ofroj U frikësova Se nuk do t’i pranojëSe mos do ta lëndojaMe vargun tim lakuriq ...

Thani Naqo: Ti, unë dhe perëndia (2)

Në gjumin e drekës të asaj dite, ndërkohë që tufa mërzente nën hijen e aheve, mua m’u shfaq në ëndërr Marjana e Lonit me gërrshetin e gjatë. Hoqi nga koka fustanin me lule të verdha dhe, ashtu, në mbathje e sytjena, filloi ta lajë atë në postafin e Çesmës me Tre Sylinjarë. E lau fustanin, e shtrydhi dhe e nderi mbi degët e trëndafilit që ishte përkah çesmës. Pastaj ajo shpleksi gërrshetin dhe ...



Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx