Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 1958/Letër shokut EH nga kampi i Semanit - “Na përbuzin dhe na rrahin si kosovarë”
Emigranti nga Kosova, Brahim Hazizi, i vendosur në kampin e Semanit, i shkruan një letër E.Hoxhës, e cila protokollohet në Komitetin Qendror më 10.6.1958, në të cilën midis të tjerash thuhet:“Lamë vatrat, i vumë kryqin shtëpisë, duke lënë familjen pa zot në shtëpi dhe erdhëm në RP të Shqipërisë...
Kastriot Dervishi: Ndalimi i largimeve me forcë
Në foto largimi me forcë i popullsisë çame nga Greqia në Turqi, sipas marrëveshjes së Lozanës e 30 janarit 1923. Ky proces u ndal pasi qeveria shqiptare e drejtuar nga Ahmet Zogu protestoi dhe bëri veprimet e duhura, në mënyrë që shqiptarët e Çamërisë të mos konsideroheshin turq në shkëmbimet turko-greke...
Kastriot Dervishi: Me vitet e vuajtjes së katër dënimive të skalitura në dorë
Fazli Deli Zenuni, lindur më 6.9.1941 në Çabër, afër Mitrovicës, pasi ishte dënuar nga regjimi jugosllav, kërkoi shpëtimin në Shqipëri, por si gjithë kosovarët e ardhur, u keqtrajtua dhe u dënua 4 herë nga regjimi komunist. Vuajti gati 20 vjet heqje të egër lirie. Erdhi 25 vjeç në Shqipëri në...
Kastriot Dervishi: Abedin Hoxha i Zyrës Sekrete
Në periudhën 12 gusht 1928 – 3 dhjetor 1930 në krye të Zyrës Sekrete ishte gjirokastriti Abedin Hoxha (1897-1954). Ishte financier dhe arkivist. I arsimuar në shkollën rushdije të Rodosit, gjimnazin “Vefa” në Stamboll dhe një vit në kolegjin gjerman “Gjorg” në Stamboll, hyri në shërbim të shtetit shqiptar në vitin 1915...
Kastriot Dervishi: Biblioteka Kombëtare
Në numrin 56 të datës 10.12.1922, "Fletorja zyrtare" njoftonte se ishte përuruar në Tiranë, brenda Ministrisë së Arsimit, Biblioteka Kombëtare. Profesor Karl Gurakuqi ishte emëruar më 9.6.1922 drejtor i Bibliotekës së Shtetit. Kjo bibliotekë ishte formuar fillimisht në Shkodër më 16.4.1917 me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Arsimit në Shkodër, Luigj Gurakuqi...
Kastriot Dervishi: Vajza nga Elbasani, të cilat ndoqën kursin e rrobaqepësisë, 1943
Vajza nga Elbasani, të cilat ndoqën kursin e rrobaqepësisë, mundësuar nga murgeshat e atij qyteti. Foto e vitit 1943. Emrat bashkëlidhur, sipas numrit në foto...
Kastriot Dervishi: Komisioni i festimeve të 25-vjetorit të vetëqeverimit
Me vendimin nr.95, datë 23.1.1937, Këshilli i Ministrave vendosi formimin e një komisioni të përbërë nga:-Teki Selenica, anëtar i Këshillit të Shtetit-Pandeli Nase, drejtor i Seksionit Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme-Sotir Papakristo, drejtor i Institutit "Nana Mbretneshë"...
Kastriot Dervishi: Ndarja nga jeta e 40 nënshkruesve të aktit të pavarësisë
Sipas kronologjisë, nënshkruesit u ndanë nga kjo botë si më poshtë: 1-Veli Harxhi, vdiq në 28.8.1914 në Vlorë 2-Nikoll Kaçorri, vdiq më 29.5.1917 në Vjenë.3-Jorgji Karbunara, vdiq më 19.11.1917 në Berat.4-Murat Toptani, vdiq më 11.2.1918 në Tiranë...
Kastriot Dervishi: Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat
Ndryshimi i pushtetit pas kryengritjes së qershorit 1924, solli edhe ndryshimin e drejtimit të të Zyrës Sekrete të MPB, pavarësisht se drejtuesi i ri, Musa Puka (1891-1942) do të ishte deri në fund të detyrës zëvendësisht (i komanduar). Periudha e tij në detyrë: 31 gusht 1924 deri më 20 janar 1925, me pagë 380 franga ari...
Kastriot Dervishi: Shtëpia ku u themelua PKSH-ja
Pronari i shtëpisë ku u themelua PKSH-ja ishte Hasan Kurdari, një furrtar privat. Pas lufte ishte vazhdimisht i pakënaqur. Fliste për gjendjen në Shqipëri se nuk i dihej se kur do shpëtonin nga e keqja që i kishte zënë.Kur u formua PKSH-ja, shtëpinë ia kishte marrë me qira...
Kastriot Dervishi: Rithemelimi, 8 nëntor 1941
Gjatë ditëve kur zhvilloheshin bisedime për formimin e partisë, Dushani e Miladini sugjeruan demonstratën e 28 tetorit 1941. Ata propozuan që të fillohej puna nga “sabotimet, diversionet dhe likuidimi i policëve e spiunëve”, etj. Terrori u pa si mjet i lidhur me thelbin e ekzistencës së Partisë Komuniste...
Kastriot Dervishi: Takimi i Vitomiricës, në fshatin e kolonëve lindi PKSH-ja
Enver Hoxha shiste cigare në dyqanin "Flora" kur rastësisht u informua nga Tahir Kadare, (i cili kish shërbyer si një lloj koordinatori i grupeve komuniste) për formimin e partisë komuniste në shtator 1941, pa pjesëmarrjen e komunistëve të Korçës. U vu në lëvizje. E bindën Koço Tashkon se kishte...
Kastriot Dervishi: Formimi i parë i partisë komuniste
Më parë, në vitin 1935, me ndërmjetësinë e Partisë Komuniste Greke ishte krijuar në Athinë, Partia Komuniste Shqiptare me kryetar Andrea Zisin. Kjo mbijetoi deri në vitin 1943. Nuk u shtri sa duhej në Shqipëri, ndërkohë që tri grupet komuniste, të Shkodrës, Korçë dhe të Rinjve, nuk e njihnin atë. Gjendja e grupeve në Shqipëri...
Kastriot Dervishi: Qeveria, ftesë Atë Fishtës
Lutja e qeverisë së Durrësit, datë 27.1.1919, drejtuar Atë Gjergj Fishtës për pjesëmarrjen e tij në delegacionin shqiptar në konferencën e paqes. Nënshkruar nga zëvendëskryeministri Preng Bibë Doda dhe ministrat Fejzi Alizoti, Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, Mufit Libohova, Petro Poga, Luigj Gurakuqi, Mehdi Frashëri, Sami Vrioni...
Kastriot Dervishi: Arratisja me shkallë mbi klon
Më 26.6.1983, ora 3.00, nga një vend midis Vërnikut dhe Kapshticës u arratisën dy familje me 10 veta:-Familja e shtetasit Ideal Emin Cani (vitlindja 1947), me gruan, dy fëmijë të vegjël dhe vëllain, banues në Bilisht.-Familja e shtetasit Engjëll Lutfi Canit (vitlindja 1955, djali i xhaxhait të Eminit), me gruan dhe tre fëmijë...
Kastriot Dervishi: "Sa të jetë gjallë ky..."
Maksim Esat Rama, lindur në Tiranë më 31.7.1957. Dënuar 5 herë për vepra kundërshtuese ndaj njerëzve të pushtetit. Internuar në Kotë të Vlorës. U arrestua më 24.4.1978 sepse duke parë fotografinë e E.H ishte shprehur: “Sa të jetë gjallë ky nuk do të kemi gjë në vijë, veç vuajtje, sepse të gjithë këtu...
Kastriot Dervishi: Burhan Kalaja (1949-2013)
I dënuar politik në vitet 1980-1989. Protagonist në ngjarjen e datës 23.6.1990 kur mjeti tip "Saurel" i parkut ndërtim-miniera Tiranë, i drejtuar nga 30 vjeçari Fatos Kaceli, shpërtheu portën anësore të ambasadës italiane (sot ambasada amerikane). Në këtë automjet ishin edhe: Ilir Veizi, Lulzim Hasa, Gëzim Tota, Fatmir Hyka...
Kastriot Dervishi: Nënshkrimi i Hilë Mosit
Nënshkrimi i Hilë Mosit. E njohin më shumë si poet, por ai ka qenë ndër figurat kryesore të shtetit shqiptar. Ndër të tjera sekretar i parlamentit në vitet 1920 dhe 1922; më 1921 dhe 1930 – 1932 ministër i Arsimit; më 1921 – 1922, 1924, 1926 – 1927 dhe 1929 – 1930 prefekt në Korçë; në vitin 1924 prefekt në Gjirokastër...
Kastriot Dervishi: Masakra e Mirditës
Vrasja e sekretarit politik të Mirditës, Bardhok Biba, u krye nga organi i shpagimit të Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, në orën 16.30 të dielën e datës 7.8.1949 në kohën kur Bardhoku po kalonte për të shkuar në një konferencë komuniste në Kaçinar. Mbi kufomë iu la vendimi i nënkomitetit në fjalë...







