E premte, 26.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Shkrimtari ''disident'' maqedonas

Interesant është rasti, për të hyrë në Librin e Genisit me shkrimtarin “disident” maqedonas Luan Starova, që në vend librat e tij t’i botojnë institucionet shtetërore dhe shqiptare në IRJ të Maqedonisë: Akademia e Shkencave të Maqedonisë, Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë...

Kalosh Çeliku: ''Rrezitje'' pa brekë te Kodra e Diellit

Përditë e shoh Dudumin e “ndryshimeve” të mëdha historike nëpër debatet politike krah për krahu me analistë të tjerë të “pavarur” nëpër ekranet televizive.  Qafë për qafe me “vëllezërit” e Njerkës. Dolli ngre për “fitore historike”. Kohën e drekës, në kafene vetëm me një grua (ilegalen). Patjetër ...

Kalosh Çeliku: Tambëli më ka djegur, i fryej kosit

Plasa duke u bërë thirrje shqiptarëve përmes shkrimeve publicistike në Shkup: mos shkoni pas gomarit, por pas Ujkut të maleve. Ujku, vërtetë e ka hëngër Qengjin te lumi pse ia turbulloi ujin, po ku ta dimë ne, ndoshta Qengji do që ta hajë Ujku?! Njësoj si personazhi im “hero” mbi gomar...

Kalosh Çeliku: Vëllai im i madh e donte shiun

Vëllai im i madh, Ramë Çeliku dhe i vetmi krah në familje, e donte shiun. Krahu i djathtë i Babait edhe me penë e armë në brez. Djaloshi i stuhive, që e ndiqte Babain maleve këmba - kmbës. Edhe në shtëpi, edhe në livadh, edhe në arë,  edhe në qytet me kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë ...

Kalosh Çeliku: Reklamat e ''grisura'' turistike në Shkup

Haxhi Rrenci nëpër Bit – Pazar me tri kësula – leckë në kokë, të zeza e të bardha: një në kokë, e dy  nën sjetulla. Asnjë shqiptare (kësulën e Bajram Currit), sot nuk i hipë më gomarit si dikur te vjersha e Mark Krasniqit nga Prishtina për në Mekë, por avionit (Shejtan Arapit) nëpër qiell, nga Shkupi...

Kalosh Çeliku: Thaçi e ''dogji'' në Shkup

Moti e kam thënë se, Thaçi deri më sot ka një aftësi të paparë politike: “djegëjen” e kundërshtarëve politik. I “dogji” gati të gjithë ato aktivistë, që mendonin se janë më të aftë si politikanë duke u nisur që nga “legalizimi” i flamurit kombëtar kuqezi nëpër komunat shqiptare në Gostivar dhe Tetovë...

Kalosh Çeliku: Teki Dërvishi i përndjekur në parajsë

Teki Dërvishi, njëri ndër shkrimtarët disident më të përndjekur në sistemin komunist, i cili gjithë jetën për së gjalli nuk do t’i përvidhet as burgut më famëkeq të Goli Otokut, edhe pas ikjes fizike nga mesi ynë në një mënyrë të përçuditshme (në “heshtje”), nuk do do t’i shpëtojë as përndjekjes të ...

Kalosh Çeliku: ''Debat'' për librin shqip

Përmes telefonit tim personal celular gjatë Panairit të librit të 26 – të, në Shkup (2014) dhe zgjedhjeve presidenciale edhe parlamentare të parakohshme, mora një ftesë: “Të premten në orën 11:30 në komunën Çair do të mbahet një debat mbi sfidat kulturore me shkrimtarë eminent nga shqipëria: Besnik Mustafaj, Flutura Açka, Moikom Zeqo...

Kalosh Çeliku: Policia Sekrete Letrare

Vargu poetik shqip, kur ka hyrë për herë të parë në Bit – Pazar, partizanët e sotshëm që ngrejnë krye si “gjela kryengritës” të Koço Racinit në perëndimin e “duhanvjelësve”, dhe hiqen si “patriotë kuqezi” pas lufte e përurojnë kulturë “mbarëkombëtare” në Shkup, dje strukeshin nëpër zyrat ...

Kalosh Çeliku: Lavdi “heronjëve” të Xhadisë!

- O plak, pendohu për të gjitha ato që i fole pas “teravisë” në xhami!- Kush je ti tani, që më urdhëron natën, para se të dalë agimi?! Përgjumshëm në vend të Allahut, e thirrë nateditë  Shejtanin në minare. Edhe, atë: në Ditën e sotshme të Motit Madh (2014) ma përmend “Ezanin...

Kalosh Çeliku: Qingji i vogël

Këngët për fëmijë, që rrotullohen natediditë nëpër radiostacione televizive dhe libra të këndimit anembanë Atdheut, shumica janë nën nivelin artistik të këngës për fëmijë: Qingji vogël. Këngë për fëmijë e cila është kënduar plot “gëzim” para shtatëdhjetë vjetëve. Qamil Guranjaku një poet I ...

Kalosh Çeliku: Borë në Prishtinë dhe Shkup

Moti pritej në mes të Pranverës shqiptare, borë në Prishtinë dhe Shkup pas Luftës së fundit (1999) dhe asaj në Tanushë (2001). Ose, siç thotë populli te Ditët e plakave: Prill bre vëlla/ nam tri ditë hua/ ta shuej plakën me gjithë çka ka! Shqiptarët e fituan luftën me Serbinë, por e humbën paqen mes vete...

Kalosh Çeliku: Dashishyti

Vërtetë, keq të vjen kur e sheh Dashishytin se, si i lutet Zotit me “rraçet” e Dexhallit në dorë në Shtëpinë e Zotit (Xhami). Përmëkeq, kur ti je përpjekur këtë Dashishyt në kohët më të vështira ta sjellësh me mish e shpirt në “Din e Iman”. Zotit t’i lutet në Xhaminë shqiptare...

Kalosh Çeliku: Luftë e ashpër politike

Burrat e Kombit i janë lutur Zotit ashtu siç u ka pasur hije: edhe në kishë, edhe në xhami. Rilindasët tanë jo të gjithë, edhe kur e kanë arritur kulminacionin e zemërimit me Perëndinë, nuk i kanë besuar Zotit (Allahut): Filip Shiroka, shahet me Adamin e Evën, shkaku tradhtorëve...

Kalosh Çeliku: ''Presidenti musliman''

Sapuni është “lodra” e parë e fëmijëve me të cilin ballafoqohet hutaçi që ditën e parë të lindjes, kur vjen duke qarë në jetë. Gëzohet familja, katundi, dhe e gjithë shoqëria. Shqiptarëve, këtë dhuratë hyjnore nga qielli ua ka sjellë lejleku. Ju, si lexuesë të mi besnik do të pyesni: pse lejleku...

Kalosh Çeliku: Tërbimi i kulltukofagëve

Vetëvrasja është e njohur si fenomen shoqëror nëpër botë. E kanë bërë artistë, politikanë dhe njerëz të sëmurë psikik për shkaqe mendore. Kohën e fundit, vetëvrasje bëjnë edhe partitë politike shqiptare për një “president koncensual”. Veten e vënë në rolin e peshkut, “shehid” shkojnë vetëm për ...

Kalosh Çeliku: Pulagjeli

Pulagjeli, që gjithë jetën kishte bërë furrikë nëpër hatullat e kasollave me kashtë të kojshive duke kakarrisur tra më tra, një ditë iu tek të bëhet gjel, hipi në gardhë me këngën e korbziut, thirrë agimin. Ama, pasi i kishte shëtitur të gjitha lëmët e huaja nëpër Katund. E shkreta haxhuze...

Kalosh Çeliku: Lufta vazhdon me penë

Krijuesi rebel shqiptar, nuk ka pasur fat në kohën e sistemit komunist të marri lirshëm frymë, shalojë lapsin tymemjegull mes faqeve në libër. Majemalit, në Çelëvjollcë ta përqafojë Diellin. Fatkeqësisht, nuk e ka as sot atë Liri hyjnore në mesin e librave. Individë të paktë kanë qenë ato...

Kalosh Çeliku: Porosia anonime

Shteti i “përbashkët” IRJ e Maqedonisë, hë për hë është një ndër shtetet më të pasigurtë në Ballkan për intelektulët që e ngrenë zërin për fjalën e lirë. Askund nuk ke siguri, në rrugë, shtëpi e punë. Në mes të ditës delë dudumi fizikisht t’i qëroj “hesapet” me ty para syve të policisë Shtetit “demokratik”...

Kalosh Çeliku: T'i dalim Zot shtëpisë

Vite më parë në Strugë (1997), në një Akademi përkujtimore për Mehmadali Hoxhën, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptar, ku merrnin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare, humoristi nga Shqipëria Niko Nikolla në bisedë e sipër në një tavolinë miqësie tha...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora