Pavarësi po se po!!!
S`ka fuqi putinore as koshtunicore që e ndalon ecjen e sigurtë të shtetit te pavarur dhe sovran te Kosovës! Por, sa jemi të mençur dhe te gatshëm ne qeniet arbërore, që ta mbajmë shtetin dhe t`i çojmë përpara proceset integruese mbarëkombëtare, konform rregullave të lojës, sipas rrethanave strategjiko-diplomatike te globalizmit botëror?! Sot u mbushën plot 17 vjet, që kur deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Kosovës shpallën Deklaratën Kushtetuese, që Kosovën e nxori jashtë vijave te kufinjve te vizatuar me dhunë dhe me gjak, te Serbisë. Per popullin tonë ky ishte...








