Kulturë
Cikël poetik nga Hajdin Morina
E marte, 21.07.2009, 05:30 PM
 KU JANË NJERËZIT
KU JANË NJERËZITUjqit nuk janë të dëmshëm
Ia mësyjnë vathës në fshat
Por sakaq ikin
Hyjnë në përrallë
Vënë në gjumë
Fëmijët e një bote
Nuk janë të dëmshme
Dhelprat as shqiponjat
As qentë natyrisht
Ata ruajnë shtëpinë
Për besë të moçme
Nuk janë të dëmshme
Kafshët e malit
Një poezi të bukur
Do ta bëj pastaj për njerëzit
Janë pemët më të bukura
Të Planetit
JANINA
Naim Frashëri aty
Ali Pashë Tepelena po
Ti qysh nuk erdhe
Fol Janinë ku mbete
Na mori Deti
Qiell e tokë moj Shqiponjë
A nuk patëm gjak Rozafe
A në mur nuk vumë gurë
Na ra Deti s’na la urë
KUR NUK KEMI DRITA NË FSHAT
Kur nuk ka drita në fshat
Nuk bien yjet
Bëjnë zjarr më shumë
Të kenë dritë librat
Fëmijët dhe njerëzit e sëmurë
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Edison Ypi: Sikter
						Cikël poetik nga Përparim Hysi
						Lanksch: Ditët kur mësoja shqipen me Martin Camajn
						Me zemër të pastër- Intervistë e gazetarit me shkrimtarin Alfred Papuçiu
						Baki Ymeri: Flora Brovina, Radije Hoxha dhe Albina Idrizi në gjuhën rumune
						Halil Haxhosaj: Historia e kohës pasqyruar në roman
						Petraq Kote: … emri im është puthje
						Monica Mure?an: Stolia e artë e poezisë shqipe
						Ilir Muharremi: Dështojnë “Artistët e së nesërmes”
						Vaçe Zela, ikona e këngës dhe muzikës nderohet me mirënjohje nga intelektualët shqiptarë në Zvicër
						Demir Krasniqi: Dy shprehje që japin konotacione banale
						Poezi nga Fatime Kulli
						Naser Aliu: Ata po ligjërojnë akoma
						Sejdi Berisha: Vepër me vlera intreguese letrare dhe historiografike
						Alfred Papuçiu: Baca malësori
						Halit Bogaj: Adem Jasharit
						Bilall Maliqi: Dashuria botë e zjarrtë motivuese
						Poezi nga Përparim Hysi
						Luan Cipi: Magjia e dashurisë
						Kush janë vipat e pavdekshëm botërorë
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










