Cikël poetik nga Hajdin Morina
| E marte, 21.07.2009, 06:30 PM |
KU JANË NJERËZIT
Ujqit nuk janë të dëmshëm
Ia mësyjnë vathës në fshat
Por sakaq ikin
Hyjnë në përrallë
Vënë në gjumë
Fëmijët e një bote
Nuk janë të dëmshme
Dhelprat as shqiponjat
As qentë natyrisht
Ata ruajnë shtëpinë
Për besë të moçme
Nuk janë të dëmshme
Kafshët e malit
Një poezi të bukur
Do ta bëj pastaj për njerëzit
Janë pemët më të bukura
Të Planetit
JANINA
Naim Frashëri aty
Ali Pashë Tepelena po
Ti qysh nuk erdhe
Fol Janinë ku mbete
Na mori Deti
Qiell e tokë moj Shqiponjë
A nuk patëm gjak Rozafe
A në mur nuk vumë gurë
Na ra Deti s’na la urë
KUR NUK KEMI DRITA NË FSHAT
Kur nuk ka drita në fshat
Nuk bien yjet
Bëjnë zjarr më shumë
Të kenë dritë librat
Fëmijët dhe njerëzit e sëmurë
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.