Kulturë
Naser Aliu: Epitafe
E premte, 03.07.2009, 07:53 PM

Kongresi
Dje
u mblodh
Partia e Dhunës,
kryesoi:
Dylber Kërbaçi
Morën pjesë:
qindra
shtatore
dhe qindra duartrokitës!
Laboratori
Kjo është harta e Shqipërisë,
e shihni në këtë mur?
Ata soditën të heshtur!
Ky është laboratori më i madh në botë,
laboratori jonë,
aty ka popull,
domethënë minj,
për eksperimentime!
Si të doni!
Dhe, sa të doni!
Jashtë dhe eksperimentoni!
Ata vrapuan!
Ndaluni!
Ata u ndalën!
Ndërtoni njeriun e ri:
komunistin
Ata nxituan!
Dhe, shfytyruan
me përkushtim!
Sa nuk njihnin njëri tjetrin!
Politikani
Politikani donë atdheun
Dhe për dashurinë e shpenzuar,
paguhet!
Politikani vjedh atdheun
Dhe, për frikën gjatë vjedhjes,
paguhet!
Ai shpërblehet edhe kur jep
Edhe kur merr!
Matrapazi!
Zot
Hej, Zot,
përshëndetje nga Çamëria
Nëse nuk e gjen në hartë
Është aty, ku e la Ti
por e ka zaptuar Greqia!!!!
Milosheviçi
Kosova është
E jona
Tha ai
Shkatërrojeni
deri në asgjësim!
Dhe,
E bënë shkrumb e hi
Kosovën
e tyre!
Lufta
Në komunizëm kishte luftë të klasave
Në religjion luftë të gjinive
Në monarki luftë të shtresave
Në demokraci luftë të karaktereve!
Komentoni
Artikuj te tjere
Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!
Halil Haxhosaj: Koha e hapësira në roman
Mustafë O. Hoxha: Njerëzit e mirë
Halit Bogaj: Babai i burgosur
Alina Ahmeti: 24 marsi/dita kur filluan bombardimet e NATO-s/
Flet Prof. Dr. Bashkim Kuçuku, pedagog në Universitetin e Tiranës
Cikël me poezi nga Lediana Paja, "Lindja e Nimfës"
Makfire (Maqedonci) Canolli: Vajza heroine – Ilegalja e 1981
Demir Krasniqi: Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Visar Zhiti: Letërsi e copëtuar, ëndërr e përbashkët
Sose Dumani: Fëmijë të ngujuar
Mehmetali Rexhepi: Hirësia e Tij Purpuri
Mazllum Saneja: Të përballosh kohën tënde
Begzad Baliu: Emërvendet me prejardhje latino-romane
Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë
Vangjush Ziko: Tri kujtime dhe një meditim
Bilall Maliqi: Poezi me emocione që paraqesin tabllo reale të kohës
Tregim nga Agim Drenica
Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas
Halit Bogaj: Abaz Hoxha ”100 Vjet kinema”