Kerko: a
Në Heilbronn u nderua vepra atdhetare e Qazim Gashit
E marte, 24.03.2009, 10:32 PM
Në Heilbronn të Gjermanisë, organizuar nga Këshilli organizativ gjithshqiptar i kryesuar nga Emin Demaj e Abaz Imeri, u mbajt një tubim përkujtimor në trevjetorin e vdekjes së veprimtarit të dalluar të kësaj ane, Qazim Gashit. P?rveç pjes?marrjes s? familjar?ve t? Qazim Gashit, n? tubim morën pjesë shum? bashkatdhetar? nga Heilbronni dhe rajoni si dhe bashkëveprimtar? nga subjektet e ndryshme. Pas intonimit t? himnit kombëtar, tubimin e shpalli të hapur njëri nga veprimtar?t e Heilbronnit, Bedri Kryeziu, ku nj?herit ftoi t? pranishmit p?r nj? minutë heshtjeje. Me pastaj p?r të mbajtur fjal?n rreth biografisë p?r Qazim Gashin u ftua nj?ri nga veprimtar?t n? Heilbron, Abaz Imeri.
Duke folur për veprimtarinë e Qazim Gashit, Abaz Imeri, pasi përshëndeti familjarët Gashi, n? emër t? K?shillit organizativ gjithëshqiptar n? Heilbronn dhe rrethinë, tha se të kujtosh bacën Qaz?, veprimtarinë e tij, do t? thot? t? kujtosh nj? jet? t? t?rë p?r lirinë dhe pavar?sinë e Kosovës, sepse Qazim Gashi vërtet, deri n? vdekje asnj?her? s´e harroi vendlindjen dhe asnj?herë se pushoi veprimtarin?. Qazim Gashi, u lind m? 24.03.1942, n? fshatin Osek Hylë - Gjakov?. N? vitin 1968, n? moshen 26 vjeçare u detyrua q? p?rkoh?sisht ta braktisë vendlindjen dhe erdhi n? Gjermani. P?r 3 vite me radh? nuk u kthye n? vendlindeje, edhepse i kishte lindur djali, ai vendos q? fshehurazi ta vizitojë familjen, pas ma shum? se 3 viteve. Qazim Gashi, kishte krijuar marrëdh?nie pune n? Heilbronn. Ai me koh? e kuptoi se jeta në mërgim, nuk ishte e leht? dhe e dashur si në vendlindje dhe Kosova duhet çliruar nga prangat serbe, dhe p?r t´u arritur kjo, ai e kuptoi se duhet pun? dhe sakrificë. Duke kontaktuar me shum? atdhetarë tjerë, ai kishte kontaktuar jo rrall? her? edhe me Jusuf Gervallën. Deri në vitet e n?nt?dhjeta, ashtu sikurse në Kosov? që kishte ndryshuar forma e organizimit p?r t´u çliruar nga regjimi serbo-komunist, me formimin LDK-s?, 23.12.1989 n? krye me liderin e shquar, strategun, presidentin historik të Kosov?s, dr. Ibrahim Rugova, edhe në trevat tjera shqiptare si dhe m?rgata e kishte kuptuar se tani e tutje Kosov?n po e udheheq elita, truri intelektual i Kosov?s, k?shtu q? gjat? vitit 1990-1991 fal mençurisë s? politik?s s? asaj kohe, dhe fal? gadishm?risë t? shum? atdhetar?ve, edhe n? m?rgatë u formuan shum? aktive, nëndeg? e deg? t? LDK-s? ku edhe n? Heilbron u formua aktivi LDK-s? ku Qazim Gashi ishte zgjedhur kryetar. Puna dhe veprimtaria e Qazim Gashit ka qen? e shum?llojshme dhe nj?herit aktivitetin e vet e ka zhvilluar ne përputheje me statutin e programin e LDK-së. Ai gjithmonë thoshte: "Fjal? pak e pun? shum?". Aktiviteti i tij ka qenë i orientuar, para se gjithash në forcimin e kohezionit kombëtar dhe aktivizimin e t? gjith? pjesëtar?ve të kombit. Qazim Gashi n? Heilbron me rrethinë forcoi veprimtarinë kombëtare t? mërgat?s sonë. Ky veprimtar i dalluar arriti t´i riorganizojë shum? rrethe.- tha Abaz Imeri. N? Heilbron ai përveç se organizoi bashkatdhetarët, ku konsiderohej një numër shum? i madh, ku vetëm n? strehimoren e refugjatëve n? Stuttgarterstr. kishte mbi 500 refugjatë shqiptarë, ku shumica prej tyre ishin të rinj, dhe natyrisht se ata kishin nevojë t? pakten për nj? përkrahje morale, fatbardh?sisht ishte baca Qaz? që n? çdo koh? ishte pran tyre, organizimi i jetës së t? rinjëve shqiptarë ka qenë i llojllojshëm, vlen t? theksohet se kjo qendër banimi masovikisht iu ka përgjigjur ftesave të tij, si në protesta, aksione të ndryshme, organizimin e festave kombëtare si dhe ato shtet?rore, mandej organizimin e p?rvjetorëve të dëshmor?ve, të gjitha këto ishin si rezultat sepse baca Qazë me kohë i kishte orientuar, drejt rrugës së atdhetarizmit. Baca Qaz? e pa të arsyshme që brenda strehimores me refugjatë të organizohet mësimi në gjuhën shqipe. Bashkatdhetar?t iu kanë përgjigjur të gjitha ftesave mandej në strehimoren me refugjatë në Ausstr. kishte mbi 100 shqiptarë. Qazim Gashi aktivitetin e shtriu edhe deri 30 kilometra larg Heilbroni si p.sh: Epingenin me rrethinë, mandej Neuestadt me rrethinë, Untergrupenbach, Lehrensteinfeld, Wüstenrot me rrethinë e shumë vendbanime tjera. Në të gjitha këto vendbanime që u cekën më lart bashkatdhetar?t, tani m? kishin krijuar një besim të plotë tek Baca Qazë dhe ishin të gatshëm në çdo koh? t´i përgjigjen ftesës që iu është bër?. Prandaj jo rastësisht, nuk është thëne së baca Qaz? ?sht? baba i shqiptar?ve të Heilbronit me rrethin?.
Të kujtosh Bac?n Qaz? për sa ai veproi në Heilbronn me rrethinë, do të thotë kujton organizimin e të gjith? bashkatdhetar?ve për pjes?marrje në mënyr? t? organizuar në të gjitha protestat që u organizuan në Bonn, Bruksel, Stuttgart, Heilbron si dhe shumë qendra tjera. Ai gjeti mënyrën dhe me qindra bashkatdhetar? me dhjetra autobusë ishin pjesëmarrës, në çdo protestë, meqen?se baca Qaz? e kishte kuptuar rolin dhe rënd?sinë, në radhë të parë sensibilizimin e ç?shtjes së Kosovës. Ta kujtosh bacën Qaz? për sa ai veproi në Heilbronn me rrethinë, ?sht? e pamundur të mos ndalesh tek fondi i 3%-it, dihet roli dhe rënd?sia e këtij fondi ku arsimi dhe shëndet?sia në Kosov? ka mbijetuar nga ky fond. Kryetar i fondit të 3%-it për Heilbron dhe rrethinë ka qen? Qazim Gashi, ku së bashku me anëtar?t tjerë të këtij fondi kanë evidentuar parapaguesit e 3%-it dhe kanë shpërndarë fletëpagesat. Ta kujtosh bacën Qaz? p?r sa ai veproi në Heilbronn me rrethin?, kujtojmë të gjitha aksionet, të gjitha ndihmat që i filloi baca Qaz? me bashkatdhetar?, ku baca Qaz? ka qen? kryetar i komisionit për solidaritet dhe ndihma humanitare e që u ndihmuan materialisht shkolla shqipe në Kosov?, ?sht? ndihmuar Universiteti i Tetovës, Unioni studentëve të pavarur në Prishtinë, fondi i Aachenit, janë ndihmuar minatorët e Trepçës, janë ndihmuar shkolla, ambulanca, janë ndihmuar dhjetëra familje me gjendje të vështir? materiale. Ka organizuar dhe ndihmuar materialisht dhjetëra bartje të kufomave nga Heilbroni për në Kosov? e tjera e tjera. Ta kujtosh bac?n Qaz? n? Heilbronn, kujtojmë ndihmën materiale si aksioni për Drenicë, fondin “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës, me një fjalë ?sht? ndihmuar lufta e lavdishme çlirimtare n? Kosov?. Më konkretisht baca Qaz? e ka ndihmuar edhe luftën në Kosov?. N? Heilbron pothuajse të gjitha festat kombëtare e shtetërore si dhe p?rvjetorët e d?shmorëve, janë organizuar po thuajse çdo vit. Falë gatishmërisë së bashkatdhetar?ve të Heilbronnit me rrethinë dhe gatishmërisë së tij këto aksione janë të vlerësuara një ndër më të suksesshmet në rajon. Qazim Gashi, ka dhënë kontribut shumë të madh për rihapjen e shoqatës kulturore “Jusuf Gërvalla” në Heilbron, mandej ai ka qenë edhe anëtar i kryesisë së shoqatës. Ai me kohë e kuptoi rolin e një shoqate kulturore shqiptare, në Heilbronn meqen?se përveç se takoheshin bashkatdhetar?t në ato lokale të shoqatës m?simin e vijonin në gjuhën shqipe mbi 80 nxën?s, ai i ka kushtuar shumë rënd?si te rinj?ve, qysh në vitet 93-94 ?sht? interesuar për tekstet mësimore përmes qeverisë së atëhershme për t´i dërguar në strehimoren me refugjatë shqiptarë n? Neckarsulm, meqen?se atje në atë kohë ishte zhvilluar m?simi i rregulltë në gjuhën shqipe. Veprimtaria e fundit e Qazimit në Heilbron ka qen? me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit me 28 nëntori 2005, ku ishte edhe anëtar i këshillit organizativ të këtij manifestimi kurse vetëm disa jav? më von?, m? 5.01.2006, ai ndërroi jet?.
Për fund vetëm dua t´i përsërisë disa fjalë të bacës Qaz?, tha në fund Abaz Imeri, se e tërë kjo punë pa ndihmën e bashk?veprimtar?ve që sot janë në mesin tonë, pa ndihmën e bashkatdhetarëve të Heilbronit me rrethinë, do të ishte shumë më vështirë edhe për bacën Qaz? edhe për Kosovën. Baca Qaz? e ka pasur përkrahjen, e ka pasur besimin, edhe prej bashk?punëtorëve edhe prej bashkatdhetar?ve.
Për veprimtarin? e Qazim Gashit po këta bashkatdhetarë, më konkret, aktivi i LDK-s? që nga formimi, në vitin 2002 për herë të parë, ndan mir?njohjen e par? në Heilbron, veprimtarit më të dalluar dhe më të vjetër të k?saj treve, Qazim Gashit. Poashtu nga Aktivi i LDK-s? në Heilbronn, ai nderohet në vitin 2004 me falënderim dhe me një foto të liderit ushtarako-politik e komandantit të Kosharës që theu kufirin shqiptaro-shqipetar (Sali Çekaj) me të cilin kishte punuar shtatë vite radhazi. Poashtu edhe Dega LDK-s? për Gjermani atij i ndau mir?njohje me rastin e 15-vjetorit LDK-s? në Gjermani, ne vitin 2005.
Me rastin e varrimit të Qazim Gashit aktivi i LDK-s? në Heilbron ka angazhuar nj? delegacion, bashk?veprimtarësh dhe në ditën e varrimit kanë vënë kurore lulesh. Kështu është vepruar edhe sot, pikërisht në orën 14.00 kur ne po perkujtojmë 3-vjetorin n? emër të bashkatdhetar?ve të Heilbronit tek varri. Të nderuar familjarë të bacës Qaz?, krenohuni që e patet, krenohemi edhe ne që patem fatin ta njohim, krenohet Kosova dhe mbarë kombi shqiptar që pati një veprimtar të paepur, që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavar?sis? s? Kosovës.- përfundoi Abaz Imeri.
Këtë tubim e përshëndeti edhe Xhafer Leci, ish-bashkëveprimtar i Qazim Gashit. Ai përveç se solli përshëndetejet nga bashkatdhetar?t e Kircheim Teck-ut, solli përshendetejet nga shumë bashk?veprimtarë të qyteteve të Gjermanisë. Ai poashtu foli për veprimtarinë e Qazim Gashit duke thënë se i takonte asaj kohe dhe në shumë raste kishin vepruar së bashku.
Në vazhdim tubimin e përshëndeti Astrit Zemaj, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg. Ai foli për aktivitetin e bacës Qaz? në kuadër të LDK-s? në Gjermani, duke e cilësuar atë si njërin nga pishtarët e par? të kësaj lëvizjeje gjith?kombëtare jo vetëm në qytetin e Heilbronnit por edhe me gjër?. Astrit Zemaj poashtu lexoi një mesazh përshëndetës nga Gjakova, i cili ishte dërguar enkas për këtë manifestim përkujtimor nga n?nkryetari i Degës së LDK-s? në Gjakov?, dr.Afrim Sylejmani, pasi që Qazim Gashi i përkiste kësaj komune.
Me pastaj tubimin e përshëndetën Nail Rexha, sekretar i Degës së LDD-s? në Gjermani, Osman Dodaj, veprimtar, i cili edhe rrëfej kujtime nga veprimtaria e Qazim Gashit, kurse në emër të nxënësve dhe të rinjëve të Heilbronnit përshëndeti Jehona Mehmetukaj.
Në emër të familjes Gashi u falënderua i biri i Qazim Gashit, Shkëlzen Gashi. Në fund u prezantuan disa sekuenca filmike për jetën dhe veprën e Qazim Gashit, të cilat ishin nxjerrë nga arkivi i aktivit të LDK-s? në Heilbronn që i kishte përgatitur Abaz Imeri, kurse me këtë rast familjes Gashi iu dorëzuan tri kopje ne CD-DVD dhe disa fotografi. Ndërkaq lulet të cilat i kishin sjellë nx?nësit dhe të rinjtë e Heilbronit, që kishin qëndruar pranë fotografisë së bacës Qaz?, në fund ato lule iu dorëzuan bashk?shortes s? tij Ajshes, që ishte prezent n? këtë tubim.