E marte, 14.04.2026, 03:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Përvjetorë të rëndësishëm nga historia jonë!

E hene, 13.04.2026, 06:29 PM



Përvjetorë të rëndësishëm nga historia jonë!

Ky vit shënon 10 vjetorin e botimit të veprës dhe 300 vjetorin e migrimit të Arbëreshve në Zarë , “Albanci o Zadarskim Arbanasima-Shqiptarë për Arbëneshët e Zarës”, Ulqin 2016!

Nga Jahja Drançolli

Përveç botimit të një serie të madhe veprash shumë të njohura nga autori, Akademiku Prof. Aleksandër Stipçeviq, angazhimet e tij më shkencore-bashkëpunuese kanë bërë që ky studiues i shquar (pas vdekjes së tij në vitin 2015) të ketë lënë edhe materiale të pabotuara mbi migrimin e Abëneshëve në Zarë, historinë e tyre në territorin e sotëm të Komunës së Ulqinit dhe atë të Tivarit gjatë Mesjetës dhe periudhës së hershme osmane, si dhe disa të tjera. Nga kjo seri veprash të pabotuara nga studiuesi Stipçeviq, së fundmi është botuar një vepër me titull: “Albanci o Zadarskim Arbanasima-Shqiptarë për Arbëneshët e Zarës”. Vepra në fjalë u botua falë kujdesit të Famullisë së Braticës në Ulqin (Mali i Zi) dhe famullitarit Dom Gabriel Grabanica. Vepra që kemi në duar dhe që po e shfletojmë aktualisht është botuar krah për krah në dy gjuhë, kroatisht dhe shqip (përkthimi në shqip është bërë nga mjeku dhe humanisti i shquar, Prof. Dr. Simë Dobreci). Edhe pse vepra është e shkurtër për nga vëllimi, ajo ofron një pamje gjithëpërfshirëse të shkrimeve të shqiptarëve kushtuar Arbëneshëve dhe Arbëneshëve të Zarës në aspektin historik, gjuhësor dhe letrar.

Këtu, kjo vepër sintetike e A. Stipçeviq synon të paraqesë evolucionin dhe vazhdimësinë e veprave, studimeve dhe artikujve nga fushat historike, gjuhësore dhe letrare. Autori, duke qenë konsistent në idenë e një studimi të gjerë bibliografik dhe me një shtrirje kronologjike, na paraqet një studim me shtrirje të gjerë, duke u përpjekur të kombinojë faktorët historikë, gjuhësorë dhe letrarë, siç e kërkon një studim sintetik. Dua të tërheq vëmendjen me këtë rast për t'ju kujtuar se, për të gjitha ato që Stipçeviqi ka bërë për shkencën dhe kulturën shqiptare, ne i jemi borxhlinj jo vetëm atij, por edhe Arbëneshve të Zarës. Institucionet përkatëse shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe shqiptarët në përgjithësi, ju janë borxhlinj. Prandaj, është një kohë e përshtatshme, me rastin e 300-vjetorit të shpërnguljes së Arbëneshëve në Zarë, për të mos humbur mundësinë për t'u angazhuar në studime më të thelluara kushtuar Arbëneshëve të Zarës, si dhe për të botuar të gjitha dorëshkrimet e pabotuara, si dhe të gjitha ato të botuara më parë, për t'i ribotuar ato në një formë të plotë që do t'i përshtatet një niveli studiuesi siç është Akademiku Prof. Aleksandër Stipçeviç. Ndërsa, Famullia e Braticës, më ne krye me famullitarin Dom Gabriel Grabanicën, si dhe Prof. dr. Simë Dobreci, të merrën si një model si nuk duhet harruar Vires Illustris (Burrat e Shquar) të Kombit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx