Kulturë
Albert Habazaj: 7 prilli i Toninit
E diele, 12.04.2026, 06:44 PM

Tonin Nikolli e Albert Habazaj
7 PRILLI I TONINIT
Albert HABAZAJ
Rrah
mendjen... Kam tri ditë e dy net
Për
të bukurën datëlindje të Toninit,
Vallë
ku e gjejmë ne këtë të drejtë
T'i
themi vetëm: ditë e zezë - 7 prillit.
Unë
ndjej frymëmarrjen e një 7 prilli tjetër
Frymëmarrje
të lirë, të plotë me lirika Drini:
Frymëmarrje
vëllai me aromë nesër
Frymëmarrje
të thellë me lulëzim prilli.
Frymëmarrjen
e poetit që më ngjan si kreshnik,
Me
dallgë të fuqishme dhe valë të arta,
Që
i dhemb Atdheu nga bajlozi tek derdh rrezik
Tek
na shkul rrënjët e na bën të prapa.
7
prilli një mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë
S'ka
të bëjë me ditën e pushtimit,
Është
i kaltër, si dritë shpirti vërtet
Është
ditëlindja e vëllaut shpirtnor - Toninit.
Ai
zadrimori lab, gjadrasori nga Mirdita
Është
unë më i mirë në një trajtë tjetër,
Ishim
të vegjël, të blertë u rritëm për Atdhe e libra
Mateshim
me shqiponja, jo në vath me kecër.
Dashurinë
për atdhe e kemi të pakufijtë
Me
shpirt e me zemër, me trup e me vargje,
Unë
jam marsian, ai është i prilltë
Ushtarë
të përjetshëm për të shenjtat pragje.
E
nuk kam pse të druhem e të vuaj
Ankthin
e shpatës së Demokleut,
Kam
7 prillin e Toninit të dashtun dhe e quaj
Ditën
e Vëllait mbi këtë faqe të dheut.
Tërbaç - Vlorë, e
premte; 10 prill 2026.









