E diele, 12.04.2026, 10:55 PM (GMT+1)

Faleminderit

Gani Pllana: Prof. Dr. Xhemaj Fejzullahu – ferizajliu që shkëlqeu në mësimdhënie

E diele, 12.04.2026, 06:56 PM


PROF. DR. XHEMAJL FEJZULLAHU-FERIZAJALIU QË SHKËLQEU NË MËSIMDHËNIE TË TRMOTEKNIKËS DHE NË MBROJTJE TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

Nga Gani S. Pllana

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu u lind më 9 qershor 1950 në Vojnoc (Zotaj) të Shtimes. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse shkollën e mesme teknike-seksionin e makinerisë e përfundoi në Ferizaj, në vitin shkollor 1969/70. Dy vitet e para të shkollës së mesme, për shkak të rrethanave të kohës dhe të mungesës së kuadrove shqiptare, i kreu në gjuhën serbokroate kurse dy vitet e fundit kryesisht në gjuhën shqipe.

Në vitin shkollor 1970/71 është regjistruar për studime pesëvjeçare në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, Dega e Makinerisë, në Prishtinë, të cilin e përfundoi në afat të rregullt në vitin l975.

Në vitin shkollor 1976/77 u regjistrua në studimet pasuniversitare në Universitetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Anijendërtimtarisë në Zagreb (Kroaci), në degën Energjetika dhe Teknika Nukleare, të cilat i përfundoi në fillim të vitit 1985, duke mbrojtur temën e magjistraturës, me titull: “Prilog Rješavanju Plinofikacije Grda Uroševca " (Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt).

Pas hulumtimeve dhe qëndrimit në disa qendra universitare dhe shkencore prestigjioze në botën e jashtme dhe punës së palodhur të tij, në vitin 1999, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, me sukses e mbrojti punimin e disertacionit me titull “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”. Që nga shkolla e mesme kishte prirje që të njohë sa më mirë resurset energjetike të Kosovës dhe të jap kontributin e tij maksimal në eksploatimin cilësor të tyre. Të gjitha studimet e tij i kishte orientuar në këtë aspekt dhe që të tri temat e tri niveleve të shkollimit (të studimeve universitare pesëvjeçare, të studimeve pasuniversitare-magjistraturën dhe të doktoratës) i kishte zgjedhur nga lëmi i shfrytëzimit të linjitit të Kosovës si një nga resurset kosovare kryesore:

1. Në studimet universitare pesëvjeçare: “Funksionimi i sistemit automatik të rregullimit të numrit të rrotullimeve të turbinës me fuqi prej 200 MW dhe shqyrtimi i stabilitetit të tij”;

2. Në studimet pasuniversitare: “Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt”, dhe

3. Në studimet për doktoraturë: “Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”

Karriera profesionale dhe shkencore

Gjatë viti shkollor 1975/76 prof. Fejzullahu ka punuar në shkollën e mesme teknike në Ferizaj, për lëndët profesionale nga fusha e termoteknikës.

Në fillim të muajit tetor 1976 kalon në marrëdhënie të rregullt pune në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, në cilësinë e Ligjëruesit, për lëndët profesionale: Statikë, Hidraulikë dhe Termodinamikë. Në këtë institucion universitar avancohet në thirrje akademike: Profesor i Shkollës së Lartë.

Në vitin 1979 përkohësisht kalon në ndërmarrjen “Mineks” në Ferizaj, në cilësinë e udhëheqësit teknik të fabrikës në ndërtim.

Më 1 tetor të vitit 1988 kalon  në marrëdhënie të rregullt pune në Fakultetin e Makinerisë, në cilësinë e bashkëpunëtorit në Katedrën e Termoenergjetikës dhe Termoteknikës.

Në vitin 1992 i janë besuar mbajtja e ligjëratave nga lëndët mësimore:“Turbomakinat Termike” dhe “Matjet në Energjetikë”.

Specializime dhe qëndrimi në botën e jashtme

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, gjatë vitit 1990, dy muaj ishte në specializim në Institutin e Termoenergjetikës në Saint Petersburg (ish BRSS).

Me qëllim studimor, për përcaktimin e temës së disertacionit, në vitin 1991, ka bërë disa herë vizita të përkohshme në Universitetin e Sarajevës (Bosnje e Hercegovinë), në Universitetin e Lubjanës (Slloveni), në Universitetin e Zagrebit (Kroaci) dhe në Universitetin e Vjenës (Austri).

Në vitin 1996 qëndroi gjashtë muaj në Institutin e teknikës së djegies të ETH-së - Eidgenössische Technische Hochsschule, Zürich (Universiteti Teknik Federal, Zürich).

Gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2003 qëndroi për “Hulumtime pasdoktorate” në LSTM (Lehrstuhl für Strömungsmechanik-Katedra e Mekanikës së Rrymimit), në Fakultetin Teknik të Universitetit Friedrich-Alexander në Erlangen/Nürnberg të Gjermanisë.

Avancimet akademike në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj dhe në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike  në Prishtinë

Gjatë periudhës 1976 – 1988, është avancuar (përparuar) nga Ligjërues në titullin Profesor i SH.L. në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj.

Gjatë periudhës 1988 - 2010, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë, është avancuar në këto thirrje akademike:

Në vitin 1988 zgjidhet asistent për lëndët e Departamentit të Termoenrgjetoikës

Në vitin 1997 është zgjedhur në thirrjen ligjërues,

Në vitin 2000 është avancuar në thirrje akademike docent,

Në vitin 2005 është zgjedhur në thirrje akademike Profesor i asocuar dhe

Në vitin 2010 është zgjedhur në thirrjen akademike Profesor i rregullt.

Titullar i lëndëve mësimore

Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, ka qenë profesor titullar për lëndët mësimore:

Në nivelin e studimeve Bachellor

1.     “Makinat rrymore” dhe “Makinat rrymore termike”;

2.    “Teknikat e Matjeve në Energjetikë”.

Në nivelin e  studimeve Master

1.     “Termocentralet e kombinuara” dhe

2.    “Operacionet mekanike dhe hidraulike”

Udhëheqje në prodhim dhe universitet

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu gjatë përvojës së tij shumëvjeçare, në periudha të caktuara kohore, ka pasur një mori angazhimesh menaxheriale, si:

·       1981-1983 - anëtar i Pleqësisë në Universitetin e Prishtinës;

·       1979-1980 - udhëheqës teknik në fabrikën e prodhimeve ekzotike “Minex”, në Ferizaj;

·       1981-1983 - anëtar i Pleqësisë në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;

·       1981-1985 – shef i dy seksioneve në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;

·       1985-1988 - zëvendësdrejtor në Shkollën e Lartë Teknike, në Ferizaj;

·       2003-2005 - prodekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë;

·       2012-2015 - shef i Departamentit të Termoenergjetikës dhe termodinamikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Prishtinë.

Udhëheqës shkencor dhe anëtar i komisioneve recensuese

1.     Udhëheqës shkencor për shumë diploma të nivelit Bachelor;

2.    Krytetar dhe anëtar i komisioneve për shumë diploma të nivelit Bachelor;

3.    Udhëheqës shkencor për shumë diploma të nivelit Master;

4.    Krytetar dhe anëtar i komisioneve për shumë diploma të nivelit Master;

5.    Kryetar dhe anëtar i komisioneve recensuese për avancime të stafit akademik;

6.    Kryetar dhe anëtar i komisioneve recensueses për disa botime tekstesh universitare.

Njohje e gjuhëve të huaja: serbisht/kroatisht, gjermanisht, pjesërisht anglisht dhe rusisht.

Veprimtaria botuese e prof. dr. Xhemajl Fejzullahut

Tekst për shkolla të mesme

1.     Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.: “Termodinamika dhe hidraulika” për kl. e III-të të arsimit dhe edukimit të mesë, dega: makineri-energjetikë, ETMM, Prishtinë, 1989.

Dispensa për përdorim intern

1.     Fejzullahu, Xh.; Koleci, A.: “Mirëmbajtja e makinave dhe mbrojtja në punë”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1981.

2.    Fejzullahu, Xh.: Turbormakinat”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1984.

3.    Fejzullahu, Xh.: Matjet në energjetikë”, Universiteti i Prishtinës FIM, Prishtinë, 1992

4.    Fejzullahu, Xh.: Makinat rrymore”, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2004.

5.    Fejzullahu, Xh. (me bashkautorë): Përcaktimi i eksperimental i karakteristikave të kombinuara”, Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2004.

6.    Fejzullahu, Xh.: “Bazat e statikës dhe kinetikës kimike” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2010.

7.    Fejzullahu, Xh.: “Teknikat e djegies” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2013.

8.    Fejzullahu, Xh.: “Makinat rrymore termike” (ligjërata të autorizuara), Universiteti Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2014.

Tekste universitare

1.     Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.: “Hidraulika dhe termodinamika”, për studentë të QAL Ferizaj, Universiteti i Prishtinës, ETMM, Prishtinë, 1986.

2.    Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Malsiu, I.: “Përmbledhje detyurash të mekanikës së fluideve”, Botuar nga Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 1996.

3.    Fejzullahu, Xh.: “Teknika e matjeve në energjetikë”, botuar nga Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2009.

Analizë e temës së magjistraturës dhe të doktoraturës

Tema e magjistraturës: “Prilog rješavanju plinofikacije grada Uroševca  (Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt)”

Punimi i magjistraturës pos kapitujve të përgjithshëm, si: Hyrja, shenjat e përdorura, literatura e përdorur dhe biografisë, përmban edhe 12 kapituj pune.

Në kapitujt 2 dhe 3 përgjithësisht jepen të dhëna për metodat e gazifikimit e në veçanti bëhet fjalë për gazifikimin e linjitit të Kosovës.

Në kapitullin 3 në detale përshkruhen karakteristikat e gazit të dalë nga thëngjilli i Kosovës dhe të produkteve të djegies së tij.

Kapitulli i katërë përmban aspekte të përdorimit të gazit të Kosovës dhe krahasimin me lëndët tjera djegëse, si: transporti dhe përgatitja e tij për djegie; plotësia e djegies së tij; sasia e produkteve të djegies, e të tjera.

Në kapitullin pestë: “Konsumi energjetik i qytetit” është bërë një analizë e konsumit të energjisë në kohën aktuale dhe në perspektivë në industri dhe në shpenzime të përgjithshme. Kjo analizë është për kushtet specifike të qytetit, siç janë: temperatura e jashtme, temperatura mesatare vjetore, gjatësia e periodës së ngrohjes.

Në kapitullin e gjashtë është vlerësuar konsumi për një periudhë të caktuar për të gjitha llojet e konsumit në industri dhe në amvisëri.

Në kapitullin e shtatë është bërë analiza e ekonomike e përdorimit të gazit në qytetin e Ferizajt.Në kapitujt tjerë bëhet fjalë për çështjen teknike të gazsjellësit: dimensionet, trasenë e tij, trashësinë e mureve të tij e të tjera.

Në fund jepen përfundimet e përdorimit të gazit i cili nuk është thjesht një lëndë djegëse/energjent, për është një resurs strategjik për Kosovën. Kjo më së miri dëshmohet në rrethanat  aktuale energjetike në regjion dhe në botë.

Tema e doktoratës: Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”

Punimi i doktoratës përpos parathënies, rezymesë dhe shtojcës përbëhet prej 12 kapitujve.

Në kapitullin e parë jepet qëllimi i punimit, e që është studimi i tri proceseve kryesore që ndodhin: rrymimi ose transporti konvektiv i lëndës djegëse dhe ajrit për djegie dhe gazeve dalëse; reaksioni ose shndërrimet kimike të lëndës djegëse dhe ajrit për djegie në gaze dalëse dhe transmetimi termik i energjisë përbrenda flakës dhe ndërmjet flakës dhe ambientit nëpërmjet rrezatimit, transportit konvektiv dhe përcjellshmërisë. Që të definohet varësia e ndërsjellë e madhësive ndikuese si dhe të gjendet ndikimi i kushteve kufitare në to, tregohet se dy rrugë janë të mundshme:

1.     Matjet në impiante industriale ose në modele fizike, dhe

2.    Hartimi i një modeli matematikor  i cili bënë të mundur që ndryshimet matematikisht të simulohen, përkatësisht të parallogariten.

Në kapitulli e dytë jepen çështjet teorike të djegies difuzive të lëndëve djegëse të gazta, Sqarohen llojet e rrymave, siç janë: rryma e lirë, rryma e lirë laminare, rryma e lirë turbulente, rryma dhe flaka në hapësirë të kufizuar dhe rryma riqarkulluese.

Në kapitullin e tretë janë dhënë bazat teorike  të modelit matematikor të proceseve vatrore, siç janë: shtruarja e problemit dhe të dhënat paraprake, mënyrat e ndarjes së dhomës për djegie, përafrimet dhe supozimet.

Në kapitullin e katërt bëhet llogaritja e shpërndarjes së shpejtësisë së rrymimit, përqendrimit të materies dhe djegies në një fushë të veçantë. Në detale grafoanalitikisht  studiohen prurja masore e flakjes rrymuese, shkala e djegies mesatare të flakës rrymuese, e të tjera.

Në kapitullin e pestë vazhdohet me analizën e shpërndarjes së shpejtësisë aksiale dhe e përqendrimit të materies në dy fusha tjera.

Në kapitullin e gjashtë jepet bilanci masor i materieve në zona përkatëse.

Në kapitullin e shtatë dhe të tetë analizohen madhësitë themelore për njehsimin e bilancit të energjisë në zonat e gazit dhe të murit.

Në kapitujt në vazhdim është dhënë modeli njehsues, analiza e rezultateve të njehsimit dhe matjeve të pasqyruara në formë tabelore dhe grafike.

Kapitulli i dymbëdhjetë përmban disa konkluzione për këtë lloj djegie (të gazeve) por edhe në përgjithësi për djegien e lëndëve djegëse.

Veprimtaria profesionale, hulumtuese dhe shkencore e prof. dr. Xhemajl Fejzullahut

Punimet shkencore:

1.     Fejzullahu, Xh.: “Kontribut zgjidhjes së gazifikimit të qytetit të Ferizajt”, Fakulteti i Makinerisë dhe anijendërtimtarisë (punim i magjistraturës), Zagreb, 1985.

2.    Fejzullahu, Xh.: “Aspekte të aplikimit të gazit nga linjiti i Kosovës si lëndë djegëse dhe krahasimi me lëndët tjera djegëse”, Këshillimi i 7 i ngrohtoreve, Përmbledhje e punimeve, f. 276-285, Prishtinë, 1986.

3.    Fejzullahu, Xh.: Analizë përcaktimit të sasisë specifike të nxehtësisë për ngrohje”, KXEK (revistë e elektroekonomisë së Kosovës), nr. 1-2, f. 49-52, Prishtinë, 1988.

4.    Fejzullahu, Xh.:Numri i Wobbe-ut si faktor limitues i përzierjes së gazeve me gazet e prodhuara nga linjiti, Fakulteti i Makinerisë, ”Makineria”, nr. 1 dhe 2, Prishtinë, 1997.

5.    Fejzullahu, Xh.: Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli” (punim i doktoratës), Prishtinë, 1999.

6.    Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Beqiri, E.: “Analiza e shkallës së djegies te flakët rrethore simetrike”, në Konferenca e I-rë e energjetikës,  Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, dhjetor 1999. Tiranë, 1999.

7.    Bunjaku,  J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: “Mundësia e shfrytëzimit optimal të energjisë termike sekondare të Teceve  për ngrohje në largësi me ndihmën e pasqyrimit konform”, në Konferenca e II-të e energjetikës, Fakulteti i Inxhinierisë, Tiranë, dhjetor 2000, Tiranë, 2000.

8.    Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.: “Shpërndarja e proceseve vatërore te djegia e gazit në hapësirë të kufizuar”, në Konferenca e II-të e energjetikës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Tiranë, hjetor 2000, Tiranë, 2000.

9.    Muriqi, A.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: Ndotja e ambientit nga sistemet termoenergjetike”, në Konferenca  e Elbasanit, Tiranë, 2000, Tiranë, 2000.

10.Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.; Berisha, Xh.: Analizë e ndotjes nga sistemet termoenergjetike”, Konferenca shkencore  “Zhvillimi i qëndrueshëm tekniko-teknologjitk dhe mjedisi”, Përmbledhje kumtesash, Prishtinë, 19 prill 2002, Prishtinë, 2002.

11.  Bunjaku, J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: Caktimi i vektorit kryesor dhe momentit kryesor të forcave të presionit ndaj tejrrymimit të trupit cilindrik”, në “Makineria” nr.1, viti IV, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2002.

12. Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.: Ligjet themelore të rrymave dhe djegia difuzive, në “Makineria” nr. 1, viti IV, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2002.

13. Fejzullahu, Xh.: Atmosphärische Porenbrenner” Abschlussbericht vom Forshungsaufenthalt am Lehrstuhl für Strömungsmechanik, Friedrich-Alexander- Universität Erlangen-Nürnberg, Gjermani, 25. November, 2003.

14. Fejzullahu, Xh.; Vataj, Gj.; Lajqi, Sh.; Zhitia, I.: Analiza e paraqitjes të dukurisë së kavitacionit tek pompat për furnizim me ujë në stacionin e pompave në “Batllavë”, në “Teknika” nr. 1, vol. I, Universiteti i Prishtinës, Shkolla e Lartë Teknike, Ferizaj, 2003.

15. Fejzullahu, Xh.: Metoda e përafërt e njehsimit të bilancit energjetik në zonat e gazit dhe të murit në dhomat cilindrike të djegies, “Teknika” nr. 3, viti I, Universiteti i Prishtinës, Shkolla e lartë teknike, Ferizaj, 2003.

16. Fejzullahu, Xh.; Sahiti, N.: Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i djegies te djegësi poroz atmosferik”, SHIMK (Shoqata e Inxhinierëve të makinerisë të Kosovës), Simpoziumi i I-rë, 20-21 maj 2004, Prishtinë, i botuar në “Makineria” nr. 1, viti I, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, 2004.

17. Muriqi,  A.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: Vështrimi  llogaritjes krahasuese të lartësisë së tymtarëve të TEC “Kosova  A” nga aspekti ekologjik”, në Konferenca e I-rë e SHTSH, Tiranë, 2005.

18.Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.: “Bilanci i proceseve në furrat elektrike të Ferronikelit”, në QBENBREB (Virtual Balkam Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.

19. Koleci, A, Fejzullahu, Xh.: “Problemet mjedisore në impiantet e pjekjes së gipsit në ShA Knauff-Radika në Dibër”, në QBENBREB (Virtual Balkam Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.

20.                   Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Demneri, I.; Shtjefni, A.; Sahiti, N.; Bunjaku, F.: “Analisi di funzionamento delle torri di raffreddamento attraversoil potenziale complesoo, Congresso Nationalte 62 Associazione Termotecnice Italiana,  SELERNO, 2007.

21. Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: “Aplikimi i pasqyrimit konform në rrjedhjen e lëngut nga rezervuari“ në QBENBREB(Virtual Balkan Power Centre for Advance of Renewable Energy Source in Western Balkans-VPCARESWB)&SHTSH, Tiranë, 2007.

22.                    Bunjaku, J.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.: “Design of Ventilation Duct with Minimal Flow Resistance, në 19 International DAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-68-1,2008, Viena, Austria, Vienë, 2008.

23.                    Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, Xh.;  Ali Muriqi, A.; Sahiti, N.: “Ekuacioni i Bernoull-it dhe rregullat e përdorimit të tij”, në TEKNIKA 2/08, Ferizaj, 2008.

24.                    Muriqi, A.; Fejzullahu, Xh.: “Analiza e proceseve në kullat ftohëse”,  në Albshkenca 2008, Prishtinë 2008.

25.                    Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.: “Aplicazione della trasformatione conforme al calcolo del deff\lusso di fluido da un serbatoio”, Nationalte 63 Associazione Termotecnice Italiana (ATI), Palermo, 2008.

26.                    Sahiti, N.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A: “Entropy generation minimization of a double-pipe pin fin heat exchanger”, në Applied Thermal Engineering, (28), pp. 2337-2344, 2008.

27.                    Fejzullahu, Xh.; Krasniqi, F.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Sahiti, N.: “Gas transport analysis determination of gas line accumulation volume”, 20 International DAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-70-4,2009, Viena, Austria, Vjenë,  2009.

28.                   Bunjaku, J.; Fejzullahu, Xh.; Muriqi, A.; Sahiti, N.; Bunjaku, F.: “Analiza hidraulike e sistemeve të mbyllura”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.

29.                    Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Muriqi, A.; Muhaxheri, M.; Sahiti, N.: “Koha e djegies në bazë të shndërrimit të materies (karbonit)”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.

30.                   Muriqi, A.; Krasniqi, F.; Fejzullahu, Xh.; Bunjaku, J.; Berisha, Xh.; Selimaj, R.:“Humbjet konvektive të nxehtësisë në muret e ndërtesave”, në Konferenca Ndërkombëtare Energjetike, 15 maj 2009, Tiranë, 2009.

31. Sahiti, N.; Fejzullahu, Xh.; Selimaj, R.: “Comparasion of high performance heat transfer surfaces”, në 7 International Conference on Heat Transfer, Fluid Mechanicel and Thermodinamics, 19-21 July 2010, Antaly, Turkey, 2010.

32.                    Lajqi, Sh.; Pehan, S.; Fejzullahu, Xh.: Design and Production of the Testing  System of the Mini- Hydroelectric Power Station with Turgo Turbine”, The 4th International Conference & Workshop "Energy Infrastructure Development" REMOO 2014, 12-13 November 2014, Ljubljana, Slovenia, Lubjanë, 2014.

33.                    Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analysis of the Mini Turgo Hydro Turbine Performance for Different  Working Regimes”, The 6th International Conference & Workshop "Science  & Engineering for RELIABLE ENERGY" REMOO 2016, 18-20 maj 2016, Budvë, Mal i Zi, Budvë, 2016.

34.                    Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analysis of the Mini Turgo Hydro Turbine Performance for different Working Regimes”, në International Journal of Contemporary ENERGY, Vol. 3, No. 1, 2017, Venice, Italy, 2017.

35.                    Lajqi, Sh.; Fejzullahu, Xh.; Lajqi, N.; Hajdini, H.: “Analiza e efiçiencës së mini hidro turbinës turbo për regjime të ndryshme punuese”, në Libri i Abstrakteve të Java e Shkencës në Kosovë 2017, MASHT, Prishtinë, 2017.

Punime-studime profesionale

1.     Fejzullahu, Xh.: Pjesa tekniko-teknologjike  e projektit ideor  e programit investues për prodhimin e shkopinjve”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj,1980.

2.    Fejzullahu, Xh.: Pjesa tekniko-teknologjike e projektit ideor të linjës për prodhimin e  kafes së fërguar”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj,1980.

3.    Fejzullahu, Xh.: Pjesa tekniko-teknologjike e projektit ideor  të linjës për prodhimin e keksëve”, Fabrika “Mineks”, Ferizaj, 1981.

4.    Fejzullahu, Xh.: Projekti kryesor i blokut energjetik të Mineks-it”, Ferizaj,1981.

5.    Fejzullahu, Xh.:Studimi i mundësisë së realizimit të ngrohjes qendrore të 12 shkollave”, (projekt i IRC-së), Gjilan, 2000.

Ekspertiza

1.     Fejzullahu, Xh.: “Ekspertizë e lidhur me lëndën gjyqësore përkitazi me eksplodimin e kompresorit në “Frigoriferi””, Ferizaj, 1982.

2.    Fejzullahu, Xh.: “Ekspertizë e lidhur me lëndën gjyqësore përkitazi me dëmet nga djegia të linjës për prodhimin e kafes në “Mineks””, Ferizaj, 1984.

3.    Fejzullahu, Xh.: “Supërekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas lëndës nr.  VEP. C 17/2002”, Gjykata Komunale në Dardanë, tetor 2002, Dardanë, 2002.

4.    Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të pompave në stacionin e pompave për furnizim me ujë të fshatrave Hade dhe Lajthishtë”, Parsons Delaware inc., Prishtinë, qershor, 2003.

5.    Fejzullahu, Xh.: “Vlerësimi profesional i sasisë së nxehtësisë për ngrohjen e ndërtesave të Qendrës së  Madhe Mjekësore”, Ferizaj, korrik 2003, Ferizaj, 2003.

6.    Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas urdhëresës P. Nr. 88/03”, Gjykata e Qarkut, Gjilan, shtator 2003, Gjilan, 2003.

7.    Fejzullahu, Xh.: “Vlerësimi profesional i sasisë së nxehtësisë për ngrohjen e ndërtesës së Spitalit, Ferizaj”, tetor 2004, Ferizaj, 2004.

8.    Fejzullahu, Xh.: “Ekspertiza e instalimit të ngrohjes qendrore të kontestuar sipas lëndës nr. VEP.C 43/04”, Gjykata Komunale, Dardanë, tetor 2004, Dardanë, 2004.

Projektime të instalimeve të sistemeve të furnizimit me ujë nga prof. dr. Xhemajl Fejzullahu:

1.     “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Terdevcit-Drenas”, OXFAM-Prishtinë), 2001.

2.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Lajthishtës-Obiliq”, OXFAM -Prishtinë, 2001.

3.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Koreticës së Epërme-Drenas”, OXFAM -Prishtinë, 2001.

4.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Hades-Obiliq”, OXFAM -Prishtinë, 2001.

5.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë në Stacionin e pompave të Babushit-Ferizaj”, OXFAM-Prishtinë, 2002.

6.    “Projekti i instalimit pompave të ujit për Stacionin e pompave të Magurës-Lipjan”, UNMIK-Prishtinë, 2002.

7.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Frashër-Mitrovicë”, OXFAM-Prishtinë, 2002.

8.    “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave të Piriq-Mitrovicë”, OXFAM -Prishtinë, 2002.

9.    “Projekte të instalimit të pompave të ujit për nevoja të OXFAM –it, Prishtinë, 2003.

10.“Instalimi i pompave nënujore në Stacionin e pompave të Banjes së Kllokotit”, Kllokot, 2003..

11.  “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Kravaseri-Malishevë”, Alisei-Prizren, 2003.

12. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Astrazub-Malishevë”, Alisei-Prizren, 2003.

13. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Burojë”, Drenas, 2003.

14. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Artanë”, Artanë, 2003.

15. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Cërnillë”, Ferizaj, 2003.

16. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Artanë, Artanë, 2003.

17. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Peran”, Besjanë, 2003.

18.“Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Karaqevë-Dardanë”, CDF-Prishtinë, 2003.

19. “Instalimi i pompave për furnizim me ujë  në Stacionin e pompave në Lovce-Gjilan”, ARC-Gjilan, 2003.

20.                   “Instalimi i sistemeve të klorinimit me pompa dhe pikuese në ujsjellësit e Mogillës, Gracës, Llashticës, Livoqit të Epërm, Rashincës, Cerpulës, Vracevës. Skromës, Runik, Belluqe dhe Shalë”, OXFAM-Prishtinë, 2004.

Pjesëmarrja në disa projekte rreth përcaktimit të llojit të pompave për furnizim me ujë.

Projektime të ngrohjes qendrore dhe klimatizimit nga prof. dr. Xhemajl Fejzullahu:

1.     Objekti i Shkollës Fillore “Jeronim De Rada”, Ferizaj, 2000.

2.    Objekti i Sh. F. “Ernest Koliqi”-Babushi i Muhaxherëve, Lypjan, 2000.

3.    Objekti i Shkollës së Mesme në Hani i Elezit, 2000.

4.    Objekti i Shkollës Fillore në Zborc, Shtimje, 2001.

5.    Objekti i Shkollës Fillore në Prugovc, Vushtrri, 2001.

6.    Objekti i Fakultetit të Ri Ekonomik, Prishtinë, 2002.

7.    Objekti i Shkollës së Mesme Ekonomike, Ferizaj, 2002.

8.    Objekti i Shkollës Fillore në Ribarin e Madhë, Lypjan, 2002.

9.    Objekti i Ambulancës Rajonale, Ferizaj, 2003.

10.Objekti i Ambulancës –Dispanserit, Ferizaj, 2003.

11.  Objekti i Shkollës së Lartë Teknike, Ferizaj, 2003.

12. Objekti i Shkollës Fillore në Magurë, Lypjan, 2003.

13. Objekti i Shkollës Fillore në Banjë, Malishevë, 2003.

14. Objekti i Shkollës Fillore në Malishevë, 2003.

15. Objekti i “Kosovës B”, Kastriot, 2004.

16. Objekti hotelier “Atlantida”, Ferizaj, 2004.

Kontrollime, pranime teknike dhe mbikëqyrje ndërtimesh të objekteve:

1.     “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në Minex”, Ferizaj, 1979.

2.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në Fabrikën e Gypave”, Ferizaj, 1981.

3.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemeve të  gazeve teknike në Fabrikën e Gypave-Ferizaj”, Ferizaj, 1982.

4.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në Kombinati i Drurit”, Ferizaj, 1983.

5.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në Ndërtesën e KK-Kaçanik”, Kaçanik, 1985.

6.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në Ndërtesën e KK Ferizaj”, Ferizaj, 1986.

7.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i sistemit të  ngrohjes në shumë ndërtesa në KK të Ferizajt”, 1986.

8.    “Kontrollimi dhe pranimi teknik i teleferikëve dhe ski lifteve në Sharr”, Brezovicë, 1987.

9.    “Mbikëqyrja e instalimeve termike në hotelin “Emerald”, Prishtinë, 2014.

Falënderime, mirënjohje dhe dekorata

1.    Universiteti i Kosovës në Prishtinë. Qendra për Shkollimin e Lartë në Ferizaj: Pleqësia e Qendrës me rastin e dhjetëvjetorit të punës, ndanë Falënderim për Prof. mr. Xhemajl Fejzullahun, Ferizaj, më 18 dhjetor 1986.

2.    Universiteti i Kosovës në Prishtinë, Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, me rastin e 30 vjetorit të themelimit, i ndanë këtë Mirënjohje  prof. asoc. Xhemajl Fejzullahut, për kontributin e dhënë në këtë Institucion arsimor, Ferizaj, 20 maj 2006.

3.    Universiteti i Prishtinës “Hasan i Prishtina”, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje Prof. Dr. Xhemajl Fejzullahut për kontributin e çmuar në edukimin e gjeneratave, Prishtinë, qershor 2016.

4.    Republika e Kosovës, Komuna e Ferizajt: Dekoratë “Nderi i Qytetit”, i jepet Prof. dr. Xhemajl Fejzullahut, për kontribut e arritje të veçanta në veprimtari studimore, shkencore, arsimore dhe edukative, Ferizaj, dhjetor 2023.

5.    Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, i ndanë Mirënjohje Prof. dr. Xhemsjl Fejzullahut me rastin e 58 vjetorit të themelimit, Prishtinë, 30 tetor 2025.

6.    Pas 40 vitesh Mirënjohje Prof. dr. Xhemajl Fejzullahut, për dritën e dijes së dhënë në vitet e formimit tonë, për fjalën që na udhëzoi, për shembullin që na formësoi: Gjenerata e studimeve  1987-1991.

Përfundim

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu përherë në krye të detyrave, në prodhim, mësimdhënie dhe në atdhedashuri. I paepur në përkrahje, pjesëmarrje dhe organizime në të gjitha ngjarjet (revoltova, demonstrata dhe aktivitete tjera, deri në burgosje) për mbrojtjen e Shkollës Shqipe, Universitetit të Kosovës dhe të vet Kosovës, që nga viti 1968 dhe në vazhdimësi deri në ditët e sotme.

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu ishte mësimdhënës në shkollën e mesme teknike në Ferizaj, ligjërues në Shkollën e Lartë Teknike në Ferizaj, asistent, ligjërues dhe profesor i rregull në Departamentin e Termoteknikës dhe Termoenergjetikës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë. Ka hartuar ligjërata të autorizuara për lëndët mësimore që i ka ligjëruar dhe disa tekste universitare bashkëkohore për kohën gjatë ligjërimit. Është pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë tij.

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, si njohës i disa gjuhëve të huaja ishte në specializime në vend dhe në botën e jashtme.

Prof. dr. Xhemajl Fejzullahu, ka punuar edhe një varg projektesh, dhe ka bërë shumë rishikime projektesh profesionale nga fusha e inxhinierisë mekanike, ka bërë hulumtime të ndryshme, ekspertiza profesionale, pranime teknike të objekteve etj.

Në periudhën e aparteidit/segregracionit jugosllav e serb në Kosovë, në dekadat e fundit të shekullit XX, ishte thellësisht i angazhuar në luftën joviolente ndaj segregacionit/aparteidit që ushtronin regjimet jugosllav e serbe dhe plotësisht i rreshtuar në mbrojtjen e Shkollës Shqipe.

Pas lufte dha kontribut të konsiderueshëm në reformën e kurrikulave të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Është bartës i disa falënderimeve, mirënjohjeve e dekoratave nga institucione akademike e publike.

Bibliografia

1.     Fejzullahu, Xh.: “Turbormakinat”, Universiteti i Prishtinës SHLT, Ferizaj, 1984.

2.    Fejzullahu, Xh.: “Matjet në energjetikë”, Universiteti i Prishtinës FIM, Prishtinë, 1992

3.    Fejzullahu, Xh.: “Makinat rrymore”, Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2004.

4.    Fejzullahu, Xh.: “Teknikat e matjeve në energjetikë”, tekst universitar, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, (ISBN 978-0051-00-092-5), Prishtinë, 2009.

5.    Fejzullahu, Xh.:“Prilog rješavanju plinofikacje grada Uroševca”, Punim i magjistraturës, Zagreb, 1984.

6.    Fejzullahu, Xh.:Modelimi dhe hulumtimi eksperimental i proceseve vatrore te djegia e gazit nga thëngjilli”, Punim i doktoratës, Prishtinë, 1999.

7.    Monografi: 50 vjet të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (1967-2017), Universiteti i Prishtinës, FIM, Prishtinë, 2017.

8.    Dokumentacion nga arkivi i FIM, Prishtinë, 2025.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Meti Rexhepi: In Memoriam – Sherafedin F. Kadriu (1961–2026) Lekë Mrijaj: Homazh përkujtimi – kongresisti amerikan Eliot Engel Isuf B. Bajrami: Eliot Engel do të kujtohet përherë si zëri i së vërtetës dhe i drejtësisë për Kosovën Gani Pllana: Prof. Dr. Eshref Ademaj - Zhurjani, figurë e shquar ndër personalitetet botërore Ndue Dedaj: Prifti që la pas histori Fejzulla Berisha: Hashim Thaçi – lideri që ndryshoi fatin e kombit Gani Pllana: Prof. Dr. Shefqet Rashani – mitrovicasi pedagog universiteti që shkëlqeu… Sevdail Hyseni: Ndahet nga jeta republikani i devotshëm Avdil Ramadani Lekë Mrijaj: Sot, pas meshës së shenjtë në varrezat e Velezhës u varros Dom Kelmend Spaçi Nue Oroshi: Dom Kelmend Spaçi - prifti i atdhetarizmit shkoi në përjetësi Eduard M. Dilo: Qirjako Ilia Dilo — i lindur për të ndriçuar kohën që jetoi Lekë Mrijaj: Dom Kelmend Spaqi - 'Këtu nuk ka myslimanë e katolikë, këtu të gjithë janë shqiptarë të pafajshëm në vendin e tyre' Gjekë Gjonaj: Burrë i kuvendeve, pajtues gjaqesh, lahutar dhe vajtor i traditës malësore Gani Pllana: Prof. Dr. Jusuf Gacaferri-Pejani, Prijetar në Studime dhe Elektroekonomi në Kosovë Ilir Çumani: Rauf Fico - profili i një politikani dhe diplomati perëndimor Gani Pllana: Prof. Dr. Alfred Pema, inxhinier mekanik, studiues dhe autor i teksteve universitare Gjon Keka: Karakteri i kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) Asllan Dibrani-Luani: Kur arti bëhet mirënjohje për një zë të palodhur të kombit Ndue Dedaj: Baca Pal, një “Sokrat” mes Munellës dhe Myzeqesë Ndue Dedaj: Ndrec Ndue Gjoka, misionar i arsimit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx