E shtune, 11.04.2026, 11:14 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi!

E shtune, 11.04.2026, 06:53 PM


Në Koshare nuk ra kushtrimi, ndodhi mashtrimi!

Shkruan: Florim Zeqa

Siq dihet, beteja e Koshares u zhvillua nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999 në kuadër të 'Operacionit Shigjeta', ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Serbe. Beteja u zhvillua rreth Koshares në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë bombardimeve të NATO-s. Është kjo njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme të luftës për çlirimin e Kosovës.

Të barrikaduar në Kuvend, të bashkuar në vendin e lavdisë

Ata që nuk po i bën bashkë interesi i shtetit, i bashkoj 9 prilli në Koshare!

Në Koshare u bën "bashkë" çlirimtarët dhe mercenarët, atdhetarët dhe tradhtarët, pushtetarët dhe opozitarët!

Politikanët u bashkuan në Koshare kinse për të nderuar dëshmorët, por në fakt mendjen e kishin tek mashtrimi i të gjallëve te vdekur në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare!

Politikanët me hipokrizi iu thurën lavde të vdekurve, ndërkohë që çdo ditë i poshtërojnë të gjallët me luftë klasash në Kuvendin e Kosovës!

Sa me fat janë dëshmorët në varre që nuk i shohin hipokrizitë e kusarëve politik siq i shohim ne çdo ditë mashtrimet e kësaj klase të shëmtuar politike!

Të gjallët e vdekur, që ishin pjesë e betejës së Koshares dhe jo vetëm, të ricikluar nëpër parti politike, evokojnë heroizmin dhe trimëritë e tyre para se të bëheshin ministra dhe deputet, kryeministra apo president, por asnjëherë të vetme nuk i tregojnë "peripecitë" e tyre, si u bën milionerë dhe supermilionerë për një mandat politik!

Në këtë moment pashmangshëm në mendje të vjen ajo thënja famoze e një super milioneri: "e vështirë është të arrihen milionat e parë, pastaj të tjerët vijnë pa problem"!

Këta janë "heronjt" e luftës që pa brekë i zuri nata, ndërsa mëngjesi i nxori milionerë!

Gjithçka edhe mund t'iu falej, sikur kësaj radhe në Koshare të binte kushtrimi: "Të bëhemi bashkë për të mirën e shtetit në zgjedhjen e presidentit"!

Por, edhe kësaj radhe, në Koshare ndodhi mashtrimi, me nderime plot hipokrizi u bë fushatë elektorale mbi gjakun e atyre që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për të bekuarën Liri që sot e gëzojmë në shtetin e pabarazive të mëdha!

Përderisa beteja e Koshares e ka simbolikën e bashkimit të dy krahëve të luftës në një organizim të përbashkët për çlirimin e Kosovës, 27 vite më pas nuk u bë shkas i bashkimit të politikanëve për të mirën e shtetit! Përderisa beteja e Koshares shënon thyerjen e kufirit Kosovë-Shqipëri, 27 vite më pas nuk u bë sinonim i thyerjes së ndasive partiake për forcimin e shtetit!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani as “notere e Kurtit”, as “karrieriste”, por presidente unike e Kosovës Gjon Keka: Vendosni disa emra për president në tavolinën e bisedimeve dhe ecni përpara Vladimir Shyti: Pushtimi i Shqipërisë nga vetë shqiptarët Kalosh Çeliku: Qyqja Ndue Dedaj: Çdo edicion, lajmi i parë – qeveria! Isuf B. Bajrami: Armët e shkatërrimit në masë dhe kërcënimi për njerëzimin Fahri Xharra: Falsifikimet ruse ne krijimin e Serbisë Fejzulla Berisha: Solidariteti ndërkombëtar me shqiptarët e Kosovës - “Edhe unë jam shqiptar” Ilir Çumani: 7 prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet… Isuf B. Bajrami: E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut Florim Zeqa: Mbushuni mend bashkatdhetarë Kalosh Çeliku: Kurvat “besnike” – partiake të rrufjanëve komunistë Gjon Keka: Triniteti kombëtar Gjuha arbërore, Gjergj Kastrioti dhe Flamuri Isuf B. Bajrami: Fshehja sistematike e krimeve të luftës në Kosovë (1998–1999) Fahri Dahri: Retrospektivë (Prapavështrim) Petrit Dibrani: Kur jetesa në Kosovë po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme nga papunësia dhe çmimet marramendëse Idriz Zeqiraj: Aleanca LDK-PAN amnistoi krimin dhe lëndoi miqtë e Rugovës Nikoleta Kovaçi: Kombëtarja ka fytyrën e qeverisë! Isuf B. Bajrami: Kaosi dhe Sfida Demokratike në Zgjedhjet Lokale në Serbi Gani Pllana: Prof. Dr. Isak Hoxha – pedagog me vlera njerëzore dhe profesionale

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx