Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti
E premte, 27.03.2026, 06:57 PM
Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti
Nga
Albert Vataj
Libri
"Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane
për Shqipërinë e fillimviteve ’20 të shekullit të kaluar. Një shpirt i bukur
dhe një penë majëmprehtë, një sy gjithçkapamës dhe një vëmendje që tejkaloi
kureshtinë, duke u njëtrajtësuar me të jashtëzakonshmen dhe realen ndër
shqiptarët e atyre viseve.
Ky
është një libër që zëshëm flet, fisshëm kumton, dritshëm sheh e mirakandshëm
sjell aventurën e një grupi misionaresh të huaja, të cilët ndërmorën një
udhëtim në viset veriore të vendit, nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në
sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre
shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike, karakteresh njerëzore,
dokesh dhe kulture.
Në
këtë amfiteatër mistik, nën një qiell sa të thellë aq të sertë, me shiun dhe
baltën që u tregon udhëtarëve rrugën, shkrepave që dalin nga legjenda e hyjnë
në frikë dhe adhurim, ata vijnë për të lënë gjurmët e tyre në gjoksin e gjëmimt
të një kohe për zgjim. Gjithçka që panë e dëgjuan ata, e skaliti me penë
shpirti Rose Wilder Lane, me vërtetësi drite.
Lakmitë
e të huajve dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të
pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngët,
legjendat dhe besimet e lashta, përkrah konflikteve dhe rreziqeve të reja,
vijnë copë pas cope, duke plotësuar pazllin e një panorame mahnitëse. I shkruar
si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Lane-s e rrëmben lexuesin si
ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan.
Amerikanja,
Rose Wilder Lane, bujtëm në shpellën e një komiti
“Malësor,
me të cilin u njohëm në shpellën sipër Lumit të Shalës dhe që na këndoi kënga
për Durgut Pashën” shkruan në "Majat e Shalës", shkrimtarja amerikane
Rose Wilder Lane, e cila vizitoi Shqipërinë e Veriut në vitin 1922.
Një
letër e sapo ardhur nga Shqipëria më sjell lajmin se ai ka prerë mjekrën, ka
varur pushkën në mur (kur u çarmatosën malësorët qeveria shqiptare bëri një
përjashtim në rastin e tij) dhe tani po drejton me sukses të konsiderueshëm,
një sharra në Mat, shkruan Rose Wilder Lane.
Rose
Wilder Lane duke udhëtuar në Veri nga Shkodra, të shtërnguar nga koha e keqe
dhe rruga e gjatë, të nxitur nga rrëfimet e atyre që kishin takuar, për njeriun
e shpellës, bashkë me ato, të cilët e shoqëronin bujtën në shpellën e komitit.
Ajo
shkruan mes të tjerash në librin e saj "Majat e Shalës": "Unë
nuk isha një njeri i pasur," filloi ai, "por siç është thënia jonë:
"Flokët më të vegjël kanë hijen e tyre". Në shtëpinë time kishte dele
dhe ishte një shtëpi me dy dhoma dhe arat na paguanin mundin. Kutia e duhanit
në brezin tim nuk ishte kurrë bosh dhe kishte bukë në tavën e pjekjes. Ishte
një djalë në djep dhe një tjetër pranë zjarrit dhe jeta ishte e qetë si Lumi
Shala në verë, deri në ardhjen e Durgat Pashës.
“Pas
kësaj erdhi tradhtia e Esad Pashës dhe, duke mos pasur as shtëpi, as dele, as
djem, as duhan, por vetëm pushkën time...
Duhet
ta ndërpresim, për ta kthyer te Durgat Pasha, dhe ai u habit që duhej më shumë
se ai emër për të kuptuar. A nuk i kishim dëgjuar kurrë këngët e Durgat Pashës?
Durgat
Pasha, i cili në vitin 1912 erdhi nga Sulltani i Turqisë për të nënshtruar
Bijtë e Shqiponjës, dogji e vrau.
“Kur
u ktheva në shtëpi nga luftimet, njerëzit e Durgat Pashës ma kishin djegur
shtëpinë, gruaja ime dhe djemtë kishin vdekur. Pikërisht atëherë i dhashë besën
vetes që të mos e varja kurrë pushkën në mur dhe të mos më prisja mjekrën
derisa të çlirohej e gjithë Shqipëria.
Pasi
na tregoi se si siguronte mbijetesën, duke plaçkitur dhe vrarë, duke bërë gjëra
që nuk e nderonin malsorin, Perolli, një nga shoqëruesit e mi i tha: “Por është
koha për të prerë mjekrën dhe për të varur pushkën në mur”, sugjeroi . Tashmë
ka një qeveri të lirë shqiptare.
“Por
jo një Shqipëri e lirë”, tha komiti. “Qeveria e harron këtë dhe ulet në këshill
me Fuqitë që na shitën në Itali dhe na dhanë te Serbia. A e keni harruar
Kosovën dhe një milion vëllezër tuaj që janë skllevër të serbëve?”










