E premte, 27.03.2026, 10:39 PM (GMT)

Kulturë » Vataj

Albert Vataj: Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti

E premte, 27.03.2026, 06:57 PM


Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në "Majat e Shalës" dhe historia një komiti

Nga Albert Vataj

Libri "Majat e Shalës" është dëshmia e shkruar e një udhëtareje amerikane për Shqipërinë e fillimviteve ’20 të shekullit të kaluar. Një shpirt i bukur dhe një penë majëmprehtë, një sy gjithçkapamës dhe një vëmendje që tejkaloi kureshtinë, duke u njëtrajtësuar me të jashtëzakonshmen dhe realen ndër shqiptarët e atyre viseve.

Ky është një libër që zëshëm flet, fisshëm kumton, dritshëm sheh e mirakandshëm sjell aventurën e një grupi misionaresh të huaja, të cilët ndërmorën një udhëtim në viset veriore të vendit, nga Shkodra në Shalë, Theth e Shosh. Në sfondin e një bukurie mahnitëse të natyrës malore, përpara syve të tyre shpaloset një botë e çuditshme, magjepsëse dhe ekzotike, karakteresh njerëzore, dokesh dhe kulture.

Në këtë amfiteatër mistik, nën një qiell sa të thellë aq të sertë, me shiun dhe baltën që u tregon udhëtarëve rrugën, shkrepave që dalin nga legjenda e hyjnë në frikë dhe adhurim, ata vijnë për të lënë gjurmët e tyre në gjoksin e gjëmimt të një kohe për zgjim. Gjithçka që panë e dëgjuan ata, e skaliti me penë shpirti Rose Wilder Lane, me vërtetësi drite.

Lakmitë e të huajve dhe qëndresa shqiptare, intrigat europiane dhe lindja e shtetit të pavarur, Kanuni dhe dëshira për arsim e progres, gjakmarrja dhe besa, këngët, legjendat dhe besimet e lashta, përkrah konflikteve dhe rreziqeve të reja, vijnë copë pas cope, duke plotësuar pazllin e një panorame mahnitëse. I shkruar si një roman tërheqës aventure, libri i Rose Lane-s e rrëmben lexuesin si ujëvarat alpine të maleve që ajo përshkruan.

Amerikanja, Rose Wilder Lane, bujtëm në shpellën e një komiti

“Malësor, me të cilin u njohëm në shpellën sipër Lumit të Shalës dhe që na këndoi kënga për Durgut Pashën” shkruan në "Majat e Shalës", shkrimtarja amerikane Rose Wilder Lane, e cila vizitoi Shqipërinë e Veriut në vitin 1922.

Një letër e sapo ardhur nga Shqipëria më sjell lajmin se ai ka prerë mjekrën, ka varur pushkën në mur (kur u çarmatosën malësorët qeveria shqiptare bëri një përjashtim në rastin e tij) dhe tani po drejton me sukses të konsiderueshëm, një sharra në Mat, shkruan Rose Wilder Lane.

Rose Wilder Lane duke udhëtuar në Veri nga Shkodra, të shtërnguar nga koha e keqe dhe rruga e gjatë, të nxitur nga rrëfimet e atyre që kishin takuar, për njeriun e shpellës, bashkë me ato, të cilët e shoqëronin bujtën në shpellën e komitit.

Ajo shkruan mes të tjerash në librin e saj "Majat e Shalës": "Unë nuk isha një njeri i pasur," filloi ai, "por siç është thënia jonë: "Flokët më të vegjël kanë hijen e tyre". Në shtëpinë time kishte dele dhe ishte një shtëpi me dy dhoma dhe arat na paguanin mundin. Kutia e duhanit në brezin tim nuk ishte kurrë bosh dhe kishte bukë në tavën e pjekjes. Ishte një djalë në djep dhe një tjetër pranë zjarrit dhe jeta ishte e qetë si Lumi Shala në verë, deri në ardhjen e Durgat Pashës.

“Pas kësaj erdhi tradhtia e Esad Pashës dhe, duke mos pasur as shtëpi, as dele, as djem, as duhan, por vetëm pushkën time...

Duhet ta ndërpresim, për ta kthyer te Durgat Pasha, dhe ai u habit që duhej më shumë se ai emër për të kuptuar. A nuk i kishim dëgjuar kurrë këngët e Durgat Pashës?

Durgat Pasha, i cili në vitin 1912 erdhi nga Sulltani i Turqisë për të nënshtruar Bijtë e Shqiponjës, dogji e vrau.

“Kur u ktheva në shtëpi nga luftimet, njerëzit e Durgat Pashës ma kishin djegur shtëpinë, gruaja ime dhe djemtë kishin vdekur. Pikërisht atëherë i dhashë besën vetes që të mos e varja kurrë pushkën në mur dhe të mos më prisja mjekrën derisa të çlirohej e gjithë Shqipëria.

Pasi na tregoi se si siguronte mbijetesën, duke plaçkitur dhe vrarë, duke bërë gjëra që nuk e nderonin malsorin, Perolli, një nga shoqëruesit e mi i tha: “Por është koha për të prerë mjekrën dhe për të varur pushkën në mur”, sugjeroi . Tashmë ka një qeveri të lirë shqiptare.

“Por jo një Shqipëri e lirë”, tha komiti. “Qeveria e harron këtë dhe ulet në këshill me Fuqitë që na shitën në Itali dhe na dhanë te Serbia. A e keni harruar Kosovën dhe një milion vëllezër tuaj që janë skllevër të serbëve?”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë Albert Vataj: “Puthja e Jetës”, kur guximi mposht vdekjen dhe fotografia bëhet dëshmi e pavdekshme Albert Vataj: Rilindasit, ata që e blenë kombin... dhe këta që e shesin Albert Vataj: Leximi si dashuria, një përjetim përtej kohës dhe hapësirës Albert Vataj: William Shakespeare për gruan, një mesazh i pavdekshëm i shpirtit Albert Vataj: George Orwell dhe Aldous Huxley, ata që paralajmëruan për një botë që kërcënohej nga dhimbja dhe kënaqësia Albert Vataj: Këndimi i Himnit të Flamurit në Shkolla, detyrues me qarkore shtetërore që nga 3 marsi i vitit 1937 Albert Vataj: Ndahet nga jeta Mane Lumani, këputet zëri i dytë i "Katërshes Magjike" të "Parodistëve të Vlorës" Albert Vataj: Si e sfidoi Vatikanin, Mozarti, në moshën 14-vjeçare, duke i "vjedhur" pjesën e famshme korale Albert Vataj: Ermal Meta, me “Stella Stellina” solli në Sanremo një akt besimi në fuqinë e artit Albert Vataj: Shkodra... Shkodra asht kafshim malli Albert Vataj: Hannah Arendt, një predikuese e kurajshme e besimit te e vërteta dhe të menduarit Albert Vataj: O zog shtegtimtar, mësoja fluturimin e ardhjes dhe këndimin e shqipes, zogjve Albert Vataj: Gjurme në historinë e një kremteje Albert Vataj: Virginia Woolf mbi vetësakrifikimin e grave, si normalitet në marrëdhënie me burrat Albert Vataj: Skënder Sallaku, një jetë e mbrujtur me të qeshura Albert Vataj: Azem Shkreli, më i zëshmi zë i këndimit të kushtrimshëm të fjalës së shpirtshme Albert Vataj: Dhimbja e ndarjes nuk është vetëm "në kokën tonë", por në çdo rrahje zemre dhe në çdo qelizë Albert Vataj: “Amaneti i Tylit” çon “Daja dhe Nipi”, nga “Portokalli” në Teatrin “Migjeni” Albert Vataj: Bruno Shllaku, aktori i prezencës së fuqishme skenike, ky kalorës i fushëbetejave të artit të shenjtërisë së fjalës

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx