Speciale
Bajram Çeliku - Bali: Kryeqendra e Penestisë, Uskana heroike
E hene, 23.03.2026, 06:58 PM
KRYEQENDRA E PENESTISË
USKANA
HEROIKE
NGA
BAJRAM ÇELIKU - BALI
Për
lokalitetin se, ku ndodhej Uskana e lashtë kanë shkruajtur shumë historianë të
kohës, por edhe të sotëm. Në shkrimet e tyre thuhet, se: Uskana e lashtë ndodhej në lokalitetin e
sotëm ku qëndron qyteti i Kërçovës. Konkretisht, pranë Kalasë të sotme të Kërçovës,
te vendi i sotëm ku ndodhet fshati Biçincë. Nga të dhëna të ndryshme kuptojmë
se, përballë këtij vendbanimi të lashtë Ilir ka qëndruar fortesa e Uskanës, në
histori e njohur si kryeqendra e
Penestisë, apo Penestëve një fis i lashtë Ilir. Nga disa historianë të tjerë, e
sidomos nga historianët Kristo Frashëri e Mojsi Murra nga Shqipëria, gjejmë
mendimin e tyre, se: Uskana e lashtë mund të jetë ndodhur në lokalitetin
Grazhdan, jo shumë larg Peshkopisë. Enigma se, ku mund të ndodhej Uskana e
lashtë, thonë ata do të zgjidhet vetëm kur do të hyjë në dhe kazma e lopata, e
nga arkeologët të konstatohet se, ku është me të vërtetë ky lokalitet.
Sipas
gjurmimeve dhe shkrimeve të historianëve të lashtë, por edhe mendimi im është,
se: lokaliteti vërtetë i Uskanës, sigurisht do të jetë fshati Biçincë, dhe
Kalaja e sotme e Kërçovës. Edhe përsa i përket popullatës që ka jetuar në këtë
lokalitet, nuk duhet të ketë dilemë, ato ishin Ilir të fisit të Penestëve, dhe
gjuha e tyre ishte Ilirishtja e ngjajshme me shqipen e sodit. Dhe, dallohej
vetëm për nga dialekti i saj, sikur edhe sot që dallohen dialektet e gjuhës
shqipe. Edhe veshjet e burrave dhe grave dalloheshin njëra trevë nga tjetra,
por ishin Ilire. Për sa i përket besimit fetar, ata ishin të krishterë, duke
kaluar nga katolicizmi te ortodoksizmi, dhe gjatë sundimit osman në periudhën e
fundit të sundimit të tyre, një pjesë pranoi me dëshirë, ose dhunë postet e
Perandorisë Osmane: pashallarë, ose agallarë dhe Fenë Islame.
Përçarjen
fetare në mes shqiptarëve ortodoks më së miri e shfrytëzuan pushtuesit serb e
bullgarë, duke bërë asimilimin e shqiptarëve katolik e ortodoks me kryqin mbi
kokë në kisha dhe me gjysmëhënën në minare të xhamive pa flamurin kuqëzi
shqiptar, duke ua ndërruar edhe identitetin kombëtarë dhe regjistruar si serb,
bullgarë e “maqedonas”. Këto banorë ruajtën fenë e krishterë dhe Fenë Islame
turko-arabe, por humbën identitetin shqiptar kombëtarë. Pavetëdije, e pranuan Islamin si fe të tyre,
nuk e ruajtën identitetin e tyre pa thënë se janë shqiptarë. Një numër i vogël
thonin, se: tani janë “turq”, serb, “maqedonas”. Fakt, që nuk qëndron aspak.
Shqiptari, nuk mund të bëhet “turk”, serb, dhe “maqedonas” vetëm se pranoi fenë
e Krishterë ose Islame, ai me gjak është shqiptarë, dhe nuk bëhet kurrë i
krishterë, as “turk ehamdurila”.
Sipas
regjistrimit të fundit osman, në trevën e Kërçovës nuk egziston grafë se, në
territorin e Kërçovës kanë jetuar popullatë me emrin “maqedonas” sllavë. E, kjo
na dëshmon se, popullata e krishterë në territorin e Kërçovës është shqiptare.
Termi “maqedonas” u krijua në kohën kur ky territor ishte në kuadër të shtetit
që quhej Republika Socialiste Federative e Jugoslavisë, kur president i sajë
qëndronte mareshalli Josip Broz Tito. Territori i sotëm ku jetojmë ne u quajtë
Republika Socialiste e Maqedonisë, ku shqiptarët ortodoks me poste partiake u
deklaruan si “maqedonas”, e gjuha e tyre u tha se është gjuha “maqedonase”?!
Edhe, pse: Gjuha e tyre e nënës, dikur ishte Gjuha Shqipe.
Për
të demantuar se, nëpër fshatrat e tyre të Kërçovës së sotme, nuk ka “maqedonas”
flasin faktet, se: nëpër këto fshatra deri vonë është folur Gjuha Shqipe, e jo
gjuha e imponuar “maqedonase” (dialekti vjetër i gjuhës bullgare). Se, në
territorrin e Kërçovës së sotme nuk ka pasur “maqedonas” flasin faktet, e ato i
gjejmë te varrezat e tyre Ilire, te toponimet, kishat e rrënuara nga koha, enët
që kanë përdorur dikur, që na tregojnë se datojnë që nga periudha Ilire. Se, me
të vërtetë në territorin e Kërçovës kanë jetuar fisi i Penestëve të lashtë,
besoj se do ta vërtetojë ADN -ja e cila do të bëhet sa më shpejtë, dhe do t’u
mbyllet goja rrenave dhe shpifjeve historike të “vëllezërve”, kripura
sllavo-“maqedonasve” me partnerët e tyre: rusëve, serbëve dhe bullgarëve...









