E diele, 15.03.2026, 10:41 PM (GMT)

Mendime

Milazim Zeqiraj: Respektimi i Kushtetutës – kusht për Stabilitetin e Kosovës

E diele, 15.03.2026, 06:55 PM


Respektimi i Kushtetutës – kusht për Stabilitetin e Kosovës

Nga Milazim Zeqiraj

Kushtetuta e Ahtisarit i ka të qarta rregullat; vetëm ai që nuk dëshiron t'i zbatojë mundohet t'i anashkalojë.

Ne kemi obligim t'i zbatojmë ato.

Nuk ka nevojë të lodhet më Gjykata Kushtetuese me pyetje, sepse nenet janë të qarta, përfshirë edhe nenet 82 dhe 86 për zgjedhjen e të parit të shtetit, për të cilat nene po diskutohet shumë.

Ëshhtë rregull jetësor, nuk kalohet heshtur nga neni 82 në nenin 86!

Ne vetë kemi pranuar se Kosova është shtet multietnik, me minoritet serb dhe pakica të tjera me të drejta të barabarta. Pakica serbe dhe minoritetet kanë të rezervuara nga 10 ulëse në Kuvend, ndërsa shumica shqiptare 100 ulëse.

Minoriteti serb kurrë nuk mundet ta bllokoj funksionimin e Kuvendit, bllokimi vjen vetëm nga shumica shqiptare.

Është e qartë se nuk kemi luftuar për një shtet multietnik, por në fund askush nuk na ka pyetur. Megjithatë, me Kushtetutë, Kosova është shtet multietnik: rreth 95% shqiptarë dhe 5% serbë.

Më 12 qershor 1999 e fituam lirinë, ndërsa më 17 shkurt 2008 u bëmë shtet i pavarur dhe sovran me Kushtetutën dhe simbolet tona, edhe pse ato nuk e paraqesin plotësisht identitetin tonë kombëtar.

Në Vjenë u pranuan kjo zgjidhje nga ana jonë. Bjeshka nuk shtyhet me gjoks. Shteti i Kosovës, i shpallur më 2008 i pavarur dhe sovran, deri diku i përmbushi përpjekjet tona shekullore dhe amanetin e heronjve tanë. Sot mundësit janë të jetojmë më mirë se dikur.

Sot pyetja nuk është pse është kështu, por si të ecim përpara. Si ta bëjmë jetën tonë më të mirë, duke e ditur se të drejtat e askujt nuk duhet të cenohen. Pa miratimin e pakicës serbe dhe minoriteteve të tjera, është e vështirë të zgjidhen situatat e komplikuara.

Pyetja është: si t'i bindim ata se Republika e Kosovës është një realitet i përfunduar dhe se Kosova është edhe shteti i tyre.

Edhe Albin Kurti me organizatën e vet LVV në fillim nuk e pranonte shtetin e Kosovës me këto simbole dhe këtë Kushtetutë, por sot e pranon, pra respekt.Populli thotë: "Më mirë vonë se kurrë", sepse vetëm duke respektuar shtetin e Kosovës dhe njëri-tjetrin kemi arritur deri këtu.

Kur në vitin 2008 e shpallëm Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, me simbole që nuk e shprehnin plotësisht identitetin tonë, megjithatë i pranuam dhe thamë: "Hajt, bac, u kry." Mendonim se nuk do të kishte probleme. Me marrveshje e kompromise kemi ardhur deri këtu me bisedime e kopromise dhe ka funksionuar shteti ynë. Megjithatë duhet gjetur zgjidhja më e mirë.

Lista Serbe

Krijimi i Listës Serbe erdhi si rezultat i marrëveshjeve në Bruksel për funksionimin e sovranitetit të vendit dhe për integrimin e strukturave në juridiksionin e Kosovës. Nëse ata sot veprojnë në kundërshtim me ligjet e vendit, duhet të përgjigjen para gjykatave tona. Askush nuk është mbi ligjin.

Si të veprojmë?

Politikanët shqiptarë çdo ditë po e shkelin Kushtetutën dhe rregullat, ndërsa askush nuk jep llogari. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Mos na shisni patriotizëm me simbole kombëtare dhe fjalime patriotike. Mos akuzoni shtetet mike perëndimore, sepse ato janë partnerët tanë në liri dhe sovranitet.

Kushtetuta është e mirë, por në rrugëtimin tonë kemi vështirësi që shpesh ato po ia shkaktojmë vetes.

Vazhdon bllokada në Kuvend

Pse nuk u zgjodh presidenti apo presidentja e vendit pas takimeve me opozitën? Edhe opozita duhet të ketë pjesën e saj në pushtet, sepse 49% e qytetarëve i kanë votuar.

A ëhtë qëllimi që vendi të mbetet i bllokuar si vitin e kaluar, në një kohë kur stuhitë e luftërave po kërcënojnë njerëzimin?

Po duket se si parti fituese nuk po i merrni përgjegjësitë e vendit dhe po krijoni telashe të mëdha për diçka që nuk është problem i pazgjidhshëm. Zgjedhja e një personi konsensual ose vazhdimi i mandatit të dytë të zonjës Vjosa Osmani, ose Z. Konjufca për vazhdimësi institucionale.

Krijo numërat dhe zgjidh presidentin.

Dëshironi apo jo ti pranoni, përgjegjësit për këtë situatë bie mbi qeverinë dhe kryeministrin.

Nëse ke vështirësi, krijoni koalicione. Tregoj problemet hapur, sepse kështu gjenden më lehtë zgjidhja.

Lërini akuzat dhe shtrini dorën për bashkëpunim për Kosovën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ilir Çumani: Dy fytyrat e diskursit mediatik Don Fran Sopi: Udha e Kryqit - Kalvari i njeriut dhe fitorja e Krishtit Isuf B. Bajrami: Komiteti i Rajoneve i BE-së ka hequr përdorimin e fusnotës dhe asteriksit kur referohet te Kosova Krimet serbe të vitit 1912 sipas Famullitarit Lazër Mjeda Kalosh Çeliku: Popull me tre “baba” pa kësulë në kokë Fahri Dahri: Deklaratë me rëndësi të veçantë! Gjon Keka: Zgjedhjet nuk zgjidhin kriza, të ketë marrëveshje për presidentin me rotacion Florim Zeqa: Presidentes i hasi keq sharra në gozhdën e Kushtetueses! Isuf B. Bajrami: Imperativ i kohës Thirrja për Bashkim Ganimete Thaçi: Fragmente nga qëndresa emblematike e formacioneve të UÇK-së Asllan Dibrani – Luani: Pranvera e 1981-shit – zgjimi i një kombi dhe rruga drejt lirisë së Kosovës Rrezart Kalaja: Iftarët e korrupsionit dhe anarkia e besimit Sevdail Hyseni: Shqiptarët synojnë përfaqësim në zgjedhjet komunale në Belmont- Broye të Zvicrës Isuf B. Bajrami: Kosova dhe sfidat globale Lazim Miftari: Gjallesat fluturuese dhe kujtesa e humbur e njeriut Fritz Radovani: Tradhëtarët Enver Hoxha e Ramiz Alia na nxorën nga Europa (4) Asllan Dibrani – Luani: Provokim në zemër të Kosovës - Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë dhe policia që e ruan atë Isuf B. Bajrami: Kriza institucionale dhe zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës: Analizë kritike dhe perspektiva juridiko-politike Albert Zadrima: Kur Presidentja pi ujë, shpërthen provincializmi Zef Mulaj: Një monitorim i ri kundër krimit të organizuar shqiptar dhe global

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx